Nobeli për Letërsinë: Bastet favorizojnë Kadarenë para Kunderës

Kultura

Nobeli për Letërsinë: Bastet favorizojnë Kadarenë para Kunderës

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:48
Ismail Kadare, Milan Kunderas

Dashamirës të letërsisë të pasionuar pas lojërave të fatit kudo në botë, gëzohuni!! Shanset tuaja për të prekur fituesin e çmimit më prestigjioz në letërsi janë dyfishuar vetëm për këtë vit. Po, siç e dimë të gjithë tani, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze në fillim të vitit të kaluar, si pasojë e një skandali të sjelljes seksuale, ku u mësua se burri i një anëtareje të akademisë u burgos për përdhunim, u ndalua të shpallej laureati i Çmimi Nobel për 2018-n, dhe do të shpallen sëbashku si për vitin 2018 ashtu edhe për 2019-n, ky tymnaja që po lëshohet në Stokholm do të shpërndahet pas kësaj jave.

Megjithëse Çmimi Nobel për Letërsi ka qenë prej kohësh tepër i vështirë për t’u parashikuar – akademia rregullisht kurorëzon kuajt e zinj (bëj thirrje për ta rilindur njeriun Robert Zimmerman) (-emri i lindjes së Bob Dylan-dh.h.)- në kurriz të atyre që prisnin me durim përmes telefonit belbëzimet (thuajeni një për Filipin "mbase vitin tjetër" Roth) – e kjo kurrë nuk i ka ndaluar librashitësit të përpilojnë llogaritë e tyre vjetore. Sipas uebfaqes britanike me famë të njohur Nicer Odds, poeti dhe eseistja kanadeze Anne Carson është fara më e mirë e këtij viti, ndërsa pozicioni i shansit e merr s’e merr, është i zënë nga injoruesi i kohës së preferuar prej të gjithëve, George R. R. Martin.

A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve e Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadare? A do të zgjatet atje llëra e Olga Tokarczuk, duke mposhtur kockat e forta të bashkëkohësve të saj ? Do ta zbulojmë të premten

Kandidatët për Nobel, renditja në listën e basteve

Anne Carson 4/1

Maryse Condé 5/1

Can Xue 8/1

Haruki Murakami 8/1

Lyudmila Ulitskaya 8/1

Ngugi Ëa Thiong’o 8/1

Margaret Atëood 10/1

Marilynne Robinson 10/1

Olga Tokarczuk 10/1

Péter Nádas 10/1

Adunis 14/1

Gerald Murnane 14/1

Mircea Cartarescu 14/1

Ya Hua 14/1

Ismail Kadaré 17/1

Javier Marías 20/1

Jon Fosse 20/1

László Krasznahorkai 20/1

Milan Kundera 20/1

Peter Handke 20/1

Yoko Taëada 20/1

César Aira 25/1

Yang Lian 25/1

Ko Un 33/1

Ernesto Cardenal 50/1

George R. R. Martin 250/1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat