Në përkujtim të 17 vjetorit të vdekjes së veprimtarit të palodhshëm të lëvizjes atdhetare

Kultura

Në përkujtim të 17 vjetorit të vdekjes së veprimtarit të palodhshëm të lëvizjes atdhetare

Nga: Hamit Hamiti Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:22
Qazim Rrahim Asllani

Për të përkujtuar shokët me të cilët veprova në kohë më të vështira me ta, atëherë kur zëri i atdheut thërriste për Liri, që ishte detyrë e secilit shqiptar që duhej t’i parashtronte vetit se çka mundet me dhënë që atij zëri t’i përgjigjej në kohe të duhur duke dhënë gjithçka për liri. Për të përkujtuar një veprimtar të madh të çështjes atdhetare që tërë jetën ia kushtoi për ta bere lirinë, nuk është lehtë që punën dhe veprimtarinë e tij shumë vjeçare ta përshkruash me një shkrim kaq të shkurtër.

Qazim Asllani, ishte një veprimtar i madh i lëvizjes kombëtare, luftëtar i pashoq i UÇK-së, dhe një burrë që i kishte hije jo vetëm fjala, bujaria dhe mikpritja, plisi që i shkëlqente nga bardhësia që mbante mbi kokë, por edhe pushka që krismat e saj ishin zëri i lirisë së atdheut. I lindur ne fshatin Gërdofc të Podujevës i cili një jetë të tërë ia kushtoi për ta bërë lirinë dhe që luftoi për liri e që ishte bërë pjesë e lirisë së Kosovës, i cili në themelet e saj ishte i gatshëm ta jap edhe jetën e tij.

Qazimi, gjatë kohës kur mbi popullatën shqiptare që jetonte në trojet e veta në ish jugosllavi, ushtrohej dhunë e gjenocid i pa parë nga titistët jugosllav, nuk qëndroi duarkryq por iu bashkua ‘Grupit ilegal të Llapit’ të formuar në vitin 1978 e më vonë edhe Rinisë studentore në përkrahje të kërkesës për ‘Republikën e Kosovës’. Gjatë veprimtarisë së ‘Grupit Ilegal të Llapit’, që vepronte në kuadër të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, si anëtar i këtij grupi, Qaza shquhej për aktivitetin e tij të pa shoq, për mençurinë dhe trimërinë e tij e që edhe shtëpia e tij u bë bazë e fortë e veprimtarisë ilegale e që më vonë u shfrytëzua për strehimin e shokëve, materialeve për agjitacion dhe propagandë që vinte nga Republika e Shqipërisë, grumbullimin e armatimit si dhe për veprime që merreshin kundër titistëve jugosllav dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

 

Niveli i kënaqshëm i edukatës politike të Qazimit, dëshmohej në veprimet e tij, që përditë e më shumë arsyetoheshin me zhvillimin e ngjarjeve dhe gatishmërinë e tij për t’u sakrifikuar çfarë ishte e domosdoshme për interesa madhore, njerëzore dhe kombëtare të Atdheut.

Shpërthimi i demonstratave të përgjakshme të njohura si ‘Pranvera e 81’e gjeti Qazën anëtar të ‘Grupit Ilegal të Llapit’, ku anëtarët e këtij Grupi me të gjitha mjetet që kishin, i bënin rezistencë shumë të fuqishme pushtuesve serbo-sllav dhe argatëve të tyre ‘shqiptar’, veprim ky që mund të paguhej edhe me jetë.

Për këtë çmim edhe Qaza ishte i vetëdijshëm sepse për interesat e shenjta të çlirimit dhe të ribashkimit të më shumë se gjysmës së Atdheut të robëruar dhe të aneksuar nga hegjemonistët sllavo-grek. Qazimi, që në hapat e parë të veprimtarisë së organizuar patriotike, u lidh për jetë me shokët e grupit që vepronte gjatë asaj kohe. Ai ishte në rreshtat e parë, nëpër sheshet, rrugët dhe qytetet e Kosovës, aty ku rinia studentore, punëtorët dhe qytetarët shqiptare përlesheshin me milicinë dhe zagarët shqipfolës të

Stane Dollancit e më vonë të Franjo Herleviqit.

Si pjesëmarrës aktiv në Demonstratat e ‘Pranverës ‘81’,Qazimi u ra në sy zagareve shqipfolës të UDB-së, prej të cilëve përndiqet këmba -këmbës bashkë me shokët e Grupit. Mirëpo veprimtarinë atdhetare nuk e ndali deri në muajin Janar të vitit 1984 kur një pjesë e ‘Grupit’ që vepronte në kuadër të Lëvizjes për Republikën e Kosovës, u zbuluam dhe u arrestuam nga UDB- dhe u dënuam me 19 qershor e po të njëjtit vit (1984), nga 3 deri në 12 vite burg të rëndë si;

1. Bajram J. Ajeti, jurist - i lindur më (1954) në fshatin Mirovc të Podujevës dënohet me nenin 136/1-114 të LPJ .

2. Ismet Z. Begolli, gazetar - i lindur më (1955) në fshatin Kaçandoll të K.K. te Mitrovicës me vendbanim ne Podujeve dënohet me nenin 136/1-114 të LPJ.

3. Sherif R. Konjufca, gazetar-i lindur më (1952) në fshatin Llugaxhi të Lipjanit dënohet me nenin 136/1-114 të LPJ.

4. Bajrush F. Behrami, student - i lindur më (1956) në fshatin Dobratin të Podujevës dënohet me nenin 136/1-114 të LPJ .

5. Kadri H. Llugaliu, student - i lindur më (1952)në fshatin Surkish të Podujevës dënohet me nenin 136/1-114 të LPJ .

7. Ali A. Ajeti, student - i lindur më (1954) në Sveçël të Podujevës dënohet me nenin 133/1 të LPJ .

8. Sabri Sh. Hamiti, i papunë - i lindur më (1954)në fshatin Sveçël të Podujevës dënohet me nenin 133/1 të LPJ .

9. Shaban N. Mulolli, i papunë i - lindur më (1954) në fshatin Shajkovc të Podujevës me nenin 133/1 të LPJ .

10. Hamit R. Hamiti, ing. - i lindur më (1954) në fshatin Repë të Podujevës me nenin 133/1 LPJ .

 

Përkundër arrestimeve dhe dënimeve të shokëve të ‘Grupit’, Qazimi bashkë me disa shokë që mbetën pa u diktuar se ishin anëtarë të atij ‘Grupi’, vazhduan veprimtarinë duke mos u trembur aspak as nga veprimet, dënimet por edhe vrasjet që i ndërmerrnin UDB-ndaj ’irredentistëve, e separatistëve’, siç na quanin atëherë edhe si farë e keqe e popullit’, sepse po ua rrënonim ‘vëllazërim-bashkimin’ dhe bashkëjetesën me vëllezërit jugosllav. Qazimi ,edhe përkundër që ishte i moshuar ishte shume aktiv dhe ndihmoi shumë edhe bashkëluftëtarët e ‘Qetës së Llapit’ të cilët më 29 qershor të vitit 1989 ,të armatosur u ballafaquan me policinë jugosllave dhe shërbëtorët e tyre. Në këtë dyluftim me forcat serbo-sllave dhe shërbëtorëve të tyre, në fushën e nderit heroikisht ranë për mos me u harruar kurrë; Ali Ajeti e më vonë edhe Hasan Ramadani.

Qazimin, rënia heroike e dy bashkëveprimtarëve në fushën e nderit të Ali Ajetit dhe Hasan Ramadanit e zemëroi shumë dhe akoma më shumë ia shtuan urrejtjen ndaj forcave armike serbo-sllave dhe argatëve të tyre shqipfolës. Ai ishte shumë aktiv dhe i palodhshëm edhe gjatë shumë aksioneve të armatosura që ndërmerreshin ndaj policëve dhe stacioneve policore serbe që pa rreshtur torturonin, plaçkitnin dhe vrisnin pa mëshirë qytetarët e Llapit edhe gjatë viteve të ’90-ta.Krahas aksioneve të armatosura që ndërmerrte bashkë me shokë ai ndihmoi shumë edhe në ’Lëvizjen për Pajtimin e gjaqeve’ e më vonë me daljen në skenë të UÇK-së ishte shumë aktiv dhe përsëri shtëpia e tij u bë bazë e fortë dhe e sigurt e takimeve dhe e vendimeve që merrnin eprorët e lartë të UÇK –se , si dhe bazë e Logjistikës dhe aksioneve luftarake që ndërmerreshin ndaj ushtrisë dhe policisë serbe në ZOLl-it. Angazhimi i tij si ushtar, e më vonë edhe si epror UÇK-së ishte një shtyllë e fortë dhe me përvojë të gjatë dhe shumë të suksesshme si luftëtar i lirisë jo vetëm për ZOLl –it por edhe të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

Qaza, ishte njohës i mirë i artit luftarak, i njerëzve dhe familjeve që nuk pajtoheshin me robërinë dhe që djemtë e tyre ishin të gatshëm për t’u bashkuar në radhët e UÇK-së duke mos kursyer as jetën. Në shumë beteja që u zhvilluan dhe luftime ballë për ballë me forcat e armikut, Qaza bashkë me luftëtarët e lirisë ishte i pamposhtur dhe korrte fitore të njëpasnjëshme, kështu vazhduam deri në fitoren e madhe dhe historike që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës ,falë gjakut të derdhur të shumë dëshmorëve që do të jetë përjetë i paharruar për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Amaneti e të gjithë atyre dëshmorëve që ranë për liri nënkupton diçka të shenjtë; se nuk duhet kursyer asgjë, për ta arritur bashkimin e tërë potencialin tonë mendor dhe veprues, me një synim të vetëm dhe të qartë, për të arritur në atë që e ka ëndërruar me shekuj të tërë populli ynë – ribërjen e Shqipërisë shqiptare.

Kur ta bëjmë At-Mëmëdheun tonë ashtu siç e deshën Dëshmorët e Kombit, atëherë ,mund të themi se e kemi kryer me besnikëri dhe e kemi quar në vend amanetin e tyre. Pa Qazën edhe familja e tij, miqtë e veçmas shokët që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me te do të kalojnë vite dhe do ta ndiejnë mungesën e tij, këtë mungesë do ta plotësoj kujtimi i paharrueshëm i figurës se tij, gjurmët që ai ka lënë me punën e tij dhe veprimtarinë e tij atdhetare të cilën e bëri me shumë sakrifica dhe përkushtim të madh i cili ishte i pa luhatshëm gjatë gjithë jetës .

Gjaku yt, o popull, u derdh që ti të jetosh i lirë dhe i pavarur si shqiponja e maleve ,ashtu siç ishe ti vetë, me shpirt të lirë e karakter të papërkulur, me mendje të urtë e të kthjellët, me zemër të madhe ,të guximshme e bujare , me dëshira e aspirata të flakta.

Ty s’të trembi kurrë robëria, as shpata e armikut, as dredhitë e tij, as djegiet, as vrasjet, ti kurrë s’e ule kokën përpara të huajve e përpara tradhtisë, por kurdoherë qëndrove shtatlartë, ballëhapët thoshte një burrështetas shqiptar.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Qazim Asllanin dhe dëshmorëve të kombit Shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat