Vjeshta politike

Kultura

Vjeshta politike

Nga: Sevdail Hyseni Më: 28 shtator 2019 Në ora: 08:00
Karikatura marrë nga STUPS

Me frytet bashkë

Bien dhe gjethet,

Partitë në fushatë

Kaplohen nga ethet !

 

Kapen nga droja

E quajtur “Disfatë”

Duke mos kursyer

Mundin dhe paratë!

 

Disa do t’i humbin

Të gjitha me radhë,

Veç ata të mësuarit

Që rrinë nën dardhë !

 

Pastaj do të ulen

Edhe pak në peshë,

Me zërin e ngjirur

E veshët në lesh !

 

Flasin statistikat

Me gjuhën faktike,

Ka hy në sezon

Vjeshta politike...

 

Nuk është me rrezik

Aspak për shëndet,

Sillet ky “virus”

Në çdo katër vjet !

 

Prapë vjen retorika

Premtimet e buta:

“Si kopshti me lule,

Që nuk na jep fruta!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat