Je margaritar

Kultura

Je margaritar

Nga: Zymer Mehani Më: 7 tetor 2019 Në ora: 07:43
Zymer Mehani

Të Shqipërisë BASHKIM....
E pate ideal
Shpirtin sa një mal

BASHKIMIN e Kombit
E pate synim
Zemrën plot guxim

Kosovën shqiptare
E pate dashuri
Që t'rritet n'liri

Atdheu i bashkuar
Jo i ndarë në copa-
Ishte ëndërr jotja

Malet e atdheut
Pa arinj e derra
I doje përhera

Fushat e paanë
Lulëkuqet përherë
Për ty kishin vlerë

Qiellit të atdheut
Shqipja n' fluturim
Ish yti gëzim

Në t'atdheut altar
Je margaritar
I vërtet shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat