“Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti"

Kultura

“Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti"

Nga: Skifter Kellici Më: 4 tetor 2019 Në ora: 15:52
Xhoni dhe Skifteri

“XHONI ATHANAS, NJERIU DHE ARTISTI”

Meditime rreth librit me të njejtin titull të publicistit Anxhelo Xha$ka

Me rastin e vdekjes së tenorit tonë të shquar

Nga Skifter Këlli$i, Boston, SHBA

Në mbrëmjen e 17 janarit të vitit 2008, më ndodhi një e papritur e këndshme. Në restorantin shqiptar “Alba” në North Kuinci, (North Quincy), qytet pranë Bostonit, ku jetoj prej 20 vjetësh, po kremtoja 70-vjetorin e lindjes së bashku më gruan time, Natashën, edhe ajo si unë ish-gazetare në RTVSH, dhe djalin Maldi, që pas disa muajsh do të përfundonte studimet në Kolegjin “Berkli”, në Boston,një nga shkollat e larta më të njohura muzikore të botës.

Ndër më të afërmit e mi ishte Xhoni Athanasi, që u shuakëtoditënë moshn 94-vje$ar, esë bashku me t shoqen, Sekinen, ish-kërcimtare e njohur në Teatrine Operas dhe Baletit.

Sëbashku me të kisha ftuar edhe Anxhelo Xha$kës, edhe ai i njohur në vitet ‘80-’90 si gazetar dhe poet. Pasi u përshëndetëm Anxheloja më zgjati një libër mbulesën e të cilit lexuesit mund ta kundrojnë në mes të këtij shkrimi, me titull”Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti”, të shkruar prej tij.

E vërtëta është se, ashtu si $do shikues shfaqjesh artistike dhe dëgjues i Radio Tiranës, Xhonin e kisha njohur që më 1950 kur isha jomë shumë se 12 vje$ dhe ku ai kishte ardhur nga Korca pranë Ansamblit të Ushtrisë Popullore. Pastaj, me kalimin e viteve, kisha pasur rastin të takohesha dhe të njihesha me të si gazetar. Por miqësia jonë bë shumë gjatë takimeve në mbremjet shqiptare në restorantin “Pjer For” të atdhetarit të njohur shqiptaro-amerikan, Antoni Athanas, në Boston. Që atëherë, në biseda të këndshme, ku Xhoni, ve$ ngjarjeve nga jeta e tij e vrullshme artistike, rrëfente edhe barceleta që të shkulin së qeshuri, pasioni i gazetarit dhe shkrimtarit më kishte ngacmuar që të skicoja një libër jëtëshkrimor që do t’a kushtoja Xhonit dhe gruas së tij, Sekines. Por ja që Anxheloja tashmë ma kishte djegur këtë dëshirë.

Kaluam kështu herë duke iu kthyer Xhonit dhe herë Anxhelos dhe, natyrisht edhe miqve të ftuar, një mbrëmje shumë të bukur, ku Xhoni nuk mungoi që të më rikujtonte episode të tjera nga jeta e tij, që nis që nga Broktoni, qytet pranë Bostonit, në Masa$jusets, ku lindi më 1925, ku babai i tij kishte shkuar si mërgmtar, rikthimin në në Kor$ë, vitet e fëmijërisë, duke bredhur lëndinave të fshatit e duke kënduar këngët “Te plepi i Bilishtit”, ”Tatëpjetë bregut vinje”, ”O moj korcare..” e plot këngë të tjera. Pastaj kur babai vinte gramafonin, nga disqet e të cilit si me magji për këtë vogëlush shpërthenin tingujt e këngëve amerikane, por edhe të pjesëve operistike “La donna e’ mobile” e Verdit, nga Turandot e Pu$init që më pas zuri t’i këndonte dhe Xhoni, sa e motra i përsëriste “Ti, vëlla, do të bëhesh këngëtar….”

Të nesërmen, më t’u kthyer nga puna, lashë mënjanë $do gjë dhe zura të lexoja librin”Xhoni Athanas, njeriu, artisti”. Në përvojën time 50-vjeare në fushën e letrave kam lexuar jo pak libra të natyrës muzikore që më kanë ndimhuar për të përgatitur emisionin radiofonik “Novela muzikore”, një pjesë të të cilave i kam ripunuar dhe i kam botuar më 1970 vëllimin me tregime “Zërat e jetës” dhe dy vjet më pas “Mbi mjegullat e kohëve”. Por e them ciltërisht se libri jetëshkrimor “Xhoni Athanas”, shkruar nga Anxhelo Xha$ka, qëndron denjësisht midis librave të tillë.

Në verë të viti 2005 Anxhelo Xhacka më kishte bërë një të papritur tjetër, kur më kishte dërguar një vëllimth poetik me titull “Sinqerisht”, shkruar prej tij.

Po me këtë shpirt poetik është shkruar ky libër, në të cilin mpleksen faqe proze poetike, romani, me nota dramatike dhe në të njejtën kohë dhe humoristike, sepse edhe me copëza të tilla është e mbushur jeta e Xhonit, kur mendon se për më shumë se gjysmë shekulli ai ka qënë pranë këngëtarëve të tillë si Avni Mula dhe Ibrahim Tukiqi, një trio vokale që bënte për vete tërë ata që ndiqnin këngët e tyre kudo që i këndonin.

Dhe me gërshetime të tilla është ndërtuar i tërë libri i Anxhelo Xhackës, ku natyrisht fokusi i tij pëqëndrohet në rrugën artistike që ndoqi Xhoni për t’u bërë këngëtar dhe bashkë me të edhe me Avniu dhe Ibrahimin e të tjerë, që u bënë të njohur edhe në Bashkimin Sovjetik e pastaj në vende të tjera të botës.

“Pa nisur ende afshi i nxehtë i verës së vitit 1955,- shkruan autori,- dy studentët e konservatorit “#ajkovski”, Xhoni Athanas dhe Avni Mula,u lajmëruan të paraqiten në ambasadën shqiptare të Moskës:”Jeni të ftuar të merrni pjesë në Ansambilin e Ushtisë Popullore, i cili nën drejtimin e Gaqo Avrazit do të zhvillojë një turne të gjatë në Kinë, Mongoli, Vietnam, Kore …”.

Kështu, si$ përshkruhet në libër, zë fill rrugëtimi i Xhonit në sa e sa grupe artistike, që do ta shpien atë nga Azia në vende të tjera të Evropës, në vendet balltike, Rumani, deri në republikat më të largëta të ish-Bashkimit Sovjetik, Kirgizi, Uzbekistan,Taxhikistan dhe Turkmeni, përsëri Kinë, për më shumë se 30 vjet, me një repërtor të pasur, që nga këngët popullore, nga të cilat e famshme kudo u bë “Lule borë” e Simon Gjonit, deri te ariet nga opera të famshme klasike dhe të autorëve tanë.

Megjithatë, viti 1955 do të shënonte për Xhonin një vit të paharruar: njohjen me kërcimtaren Sekine Alibali, e cila, si bashkëshorte e ardhshme e tij, u bë dhe një personazh i rëndësishën edhe në jetën artistike.

Gatë takimeve me Xhonin dhe Sekinen, më ka rastisur të bisedoj edhe për ngjarje që lënë gjurrmë, në një nga të cilat ndalet edhe Anxhelo Xhacka.

“ -…Në se dëshiron ,mund të vish edhe me ne në Amerikë.

-Oh, falemnerit ,kjo është e tepërt,-ia ktheu Xhoni.

-Jo, djalosh. Asgje nuk është e tepërt ne këtë botë. Me zërin tënd ti mund të kesh një karrierë të shkëlqyer..Mos e humb këtë shans.Ne këtu jemi këto ditë”,(faqe 56).

#’kishte ndodhur? Ishte viti 1956 dhe Xhoni pati rast të bisedonte me një nga pjesëtarët e një grupi të famshëm artistik amerikam që shfaqi në Moskë operan e kompozitorit të njohur, Xhorxh Gershuin “Porgi dhe Besi”. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, që me disa shokë kishte dëgjuar Xhonin gjatë një koncerti, i bëri propozimin e mësipërm. Por Xhoni nuk pranoi.”Ai mezi po priste të kthehej në Shqipëri.Tenorin dramatik e kishte këputur malli për vendin e vogël buzë Adriatikut. (Po aty).

Xhoni solli në Shqipëri edhe jehonën e një suksesi të madh, të arritur në konkursin e kantos, organizuar në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë,më 1957, ku morën pjesë 130 këngëtarë të rinj, solistë të skenave operistike nga shumë vende të botës. Atje ai zuri vendin e dytë, i vlerësuar me entuziaëm nga Tito Skipa, tenori i madh italian, me origjinë arbëreshe, që, duke e përqafuar, i dhuroi medaljen e argjendtë.

Xhoni u shqua në këtë këtë konkurs, veç të tjerash, edhe me interpretimin e aries së Otellos, nga opera me të njejtin titull e Xhuzepe Verdit, (faqe 58 e librit).

Por që nga viti 1957, kur ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik dhe deri më 1969, ashtu si$ përshkruhet në librin e Anxhelo Xha$kës, Xhoni e kishte pasuaruar repertorin e tij edhe me pjesë nga opera të njohura klasike dhe shqiptare. Po përmend disa prej tyre: Doda,nga opera “Mrika”, e kompozitorit Preng Jakova, Sazani, nga opera “Pranvera”,e kompozitorit Tish Daija, për të kaluar në role nga opera klasike ”Principali (“Nusja e shitur e Smetanës)”, Turidu , (opera “Kavaleria Rustikana” e Maskanjit), Kanio, (opera “Paliacot e Leon Kavalos).Pastaj kthehet në njëj rol të rëndësishëm ne operan “Lulja e kujtimit” e kompozitorit Kristo Kono, të Lenskit, në operën “Evgjeni Onjegin” të #ajkovskit, si dhe role të tjera të rëndësishme në operat “Karmen”, te Bizesë,“Rigoleto” ,”Trovatore”m të Verdit…

Dhe midis k këtyre vepravë të njohura, operistike, pa pritur si larmi flladitëse vjen opereta “Princesha e #ardashit” e kompozitorit humgarez Kalman. Në këtë operetë Xhoni dhe shoku i tij, Avni Mula, plotësojnë njeri-tjetrin, por këtë radhë, jo në jetë me hedhje-pritjet e tyre që na bënin të shkriheshim gazit, por në skenë, ku si$ më kujtohet edhe mua, patën sukses të plotë edhe me mizanskenat e krijuara prej tyre dhe regjisori i njohur, Mihal Luarasi,si dhe me dialogët, të ndërthrur mjeshtërisht me partet muzikore.

Xhoni u shqua pastaj edhe në rolin e Azizit në operetën “Brigada e grave”, të kompozitorit Llazar Morcka, të Viktorit në operetën tjetër të Agim Prodanit…dhe në role nga opera të tjera,si “Borana”, të Avni Mulës,”Zgjimi” të Tonin Arapit.

“…Ishte koha,-shkruan autori i librit,- kur në mbarë vendin kishin filluar përgatitjet për kremtimin e 500- vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar,Gjergj Kastrioti. Dhe Xhoni i kushtoi shumë rëndësi rolit të Skëndërbeut ,nga më të realizuarit në historinë e TOB-it. Ai përmbushte disa cilësi të rralla me zërin dramatik që kërkonte kjo opër e vështirë e Preng Jakovës, si dhe interpretimin teatror që ia kërkonte regjizori Pirro Mani dhe paraqitjen e jashtme fizike”.

…Në 1984 unë me një grup shokësh bëmë një vizitë në Krujë dhe u ndalëm edhe më në Muzeun Historik.U takuam atje me kruetanë të moshave të ndryshme.”Kemi lexuar shumë për Skëndërbeun, por përshtypja që na ka lënë Xhoni Athanas në rolin e Skënderveru në këtë oper,ishte për ne e jashtëzakonëshme.Por jo vetëm për ne, por edhe për fshatarë që kishin ardhur ta parë atë natë që u dha në muret këtij muzeu”. Këto ishin vlerësimet e këtyre njerëve të thjeshtë përxhonin dhe operën “Skënderbeu”.

Eshtë e vështirë që në faqet një shkrimi të përbledhësh tërë jetën artistike të Xhonit, që pastaj u bë pegagog të Institutin e Lartë të Arteve dhe vite më pas, u detyrua të linte atdheun dhe të vendosej Boston, atje ku shumë dekada më parë qënë vendosur edhe prindërit e tij,

Ata më janë shprehur me për zërin e Xhonit me fjalët.:”Ai do të kishte qenë edhe në vendin tonë një nga tenorët më të njohur dramatikë ”

Por të kthehemi te libri i Anxhelo Xhackës, kushtur Xhoni Athanasit, për mua një nga librat me të vërtetë dinjitozë dhe më të mirë të zhandrit jetëshkrimor, trajtuar jo vetëm me vërtetësi historike, profesionale, por edhe me stil tërheqës.Vlerat e këtij libri shtohen dhe më shumë, kur lexuesi njihet edhe njihë me vlerësime personalitevesh të të artit muzikor shqiptar dhe të huaj, të cilët vënë dukje meritat e Xhonit si tenor dramatik që ka dhënë aq shumë për njohjen muzikës sonë edhe pëtej kufijve të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat