Politikanët abuzojnë me artin, sportin dhe prijësit fetar për përfitime

Kultura

Politikanët abuzojnë me artin, sportin dhe prijësit fetar për përfitime

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 20:28
Ilir Muharremi

Populli ynë si duket kënaqet nga mbeturinat e artit. E them me ndershmëri për shembull mes çfarë këngësh e melodish e gjejnë gëzimin e çiltër të zemrës, edhe shtresat më të forta? Ka nga ata artistë të cilët edhe mund të ofrojnë vlera, ata janë individ dhe nuk pranohen shumë nga shoqëria. Por, tash shtrohet pyetja: A është ky artist mediokër apo shoqëria? Ose a duhet artisti ta edukoj shoqërinë, apo nga shoqëri fashatarësh, barinjësh, gjahtarësh, të qytetuar, intelektualësh të nxjerr vlera me përgjegjësi. Cila duhet të jetë? Mendimi im është artisti duhet ta edukoj masën sepse të gjithë kanë nëvojë për frymëzm, dhe kjo është nevojë e thellë, e artisti duhet të lidhet me popullin që po sheh ëndrra me sy hapur. Pra duhet ndarë artistin në rang të lartë dhe popullin si nevojtar për artin e dorës së dytë. Këtu bëhet fjalë për artistin i cili ndjehet shumë i lirë, ka arritë qetësinë, lumturinë, gëzimin në vete dhe në fund ka mbushur llogaritë e bankës e nuk ka nevojë për politikën ose pushtetin. I kemi këta artist si Dua Lipa, Rita Ora dhe sportistja Majlinda Kelmendi të cilat më shumë e mbrojnë Kosovën se krejt këta politkanë që dita e natë po qaraveshën në portale dhe ekrane televizive. Imazhin negativ në botë të politkanve tonë, e koorigjonë këto artiste dhe ato fundja nuk kanë nevojë për politikën. E ata as nuk skuqen, por vazhdojnë të kërkojnë votën. Nëse nuk skuqen para qytetarëve dhe artistëve, atëherë janë të rrezikshëm për shtetin tonë.

Por, tash në kohë fushate politikanët edhe i keqpërdorin këta talent për të cilët as edhe një cent nuk i kanë dhënë, pra shteti as që u interesua për ta, ndërsa vet e arritën famën me ndihmën e talentit dhe punës.

Po keqpërdoret edhe ekipi i kombëtares së fudbollit dhe krejt për qëllime politike po e mbështesin sportin, sepse ata mirë e dinë se sporti dhe filmi janë ambasadorët më të mirë në botë. Teatri, Galeritë dhe Muzetë më pak po keqpërdoren nga politikanët ndoshta se nuk po i kuptojnë mirë.

Se po keqpërodret sporti kjo u pa në lojën e fundit teksa shumë prijs të partive politike për qëllimet e tyre po e mbështesin sportin e që para publikut t’i arrijnë qëllimet e tyre parazgjedhore, e në partitë e tyre të aderojnë një masë e madhe e simpatizantve të sportit e pastaj ata të shtohen si anëtar për t’iu dhënë votat, pra i shohin vetëm si numëra e jo si njerëz. Të parët e disa partive u panë në ndeshjen e fundit në futboll derisa të tjerët në sportin e xhudos.

Të tjerët po fotografohen me hoxhallarë, priftërinj, njerëz me nevoja të veçanta dhe aq shumë po abuzohen sa nganjëherë më vjen të dyshoj a duan edhe këta të bëhen si politikanët e mjerë, apo kanë marr premtime të mëdha nga politikanët? Vërtetë kjo është brutalitet, ftohtësi dhe shterpësi në zemër. Politika ka këtë pamje, por edhe shoqëria si audiencë a pa përmirësuar loz rolin e bashkëpuntorit. Në vend që partitë politike të shpalsonin programin e së ardhmes me vende të reja të punës dhe vizionin e ri të shtetit, ata fotografohen dhe japin premtime të thyera.

Si mund të flasin për investime derisa investitorët e jashtëm erdhen për të investuar, menjëherë u tërhoqën sepse e panë se këtë vend e ka kapluar krimi i organizuar, e ato investime i bartën në vendet fqinje, andaj kur situata arrinë të abuzohet edhe me kulturën, vërtetë gjendja është alarmuese në Kosovë.

Nëse mendja na shkon ta braktisim Kosovën e ujqëve t’ia lëmë të lirë, kjo është edhe më brengosëse, sepse ata do ta shqyejnë edhe zemrën e këtij territori. Por, jo duhet të luftojmë me të gjitha forcat e sinqerta kundër këtyre hijenave, qoftë edhe me dekada në të ardhmen.

Artisti nuk është njeri i grushtave e i shqelmave, por i revulucionit. E shumë artist duke i ditur këto shtiren si të verbër dhe të shurdhër, kanë filluar të mos ndjehen artist. E në këtë rast politika e cila është më e fuqishme se arti duhet ta përkrahë artin e jo ta përdorë për numra dhe vota. Politika e ka brutalizu shoqërinë dhe artistët.

Pse arti është i bukur dhe me të nuk duhet të abuzohet ose të përfitohet mbi kurrizin e tij?

Arsyeja është se nëse shohim dritën në natyrë ajo krijon ngjyrën, ndërsa në pikturë vet ngjyra krijon dritën. Artin mos ta kuptojmë vetëm atë çfarë shohim, por të tjerët ta shohin bashkë me ne, është diçka universale me nuanca humaniteti. Arti i përket botës dhe zhdukë gjithë kufijtë e mundshëm dhe botën e bën më të bukur. Artisti është aq i thejshtë sa mendimet e dijetarit i thjeshtëzon derisa dijetari të thjeshtën e thotë shumë të vështirë.

Artin duhet ta kuptojmë si qëllim i cili jetës i jep formë. Mos ta keqkuptojmë këtu se arti nuk duket si pasqyre që përmes tij reflekton bota, por e rregullon botën me çekiç, sidomos politikanët keqbërësit i gdhend.

Arti është aq i thellë dhe i lartë sa mendja kalon në aventurë të bukur. Arti zhytet edhe në zbulim e jo në kopjim sepse nëse duam ta pikturojmë një zambakë, duhet t’i harrojmë të gjithë zambakët e tjerë të pikturuar më herët. “Gjithkush dëshiron të kuptoj pikturën pse nuk përpiqën të kuptojnë këndimin e zogjve? Ata pëlqejnë natën, një lule, kaq shumë gjëra rreth tyre, pa i kuptuar ato. Sepse duhet patjetër ta kuptojnë pikturën.”, shkruan Pablo Picasso. Ja pse arti është i bukur dhe i ndjeshëm për t’u abuzuar nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat