Maria Botnaru në gjuhën shqipe

Kultura

Maria Botnaru në gjuhën shqipe

Nga: Baki Ymeri Më: 6 tetor 2019 Në ora: 22:00
Kopertina e librit

Poetesha rumune Maria Botnaru u lind më 5 Shtator 1958 në fshatin Sërata-Galbenë, raioni Hënçeshti, Republika e Moldovës (Basarabi).. Kreu Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Kishinjëut (kryeqendra e Moldovës), duke përfituar titullin Profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Rumune. Si pasojë e kushteve të vështira ekzistenciale, shpërngulet në Rumani, vend i cili i dha mundësinë të njohë personalitete importante (të rëndësishme) të kulturës dhe poezisë kontemporane (bashkëkohore). Poezia për të është një burim i dritës divine (hyjnore). Për poezinë e saj kanë shkruar me admirim Romeo Ioan Roșianu, Alexandru Moraru, Alina Șterbeț, Aurora Georgescu, Speranța Miron, Lidia Gonța Grosu, Trandafir Sâmpetru, Liliana Ghiță Boian, Mariana Moga, Liliana Liciu, Gabriela Costescu, Mariana Bendou, Aura Dan. Në ndërkohë ka botuar në Kishinjëu vëllimet „Madhështia e Dashurisë” (2011), „Gjurmët e dashurisë së përjetshme” (2013). „Poezi Patriotike” (2014). Është prezente dë disa antologji, në revista letrare, në faqet e revistës „Albanezul-Shqiptari”. Maria Botnaru është laureate e Çmimit të Parë në Festivalin Internacional të Krijimtarisë Letrare „Grigore Vieru”. Me këtë rasti po e prezantojmë me disa poezi të rikënduara në gjuhën shqipe, të botuara në faqet e revistës „Shqiptari” (Bukuresht, Tetor 2019)

BUZËT E MIA

Pasi të dalish nga shtëpia,

inë filloj të mblidhem pak,

shputën e kuzhinës,

pëllëmbën mbi këmishën tënde të hekurosur,

buzët në filxhanin tënd, të kafesë,

nëse nuk i ke ngjitur ato, rastësisht,

t’u buzëqeshish një ditë të tërë grave të huaja

dhe t'ua kushtosh një përmallim

shikimeve të paturpshme burrërore...

Jo, ti nuk je fajtor,

ua gjej mungesën,

kur më kaplon etja për puthjen tënde

apo ndoshta edhe ato u bënë çift buzësh,

si atëherë, kur nuk mund të shkulemi

nga puthja e paskajshme...

PAJTIM

E lazdëruar në pëllëmbën e lutjes

deri në butësinë e përsosur,

mjalti i luleve të kajsisë

na mbetet në buzët tona...

Çfarë mundimi ka mesnata,

duke përshkuar trazirën

e aromës së e ftonjve të pjekur,

sapo të nxjerrë nga furrat

e përhirta të tyre,

kur pritja po na nxit

me guximin

për të pajtuar këto aroma të buta,

sado të ndryshme,

në një parfum fantastikisht,

të personalizuar...

RASTËSISHT

I dashur, e shikova zemrën tënde,

por mos e kërko me qiriun e hënës,

në xhepat e rinj, të natës,

ku e lë këmishën time të lumturisë ...

Nëse nuk e sheh në dritën e ditës,

atëherë mos e kërko me qëllim,

ngase e humba rastësisht...

TRIO I PAPAJTUESHËM

Sytë po kërkojnë bukuri,

zemra kërkon njerëzishmëri,

truri kërkon të mençurin,

në çfarë të presë glina,

e prangosur nga kaq frika,

duke e bluar lulesh e saj

me këtë treshe të papajtueshme

për të dëgjuar zërin e saj...

KAM MALLË!

Unë të zgjedh ty, pa dashur,

me dëshirat e çlidhura...

Sytë e tu m’i puthin thembrat lakuriqe,

zemra jote është një zambak i përgjakur

mbi një lëndinë sapo të kositur nga malli,

vetëm mendimi yt degdiset i dëshpëruar...

Ti kalon nëpër mua, unë nuk mund të lë

këtë zambak në betejën e mendimeve të ftohta,

e mbuloj me vellon e dëshirave,

mbase kështu do të mbijetojmë

ndarjet e zhgjethuara...

Kam mallë...


ÇFARË LOJE!

Ah, more burrë,

sytë e ndezin dritën me ty,

buzët e vlojnë mjaltin për ty,

pëllëmbët çmenden në emrin tënd,

vetëm thembrat,

e dënuara në pritje,

rriten në pragun e gurit,

duke e gulçuar etjen

për të rendur në rrugën tënde...

Çfarë loje me rregulla të njëanshme!

JAM VETËM DASHURI

Nga sytë e tu burojnë agimet,

me gjumin tënd mvishet hëna,

nga krahët rriten lulëkuqet

që ma rrethokojnë trupin,

e përvëluar në lindje të agimeve,

i prehur gjatë ngarkimit të Hënës

dhe i uritur vauhdimisht

nga përdredhja e lulëkuqeve...

nuk po kërkoj më asnjë pikë,

mbi ose në trupi, të miat...

janë vetëm dashuritë...


VESA

E di, nuk mund të më shikosh duke qarë,

e di, se as shiu nuk i ka megjithatë

ashtu të nxehta porsi,

lotët e mia ...

A e mban mend, se si përloteshe,

Kur ma pe qepallën time

të zhytur në vesë?

Në fakt, thjesht unë doja

të ta përkujtoj një të vërtetë:

vesa u lind nga syri i femrës,

që pat lotuar nga lumturia

për të dashur

dhe të qenë e dashur...

PËRSE?

E kaluara e burrit të vetmuar

është e lavdishme,

dhe e kaluara e gruas së vetmuar

ështe e turpshme...

Përse?


KUSH...

Kush e shpiku

termin "dashuri e parë",

ka paramenduar, ndoshta,

se do të ketë edhe e dyta...

përndryshe e pagëzonte

"dashuri e përjetshme"...

PESHKATARË TË LUMTUAR

Të shkojmë, i dashur, në det gjatë vjeshtës,

për të mësuar nga pulëbardhat

si i pajtojnë krahët

e lënduar nga acari i ulërimave,

se si i shkruajnë në rërë,

me thembra të zhveshura,

betimet e shenjta nga vapa e dashurisë,

duke kaluar nëpër stuhitë

e paparashikueshme të jetës

dhe pastaj do të bërtasim

kush mes nesh është më fajtor...

Sa thjeshtë është të jemi dy pulëbardha,

kurse dashuria, si një det i tetorit,

të na mësojë të fluturojmë me krahë të dritës ...

AKREPI

Ti më ke shpuar me shigjetë,

si një akrep, njollën e Akilit,

duke e përhapur dashurinë deri në asht,

sytë e tu triumfonin nga gëzimi

me të cilën ma do ma mundish zemrën,

të cilën Zoti e ka mbëltuar,

porsi një lulekuqe,

në një det me erëza të gatuara,

që luteshin për shpëtim

nga zjarri i përmallimit...

Sa konfuzion dridhej

në syrin e akrepit

që e përmendon lulëkuqja

e paprekur nga shigjeta e dashurisë...

DASHURI

"A më do?",

i pëshpërite veshit të majtë.

"Unë të dua!", t’u përgjigjën

buzët e nxehta...

"A më do?"

i pëshpërite gjirit të djathtë.

"Po..." pëshpëriti gjiri i majtë,

i ledhatuar nga buzët tua...

"A më do?"

e pyete prehërin e sheshtë,

"Ju dua!", u përgjigj pika e gjallë,

e nyjëzuar nga qelizat e para

të pjellës së përmenduar.

DËSHMI

Qetësia, edhe pse e dhënë në maksimum,

nuk do të të ngushëllojë...

Heshtja, me durim, nuk do të të anashkalojë...

Mund t’i thash lumenjtë nga shishet e verës,

për ta gllabëruar, nga kënaqësia,

përmbajtjen e frigoriferit të aftë,

nga të gjithë do të kënaqesh,

por kurrë nga trupi dhe shpirti im,

sepse gjithmonë do të mungojë gjysma jote,

e uritur, e etshme për ty...

Pikërisht tani do të gjesh një provë,

nëse të jam apo s’t jam shpirt-palë...

DASHURIA DO TA SHPËTOJË NJERËZIMIN

Tingujt e ngjyrave janë lodhur,

zërat e tyre bien si liqenjtë

e gëlltitur nga vapa...

Tingujt e fjalëve:

dashuri, besnikëri, lumturi, gëzim

u shurdhuan dhe bërtasin më gjithë fuqi,

për t’ua dëgjuar pëshpëritjet e trishtme...

Provoni t’ua shprehni natës

dhe do të shihni se si acari

ua thith me buzë

dhe ua ngrit avullin në qiell,

për t’ua gatuar klithjet e shiut:

Thoni më shpesh "të dua!"

jini besnik për ata

që u përkushtohen shpirtit pa kushtëzim,

qeshni me shpesh me zë të lartë...

A nuk e shihni thatësirën që e gëlltit tokën?

A nuk dëgjoni, se tingujt e ngjyrave zbehen,

kurse fjalët e bukura

u lodhën duke u ngjitur n’poema të shurdhëta?

Dashuria do ta shpëtojë Njerëzimin,

nëse Njerëzimi s’do të harrojë të dashurojë!

(I shqipëroi: Baki Ymeri)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat