Shpresa me dritë që po pres

Kultura

Shpresa me dritë që po pres

Nga: Albert Habazaj Më: 3 tetor 2019 Në ora: 23:32
Albert Habazaj

Urimin me shpirt e gjak

Kam për Nipin tim Mares,

E faltë, Zoti e faltë,

Shpresën me dritë që po pres!

 

E enjte, moj ditë e mirë,

3 Tetori, për ne fat,

I begatë, me ëmbëlsirë,

Globi mbushur plot me mjalt.

 

Erdhi Nipi im Mares,

Me të qarin si tenor,

Gonxhe e freskët mbi vesë,

Lulemjalti në tetor.

 

Nip nga Odeta dhe Aldi,

Kapetan me yll të freskët,

Falem Zotit që ma fali

Të ardhmen time për nesër.

 

Perla s'është më e vogël,

Është e rritur dhe sorkadhe.

Maresi i ngjan si një gogël,

Ajo është motra e madhe.

 

Nip i parë nga djal' i madh,

Lajtmotivi për çdo këngë,

Më bën si drè në livadh,

Se pema ka degë e rrënjë...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat