Zarathustra më huton

Kultura

Zarathustra më huton

Nga: Fatmir Lohja Më: 9 tetor 2019 Në ora: 08:16
Fatmir Lohja

Kemi emigruar në Amerikën e largët. Nuk i përballojmë shpenzimet famijare, për të pushuar në atdheun tonë të dashur çdo vit. Në pushimet verore , për t’u mësuar sa më mirë gjuhën shqipe djemve, se ende janë nxënës, kemi rënë në ujdi,që në atdhe, një vit t’i shoqëroj unë, dhe vitin tjetër e ëma.

Konsensusi familjar është i bukur me fjalë. Në praktikë nusja i bën hile sa mundet. Iu mbush mendjen djemve çdo vit, se edhe këtë vit, duhet t’i shoqërojë ajo , me arsyetime krejtësisht të paarsyeshme. Tërë vitin mendon se ke do ta ; martojë, sëmur, shtojë me fëmijë, natyrisht vetëm nga fisi i saj. Pesë vite rresht nuk më ka lënë sira të shkoj në atdhe.

Nuk më mjafojne paratë,se nuk do t’i qendroja kaq vite larg atdheut. Kur më kap malli për Shqipërinë,dhe jam vetëm , më rreshqasin lotët në faqe,si fëmijëve në çerdhe, kur ndahen në mëngjez, nga gjoksi me aromë të ëmbël i prindërve të tyre.

Pak ditë, përpara se të kthehej nga pushimet në mëmëdhe,nusja më mori në telefon. Si nisje të bisedës,e shau,e mallkoi veten,se si më ma la vetëm për rreth një muaj. Me pas,kinse e shqetësuar , më pyeste :” A ke pasur ushqime për të ngrënë? Si je me shendet? A e ke mbajtur pastër shtëpinë? A ke ndonjë porosi për të tutë?”

Pyetja e fundi më dogji bukurmirë. Për arsye kohe, ende nuk i ka çuar fëmijet të çmalleshin me të afërmit e mi. Prisnja të më tregonte ditën edhe orën, që do të vinte, për ta pritur në aeroport,por më doli në krah krejt tjetër. Me shpejtësi, më njofton, se do t’i shtynte pushimet edhe për dhjetë ditë. Justifikohej me çeshtje urgjente, që nuk mund t’i më rrëfente në telefon. Për të mos më fëlliqur,më premtim grashë , me dha fjalën ,se tre ditë do të qendronte me djemtë tek te afërmit e mi. Me porosinë e fundit e prishi krejtësisht. Nga rezervat e shtëpisë, më kërkoi t’i postoja urgjentisht njëmijë dollar, me prerje njëqindshe, me kokë të madhe, se ndryshe do të kishte veshtirësi t’i konvertonte në lekë.Nuk i durova dot kërkesat absurde të sajat.Me nervozizëm, pa dhënë përgjigje, ia mbylla telefonin.

Ka diçka që nuk shkon. O unë jam qofte ,o ajo ështe hileqare e madhe !? Kolova në gjendje të vajtueshme.E ndjeva që dinjiteti im po shkelej barbarisht. Tërë natën mbeta pa gjymë.Si gozhde me qukte mendimi t’i kërkoja divorcin. Malli për djemtë me mpinte për veprim.Këtë situatë nuk mund ta toleroja më.Në pesë vitë,kam pasur mundësi ta dalloj ,se të drejtat e burrit po më nëpërkëmben. “Pse kam mbetur qorr dy syshë, ndaj veprimeve të nuses?” Shumë gjëra më duhej t’i ndryshoja.Me postën elektronike e njoftova se; nuk kam para gjendje;kam pësuar aksident me autevturen familjare; te gjitha rezervat shtëpiake i kam përdorur për riparime .

I vazhduam kontaktet ,vetëm me postën elektronike. Ajo nuk më merrte në telefon ,me arsyetimin se bën shtrejtë biseda nga atdheu me Amerikën. Me ato nerva ,nuk doja t’i dëgjoja zërin .Situatën e bëra edhe më tragjike.I shkruajta që trupin e kam në allçi. Më hutoi kur i ndërpreu përgjigjet edhe me elektronikë.

Jam i bindur se di pak.Kam deshirë të mësoj shumë. Mundohem t’u qendroj pranë të diturve,por librin kam mikun më të mirë.Kam arritur të lexoj në anglisht letërsinë. Kënaqesinë e kam kur lexoj në gjuhen shqipe. Nusja ime nuk i ka tëra të këqijat. Një porosi ma kryen me saktësi.Për arsye ekonimke ,dhe vendeve në bagazh, e porosis të më blejë pesë tituj librash në Shqipëri. Mi sjell me dashuri e respekt. Në dorë kam librin e Nietzches: “ Kështu foli Zarathustra”.Kam një vit që e studjoj,sepse më huton shumë në arsyetim.

Zarathustra thotë për gratë:”Te gruaja gjithçka është enigmë; gjithçka te gruaja ka një zgjidhje; ajo quhet shtatzani.”Nuk jam aspak me këtë mendim të tijin. Nusja ime, pas lindjes se dy djemve,nga dita në ditë bëhet me enigmatike.Më poshte Zarathustra e tjerr:”Njeriu i vertetë do dy gjëra; rrezikun edhe lojën. Ndaj e do gruan, që është lodra më e rrezikshme.”Sa fat kam pasur që këtë thënie nuk e kam lexuar beqar. Për tërë jetën nuk do të më shkonte ndërmend akti i martesës.

Kur kaluan dhjetë orë, nga koha që pritej të vinte familja,sipas biletës së prerë me kthim,i hoqa truket që bëra ,për t’u dukur se më janë thyer shumë kocka në trup.Ec e merre vesh se kur do të më vinin djemtë në shtëpi, për teket e mamasë tyre!? Të nesërmen shkova në punë.Edhe shokët e punës e vunë re se nuk isha në terezi. Me pyesnin për shqetësimin që mbaja në gji. A mund t’u tregoja amarikanëve, se gruan e kam bibë!? Mirë e kemi ne shqiptarët shprehjen:” Çfarë ka shtëpia,nuk ka pse duhet t’i dijë komshia.”

Duke e parkuar autoveturën,më ra në sy se kishte levizje në shtëpi.Më shkoi ndërmend,për ndonjë vizitë të padeshirueshme, nga hajdutët. Pa e fikur makinën, shoh që nga shtëpia dolën me vrap,të dy dritat e syve,për të më përqafuar. U gëzova pa masë, ndërsa shihja mallin e tyre ndaj meje.Pa hyrë në shtëpi luajta me djemtë,se nuk pata më takat. Nursezja nuk jepte asnjë sinjal jete.Nga gëzimi, nuk i pyeta djemtë se ku dreqin e kanë lënë të ëmen.

Për vonesen e ardhjes në shtëpi,djemtë më treguan,se në një aeroport Europian,punonjësit qenë në grevë.Për një ditë nuk kanë lejuan asnjë aeroplan as të ngriheshin, e as të uleshin në pistë.Duke hyrë në shtëpi,me djemtë në krah, po mendoja si do te veproja me time shoqe. Nervat më ranë menjëherë kur e pashë me llërët e përveshura lart.

Jam shumë punëtore,- dhe m’u hodh në qafë.

Iu përgjigja përqafimit me embëlsi.Të them të drejtën,më ka munguar aroma e saj. Djemtë gëzonin me ne. Pse nuk jam burrë i sertë, mendova se nuk ia vlente barra qeranë, të ziheshim në sytë e tyre të lumturuar. U përkula si çeliku në zjarrin e furrënaltave. Zarathustra me qukte prap në tru: ”Frutat shumë të ëmbla luftëtari nuk i do,andaj ai do gruan; është gjithmonë e hidhur edhe gruaja më ëmbël.” Ndoshta, se pse nuk jam luftëtar, shkrihem pas ëmbëlsisë, kudo ku ajo më shfaqet. Nuk kam shijuar gjë më të ëmbël se nusen në fejesë.Eshtë më se e vertetë, që nusja sot është hidhëruar deri në zeher. Për hatër të kujtimeve ëmbëlsuese në njohje, dhe rritjes me përkushtim të dy djemve ,ndonjëherë ma kujton ëmbëlsinë e rinisë.E shijoj si mjaltin,kur i lë tekat kapriçoze në një anë, dhe qendon e sigurtë mbi këmbët e veta.

Pas shtatë viteve, familjarisht erdhem në Shqipëri, se fitova një lotari me vlerë të vogël. Avazi i nuses,për të mos më lënë sira për të shkuar te prindërit ende nuk e ka ndryshuar.

Eshtë femër. Ka mallë më shume se ti,- e justifikon motra ime.

O motër!Edhe ne burrat kemi ndjenja. Nuk kemi dërrasë ne gjoks. Eshtë tjetër gjë që nuk i nxjerrim emocionet vend e pa vend, me lot në sy si gratë! Këshillen time mos e harro , në marëdhënjet me bashkëshortin tënd!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat