Trimat si ti nuk vdesin Shrif

Kultura

Trimat si ti nuk vdesin Shrif

Nga: Nexhat Halimi Më: 23 shtator 2019 Në ora: 11:02
Nexhat Halimi

Ti mbrëmë ik nga rrjedha e jetës pa gjëmë e pa lot

Veç asgjë nuk do të shuhet aspak është gjë e kotë

I le të frymojnë pesëmbëdhjetë frymë në zot

T`i besojnë shkollës shqipe pushkës së shkronjës a zh

dritës së shenjtë nga pik për fyt të vjetër mitik

Ja nga të bartin në katër krah të kujtojnë për mot

Veç pse ti në varfërinë e të ikurit nga Tullari

Le kaq fëmijë t`i bëhen kristal i pashuar Dumnicës

Varret të mos rrafshohen siç ngjau me ato të Toplicës

Kurrë vdekur ndërsa i le kaq trashëgimtarë Rugovës

Ndërsa le kaq hapa të ecin lirinë e Kosovës

Të të kujtojnë prore me dashuri dhe me mall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat