ZDF dokumentar për bandat shqiptare: Kod i fortë nderi dhe hakmarrjeje

Kultura

ZDF dokumentar për bandat shqiptare: Kod i fortë nderi dhe hakmarrjeje

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

ZDF, televizioni gjerman, si pjesë të dokumentareve për bandat kriminale në gjithë botën, ka realizuar një reportazh për bandat shqiptare.

Reportazhi 43 minuta i gjatë mund të shihet vetëm në Gjermani.

Gazetari David Beriain ka qenë në Shqipëri për të parë nga afër strukturat e kësaj organizatave kriminale të cilat, sic thotë ZDF-së, kanë rrënjë  në bindjet tradicionale dhe ndjekin një kod nderi dhe hakmarrjeje.

Ja si e përkufizon ZDF dokumentarin: “Mafia shqiptare është një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë. Armët, trafiku njerëzor dhe droga janë ndër fushat e tyre fitimprurëse të biznesit”.

Në dokumentar gazetari flet me disa persona të maskuar të cilët nuk japin shumë detaje se çfarë janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat