Emrin tënd ta shkruaj

Kultura

Emrin tënd ta shkruaj

Nga: Zymer Mehani Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:17
Zymer Mehani

Emrin tënd, Kosovë
Ta shkruaj tek yjet
Ta shkruaj te fushat
Ta shkruaj te pyjet

Kosovë, emrin tënd
Në gurra ta shkruaj
Në lumenjtë bilur
Në arat me grurë

Emrin tënd ta shkruaj
Në Shpellë të mermerit
Në krahët e Shqipes
Në ngjyra t'ylberit

Ta shkruaj tëndin emër
N' kaltërsinë e qiellit
Në lulet e fushës
Në rrezet e diellit

Në çdo vend ta shkruaj
Kosovë, emrin Ty...
Me kreni e dhembje
Me shumë dashuri

Për ty, Kosovë shkruaj
Vargje trimërie
T'kanë hije rreth brezit
Si gjerdan lirie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat