Sot, famullitari ynë i Klinës në largim, Don Lenc Sopi, mbajti meshen e tij lamtumirëse

Kultura

Sot, famullitari ynë i Klinës në largim, Don Lenc Sopi, mbajti meshen e tij lamtumirëse

Nga: Lekë Mrijaj Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, në Kishën " Zoja e Këshillit të Mirë " në Klinë në kuadër të dielës së Zotit, njëkohësisht dhe festës së Shën Mihillit, Rafaelit dhe Gabrielit, Kryeengjëj nën pjesmarrjën e shumë besimtarëve është celebruar mesha shënjte të cilën e drejtoi, famullitari në largim, don Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës, i cili nga sot edhe permes një Dekreti Dioçezan rikthehet në po të njëjtin mision në famullinë e Pejës. Mesha e shenjtë e ditës së sotme e orës: 9:00 në Klinë njëashtu edhe ajo e orës 11:00, u celebrua në mënyrë të pershpirtshme nga ana e famullitarit në largim, Don Lencit, dekan i dekanatit të Pejës.

Është lexuar edhe një letër modeste falenderuese nga lexuesja e rregullt e famullisë, Jozefina Dushi, letër e cila i është dedikuar famullitarit don Lenc Sopi, ashtu siq vijon:

Të nderuar vëllezër e motra,

I nderuar Don Lenc Sopi, famullitar i deritashëm i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë",

Unë në cilësin e lexueses së kësaj letre falenderuese që më është besuar ta lexoj sot para jush dhe para fort të dashtunit, don Lencit, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që gjendem në këtë tempull të “ Zojës së Këshillit të Mirë” e në meshë shenjte, pikërisht për të ndarë më ju plot me zemër dhe për ta elaboruar veprimtarinë dymbdhjetë vjeçare të figurës së shquar të pasardhësit të martirëve të karadakut, klerikut, patriotit dhe kulturologut fort të përndershmit don Lenc Sopi.

Pakëz historik për Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë

Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë dhe udhëheqesit e saj shpirtëror i ndoqi një fat jo i mire, ashtu pothuajse si kishat të tjera në zonat Shqiptare (të Shqipërisë Londineze ku mbreteronte një regjim famkeq komunist, andaj tempulli në fjalë u ballafaqua me sfida të llojllojshme të natyrave të ndryshme nga ana e udhëheqësve që drejtonin nomeklaturën komuniste për ngulfatjen e besimit fetar e rrënim të kulteve-objektëve fetare. Kisha e “Zojës së Këshillit të Mirë” e cila u ndesh nga njerëzit e papergjegjëshem, në vitin 1974 përjetojë e rrënimin permes eskavatorëve të fuqishëm të ish-organizatave të atherëshme shoqërore komunale “Mirusha” dhe “Minierës së Boksitit” të Volljakut të Klinës me motivacion se kleri dhe tempulli në fjalë na qënkan më një aleancë të fshehtë me fuqitë e mëdha nderkombëtare euroatlantike. Në vitet e ’80 e ’90 nga ana e okupuesve serb thuhej se Kishës katolike shqiptare në Klinë, përkatësishtë Don Fran Sopit nuk guxon t’i jipet leja e ndertimit me arsyetimin se kisha qenka bastion, çelulë, furnitore e “Irredentizmit e Separatizmit Shqiptar”… (shkruanin gazetat eathershme serbe “Jedinstvo” e Kosovës dhe “Politika” e Beogradit).

Pra po flasim pakëz për biografin e lindjes dhe misionin e këtij misionari

Rrjedh nga një familje e martirizuar për atdhe e fe, me ndjenja të fuqishme fetare e atdhetare ndaj të të cilit edukimi i tillë ndikoi në zhvillimin dhe percaktimin e tij shpirtëror, kombëtar e njerëzor. Don Lenci, u lind me 21 maj 1959, në fshatin e tij në Binçë të Vitisë, i cili që në përfundimin e shkollës fillore, largohet nga vendlindja për të ndjekur shkollimin e tij për meshtar në gjinmazin klasik "Paulinum" në Suboticë ku pas mbarimit të gjimnazit vazhdon dhe e perfundon me sukses fakultetin filozofiko-teologjik në "Kaptol" të Zagrebit në Republikën e Kroacisë. Shugurohet si xhakon në Katedralën e Zagrebit me 29.06.1985 nga Kardinali Kuhariq, ndërsa më 12 korrik 1986, shugurohet për meshtar në Binçë nga Imzot Nikë Prela, që do të thotë se Kishës Katolike në Kosovë iu shtua një meshtar i ri me vlera shumëdimensionale fetare, atdhetare e njerëzore. Me vendimin e ipeshkvit, Prizren Shkup, imz. Joakim Herbut, për 15 muaj shërbeu si xhakon dhe kapelan në Kishën e "Shën Gjon Pagëzuesit" në Zllakuqan që do të thotë se ishte ndihmës i meshtarit të atherëshëm don Mark Sopit ( të përhirshmit, ipeshkvit të Dioçezës së Kosovës. Ndërsa më vonë transferohet në kishën " Shën Katarina" në Pejë si ndihmës i tashmë të amshueshmit, dr. don Gjergj Gjergjit. Në nëntor të vitit 1988, për here të parë merr detyrën e famullitarit të Pejës, ku kishin sherbyer shumë klerik të shquar të kauzës fetare dhe kombëtare si: Patër Lorenc Mazreku, Patër Bernard Llupi, Patër Luigj Palaj-Sopi, Patër Shtjefën Gjeçovi, don Marjan Glasoviq, don Rrok Matej etj. Ndërsa në shtator të vitit 2007, me një vendim të ipeshvit të adminstraturës apostolike të Kosovës, imz. Dodë Gjergji, merr timoni e famullisë " Zoja e Këshillit të Mirë " në Klinë, i cili vertetë në mënyrë të shkelqyer kryeu detyrën si famullitar dhe si dekan I dekanatit të Pejës, në sherbim të vëllaut njeri dhe në jetësim të ungjillit. Nga dita e sotme rikthehët po aty ku ishte në famullin e kryqendres së Dukagjinit pikërisht në Kishën Shën Katarina në Pejë që mban emrin e shenjtëreshës egjiptiane të Aleksandrisë, e cila u martirizua për fe, Kishë kjo që u ndërtua në vitin 1927-1928, nën përkujdesjen e Patër Lorenc Mazrekut, martir.

Don Lenci, ky emër në memorien tonë psiqike është mbëltuar qysh herët

Pas punës së madhe dhe madhështore në Kishën e Klinës, filluar pas luftës nga Don Franë Sopi, Don Lenci apo pasardhësi shpirtëror i don Franës kreu rregullimin e brendshëm të Kishës në tërësi, si dhe rregullimi i ambientit e infrastrukturës për rreth Kishës, pra oborrit, punë kjo të cilën për çudi, me një perkushtim ekselent e organizim dhe mobilizim të famullisë përfunduam për një kohë relativisht të shkurtër, kuptohet duke mos lënë anash asnjëherë detyrat dhe obligimet tjera të pergjithshme pastorale (baritore) dhe jetën pershpirtërore e sakramentale në famulli e dekanat.Don Lenci apo axha jonë siç e thërrasim ne dukagjinasit e lugdrinasit, qëndroj përplot 12 vite në famullinë e Klinës i cili me përkushtim të plotë u deshmua si një misionar i devotshëm dhe plotëfuqishëm shpirtëror duke i perjetuar në plotni dhe duke deshmuar me besnikëri fjalët Hyjnore, Ungjillin e Jezusit e Veprat e Apotujve tamam si Shën Pali apostull duke shtegëtuar e shërbyer si misionar i devotshëm me plot modesti dhe përvujtëri pranë grigjës së vet në famulli, në përhapje të “Lajmin e Mirë” për të jetësuar fjalën e vërtetë të Krishtit. Prandaj, që nga ditët e para të misionit të tij, sa herë e shohim këtë portet baritor, si vegim drite, na paraqiten mbitridhjet e tre vite të jetës së tij baritore, fjalët e tij të zjarrta me plotë mesazhe perçuese sipas shembullit ungjillor.

Don Lenci, krijoi një autoritet të pakontestueshëm shpirtëror, miqësor, e shoqëror në kishë e shoqëri. Autoriteti i tij simbolizon dashurin, paqën, pastërtinë shpirtërore e gjithëperfshirëse, gëzimin dhe të vërtetën, duke e shperndarë tek grigja e tij përgjithësisht. Perveç angazhimit të tij pastoral pershpirtnor në celebrim të eukaristive, adhurim të Shenjtnueshmit Sakrament, ritualëve të morteve, ai u angazhua pershpirtërisht edhe në katekizmin, pergaditjen e fëmijëve për Kungim dhe Krezmim, në pergaditje të të rinjëve për kurora të martesës si dhe rrëfime e vajime, ndermjetësime pajtimi të natyrave të ndryshme, e këshilla të tjera me një pozitivitet të shkelqyeshëm. E tërë kjo vepër madhshtore - infrastrukturore u kurorëzua më Shugurimin e Kishës e cila është bërë me 22 maj 2011, nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji e në prani të shumë klerikëve dioçezanë, Komandanitit të KFOR-it, gjeneralin Kather i cili është edhe kumbarë i Kishës sonë, si dhe miqëve, bamirësve, e besimtarëve të shumtë që kishin shtegëtuar nga të gjitha viset e trojet shqiptare dhe diaspora, si dhe në prani të krerëve shtetërorë e dashamirësve vullnetmirë të kësaj famullie. Don Lenci, vendosi në oborr të Kishës truporën së Shën Nanë Terezës (dhurat nga familja Gjon Preke Lleshit), po ashtu truporet e Shën Palit e Shën Pjetrit.

Vlenë të potencohet se don Lenci, brenda një periudhe të shkurtër nën menagjimin e tij ka ndertuar edhe Kishën e re të Shën Mëhillit në Deiç, dhe ka bërë renovime e tërsishëm në Kishën e Dobërdolit, dhe bashk me këshilltar mori vendim për mirëmbajtje e dhjetë parë të varreza të famullisë të cilat tani kanë një pamje të bukur apo krejt ndryshe në raport me dekadat e kaluara.Për vite të tëra i ka mbeshtetur shumë studentet të famullisë me bursa të cilët sot janë kuadro për çdo lakmi në dikastere të rëndësishme të pushtetit lokal në Klinë si dhe në institucionet tjera në Republikën e Kosovës, dhe reagoj me një dashuri të madhe ndaj të varfërve, të sëmuarve dhe të moshuarëve. Gjatë qëndrimit të tij 12 vjeçar don Lenci, ndërtoj ura bashkpunimi me institucionin e Bashkësisë Islame në Kline, dhe me strukturat komunale të Klinës dhe qytetarët e saj. Falë menagjimit të tij ky vend është shndërruar në një vend takimi vëllazërorë, fetar, kulturor dhe sportive. Fal tij, popullatës së këtij komuniteti iu kthye dinjiteti dhe identiteti që i takonte.

Po e themi për fund në këtë letër falenderuese për don Lencin

Kur njeriu shkruan për figurën dhe veprimtarinë e famullitarit, veprimtarit dhe atdhetarit të shquar don Lenc Sopit, asnjëherë nuk mundesh t’i thuash të gjitha. Megjithatë, këto pak fjalë të thëna janë vetëm disa përpjekje tona modeste për të hedhur pakëz dritë mbi këtë figurë madheshtore të nderuar dhe shumë të respektuar të fesë dhe kombit siq është axha ynë, don Lenci. Ndaj e falënderojm Zotin për dhuratën e një meshtari të veçantë të Kishes sonë dioçezane të Kosovës si dom Lorenc Sopi, i cili me veprimtarinë e tij meshtarake tamam si perherë edhe këtu në famullin tonë siq e potencuam e dëshmoi Ungjillin e Krishtit në jetësim të mësimit Kristiane të vëllazërimit dhe të pajtimit mbarëkombëtar e njerëzor.

I dashtun don Lenc, në këtë moment Ju dhe ne ndihemi paksa të emocionuar andaj deshiroj tju falenderoj nga zemra:

• Në emër të Këshilltarëve të famullisë sonë,

• Në emër të të gjithë besimtarëve të famullisë e filialeve të saja, Deiç e Dobërdol,

• Në emër të motrave Vinçenciane

• Në emër të korit të Kishës që kryesohët nga motra Zoje Krasniqi,

• Në emër të të moshuarve, sëmuarve dhe njerëzve të tjerë me nevoja të veçanta,

• Në emër të të varferve ndaj të cilëve perherë ishe pranë tyre në çdo çast,

• Në emër të intelektualëve, e të të rinjëve të famullisë e veçanërisht për ndihmen, aktivitetet dhe idetë tuaja emancipuese të cilat ishin në dobi të famullisë.

• Në emër të zonjave që kujdesën për pastrimin e Kishës,

• Në emër të punëtorve të Kishës,

• Në emër të mikut tuaj të çmueshem, krijuesit, Lekë Mrijaj i cili është edhe një dhënës i fuqishëm mediatik për Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë.

Don Lenc, FALIMINDERIT PËR TË GJITHA. Në emër të famullise ju deshirojm shëndet e suksese në misionin tuaj në famullinë e Pejës.

Pra të të jemi mirënjohë shumë e shumë dhe një here Faleminderit shumë e shumë, jua paçim borgj! Në emër të të gjithëve kërkojmë falje për gabimet dhe lëshimet e përjetuara nga ana jonë, ANDAJ NA FALNI, TË LUTEM SHUMË NA FALNI !

Ndërsa pasardhësit tuaj, Don Agim Qerkinit, i deshirojmë mirëseardhje si famullitar i Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë.

Zoti e bekoftë Don Lencin, Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Ndërsa fare në fund të meshës ishte don Lenci, i cili edhe paksa i ngerthyer nga emocionet, me një fjalë i falenderoj të gjithë ata që e mbeshtetën gjatë këtyre dymbdhjetvitëve të tija në famullinë e Klinës, njiheri u bëri ftesë besimtarëve të famullisë që këtë veprim mbeshtetës ta jetësojn e deshmojn edhe tek famullitari i ri, don Agim Çerkini.

Në fund të meshës don Lenci, bëri një pershëndetje e përqafim te perzemert me secilin nga besimtarët pjesmarrës të meshës së sotme shënjte të të Dielës së Zotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat