Galeria Qahili hap ekspozitën 'Realitete të Zgjeruara' të Monika Kropshofer

Kultura

Galeria Qahili hap ekspozitën 'Realitete të Zgjeruara' të Monika Kropshofer

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 06:38
Galeria Qahili

Galeria Qahili organizon sot hapjen e ekspozitës Realitete të Zgjeruara të Monika Kropshofer.

Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut - fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj. Arkitektura dhe elementët e saj - fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer.

Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.

Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon.

Ekspozita do të jetë e hapur nga 30 shtator deri me 12 tetor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat