Muzat e copëzuara të jetës të përmbledhura në një unitet letrar e kulturor

Kultura

Muzat e copëzuara të jetës të përmbledhura në një unitet letrar e kulturor

Nga: Dr Vilson Culaj Më: 4 tetor 2019 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Dikur psikologu Amerikan Terry Petti Johnes shpreshej se ,, natyra apo Zoti njeriun e ka pajisur me kujtese ne mënyrë qe atë margaritar ta vej ne shërbim te se mirës universale dhe personale për dallim  nga perceptimi i cili me shume është një element shqisor se sa frytdhënës. Ketë dhuratë shpirtërore e posedon edhe profesori, krijuesi, gazetari, dhe studiuesi tanimë i mirënjohur Gjon MARKU i cili lexuesit Klinas, atij Kosovar, dhe mbarë shqiptar po i paraqitet më një libër te ri i zhanrit te Prozës së shkurtër psikologjike apo si një lloj proze poetike i cili libër te bën për vete dhe te ngërthen ne vorbullën e situatave letrare dhe posa ta marrësh në dorë ketë libër ku vet titulli i tij sa ngacmues poaq sugjestionues ,, Mëkati përtej detit ,, të mbërthen menjëherë në universin e tij lirik, poetik e filozofik duke të joshur drejtë idesë bazë krijuese te autorit, por krijon edhe nje  Yshtje edhe për lexuesin  receptuesin për një përthellim të ri dhe krejt ndryshe por edhe joshës për zbethmine te reja intuitive.

Shtrohet pyetja e thjeshte poaq eskatologjike dhe sfiduese për logjiken konvencionale dhe atë shekullariste se a ekziston mëkati si fenomen mbare njerëzor  si një refleksion shpirtëror e historik apo si një veprim konkret dhe empirik i një dialektike të njeriut në breza. Këtë përgjigje kaq sfiduese e gjejmë tek Luka Ungjilltar ,, Unë nuk kam ardhur në këtë botë ta dënoi njeriun por mëkatin ,,.

Nga ky shqyrtim pasues nxjerrim një përfundim solid se ,, ne fakt ekziston njeriu e grupi mëkatar,, por jo njeriu mëkatar si një lloj paralindje,, apo Pre Nalitet, andaj jemi te predispozuar qe si qenie të  mbesim të mbërthyer në kurthet  e luftës dualiste pothuajse gjerë  në  buzë të varrit dhe kur na theret amshimi. Pas leximit dhe shtjellimit te këtij libri lirshëm mund te theksoj se ,, misioni letrar e prozaik, por edhe ideo artistik i autorit Gjon Marku është krejt tjetër,,. Ai përmes këtyre tregimeve të cilat në dukje të parë të thjeshta por në fakt shumë të përbëra e delikate  në strukturë, tematikat e ndër tekstet e tyre janë shumë sfidante për tu zbërthyer. Tablloja krijuese e Gjon Marku në tërësinë e tyre gjakon për një esence apo esenca krejt tjera jetësore. Është zëri i kohës dhe kujtesës bujare në breza dhe përjetimet personale që e thërrasin si jehonë zërash mistik e të ndrydhur në poret e memories autorin, në ketë rast nga një liman i amshuar dhe i përndritur. Është universi i copëzimeve në kohë që e thërret dhe e përligj autorin në ketë kurore artistike ku në fakt këto copëza prozaike krijojnë Tablloidin e tij psikik dhe letrar dhe si një Kaliogoskopi vërshojnë drejt shpërthimit e perceptimeve ndiesore ku autori përmes reminishencave e  talentesh e refleksionesh letrare arrin qe artin e dhimbjeve e dashurive por edhe të idealeve e përjetimeve personale por edhe profesionale të tij ti shndërroi ne art te mirëfillte letrarë.

Autori Marku ka një rrugëtim te gjatë jetësor, kulturor, studimor e letrar andaj nuk ka vështirësi në gjetjen e subjekteve letrar te cilët i trajton me një mjeshtri te përsosur ideo – artistikisht. Autori Marku di te rezonoi mirë para se te marri veprim konkret krijues, andaj prozat e tij ngjasojnë me një kompleks muzash e përjetimesh te cilave ,, dhembi i kohës su ka ndërruar aspak forme as ngjyre. Mbarështimi i tematikave brenda tërësisë unike të librit është i nduarndurshem duke filluar nga  motivet personale, shoqërore, jetësore, historike, psikologjike, nderrimit te brezave e epokave qe  shkaktojnë përplasje dhe jo adoptim  adekuat, pa anashkaluar edhe temat e eksodit e përplasjeve shpirtërore deri tek ato me ekzistenciale. Autori Marku siç duket i rri besnik thenjes se Donald TRUPT ,, Pasiqe ne jemi te obliguar qe te mendojmë atëherë pse mos të mendojmë madhërishëm ,, Ketë linje rrefimore e ideore e shoqeron edhe tregimi për mua me i realizuari ,, Ora me Qostek  është një pikatje në artin rrëfimor, ndiesor, dhe perceptues ku befas autori na rikujton atë ,, Martirologum Romanium ,,  ku me përpikëri përshkruhet artistikisht por edhe më mjete letrare e argumente  historike,  por edhe në aspektin  ndiesor dhe ideor , human, e letrar masakrën e Mejes dhe KORENICES të cilat janë lot përmbi sy për shumë breza e familjar qe e përjetuan Maga tragjedinë Kosovare.

Është ky dizajni psikik e letrar i Z.Markut qe ,, arti nuk ka kufi dhe se nacionalja është në fakt edhe universalja dhe substancialja e jonë,, Autori di te rrëfej bukur edhe për joshjet e përjetimet rinore por edhe për bukuritë dhe tragjeditë e dashurisë. Ai me mjeshtëri logjike dhe teknikë të rrallë shprehëse e letrare të fascinon duke ditur qe sakrificën jetësore e letrare ti plasoi aq bukur duke mbajtur sekrete e doza hermetizmi brenda subjekteve letrar e real por njëherit shpërfaq edhe linjat vullkanike të një shpirti te etur rinor njëherë edhe dikur. Optika krijuese e z. Gjon Markut nuk lejon qe ti ikën brenda kendeveshtrimit letrar e intuitiv edhe situata tjera psiko – sociale e psiko  etnike, për përplasjet ballkanike e egzodet e urrejtjet absurde që ngufasin shpirtra të pafajshëm njerëzor qe i sjell përplasja e këtij gadishulli. Nuk mungojnë në ketë libër as këndvështrimet te natyrës teologjike, ekonomike, nacionale, dhe gjeopolitike. Autori përmes mjeteve letrare nuk kadeshire dhe ngritzerin e përndritjes sepse nuk ka dëshirë qe populli i tij ,, te mbetet Violinë e dztë [[ në sytë e botës andaj Nacionalizmi  letrar i z. Gjon Markut është sa racional po aq këmbëngulës ne vlerat dhe principet e etnosit shqiptar ku shumica e ketyre motiveve rrjedhin nga ky taban  dhe frymëzimet baze janë ato nga vendlindja se ku u rrit autori pra: Mirdita fisnike, stoike dhe legjendare. Autori përmes mjeteve te sofistikuara poetiko - letrare dhe  estetiko – studimore por edhe kulturës se tij te njohjes aq bukur di qe sentencën ta shndërroi ne ide, dhe idenë ne mesazh dhe kampion te modelit letrar. Ne ketë mes të artë Aristetolian autori kurrë se kërkon te përsosurën  tek vetja dhe tjetri por kërkon bërthamën  e vetëdijesimit personal, kolektiv, dhe nacional ku si mjet i vetëm shprehës dhe shpëtues këtu na del dhe sublimohet vetëdijesimi dhe çmuarja gjerave dhe margaritarëve qe na ka dhuruar koha  historia dhe jeta .Rrëfimet e autorit Marku nuk janë konstante por variojnë falë edhe njohjeve te tij universale dhe kulturës se ti te leximit zhytur edhe ne  përvoja të bollshme jetësore. Në këtë libër nuk lëne pa u trajtuar edhe temat mitologjike si ,, shtriga ,,ku shpaloset edhe një fushe tjetër e koncept etnografik e letrar dhe tabori autokton se bashku me palcën e dialektikes historike frymëzuar edhe nga krahina se nga na vjen dhe jeton autori i këtij libri ku përmes sajesave e gojëdhënave të trashëguara brez pas brezi autori di ti stolis aq bukur përmes metaforave disa situata e simbole pothuajse krejt meta - psikologjike të cilat  refleksione shkrimore hedhin dritë mbi shtresimet përjetimet e gjallërimet e këtyre pjesëve të etnisë shqiptare. Autori Marku nuk di ta ngurtësoi artin letrar po as idetë e tij. Ai ka një qellim që përmes artit dhe letërsisë ti hap dyer shtigjeve të një perspektive te re. Nuk mungojnë as temat qe për subjekt rrëfimi kane qasjet kozmopolitane ku ne ketë vorbull indiferentizmi, konjuktarizmi, konsumimi, e shkrirjeje autori nuk do qe ti humb shtigjet e veta por të ketë identitet personal, kulturor, letrar dhe kombëtar. Më një fjalë autori Marku di te shkruaj edhe për ,, udhët në muzg ,, por edhe për dritën e fshehur diku thellë në rrënjët  e kujtesës sonë e brenda nesh. Ky është pra arti njerëzor e jetësor i cili pa dashje na ngjiz në kohë, kohën qe e synon çdo qenie e gjallë dhe  racionale. Kjo është magjia e shkrimit qe i sfidon edhe ditët e pakta tonat në ketë atdhe të përkohshëm.

Si duket ketë qellim e ka arritur edhe z. Marku...

Urime, shëndet, e suksese ne jetën letrare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat