Ka ndërruar jetë producenti i dy serive më të njohura

Kultura

Ka ndërruar jetë producenti i dy serive më të njohura

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 09:35
Michael Mendel

Michael Mendel, producenti i dy serive më të njohura të animuara “The Simpsons” dhe “Rick and Morty” ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.

Mendel, po ashtu është i njohur për punën e tij në seritë si: “Napoleone Dynamite”, “Jerry Maguire”, dhe “Big.”

Sipas gruas së tij, ai ka vdekur nga shkaqe natyrore, përderisa po punonte në studion e tij në Los Angelos, më 22 shtator, raporton “Unilad”.

Bashkëpunëtori i tij i serisë më të shikuar “Rick and Morty”, Jsutin Roiland, ka deklaruar se ndjehet i “shkatërruar” nga ky lajm.

Ai në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar. ” Sot shoku im, partneri im dhe producenti ka ndërruar jetë. Jam i shkatërruar. Zemra ime është me familjen e tij. Nuk e di se çfarë do të bëjë pa partnerin tim në krahë. Ndjehem i pafuqishëm.”

“Al Jean”, producent ekzekutiv i serisë “The Simpsons” po ashtu ka publikuar një foto të vjetër, që është kapur në fillimet e kësaj serie, duke shkrua: Me keqardhje kemi mësuar se Mike Mendel (një njeri i madh) ka ikur nga kjo botë. Ngushëllimet tona për familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat