Filarmonia e Kosovës nesër mban koncertin e radhës

Kultura

Filarmonia e Kosovës nesër mban koncertin e radhës

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 13:31
Foto nga salla

Filarmonia e Kosovës nesër në Prishtinë mban një koncert në Kishën Shën Ndou.

Të gjitha përgatitjet për këtë koncert i ka bërë të ditur drejtori i Filarmonisë Baki Jashari  në një konferencë për media, ku tha se kanë përgatitur një program të larmishëm , në të cilin përfshihen edhe vepra të shekullit XX.

Koncerti sipas Jasharit do të mbahet në kishën “Shën Ndou” për shkak të kushteve që ofrohen aty.

Jashari: Koncerti me program të larmishëm

“Koncerti i korit i pari për këtë sezonë është konceptuar në përmbajtje koncertale të larmishme, kryesisht me vepra të autorëve bashkëkohorë,  të cilët janë shumë aktual dhe interpretohen në botë nga koret e ndryshme” , tha  Jashari.

Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti italian  Fernando Briones, i cili u shpreh se është i  lumtur që për herë të katërt gjendet në Kosovë.

Ai tha se kanë përgatitur një program të mrekullueshëm për koncertin e nesërm.

Briones: Jam i lumtur nga bashkëpunimi në Kosovë

Video:

“Jam i lumtur që të jem përsëri në Kosovë, është hera e katërt që gjendem në Prishtinë dhe kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm. Së bashku do ta organizojmë një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë, me program të larmishëm nga autorët më aktual të ditëve të sotme”, tha Briones.

Edhe asistenti i korit të Prishtina International Vocal Festival, Hajrullah Syla, u shpreh i kënaqur më përgaditjen  dhe programin të cilin e kanë zgjedhur për këtë concert

Sipas tij është edicioni i dytë që kanë filluar punën dhe se kanë arritur sukses për një kohë të shkurtë, duke pasur koncertet e kaluara.

Syla: “Prishtina International Vocal Festival” ka startuar me sukses

“Ajo çka dua të them është se festivali ‘Prishtina International Vocal Festiva’ ka filluar këtë vit edicionin e dytë dhe edicionin e dytë e kemi filluar kështu me një sukses mjaft të madh pasi që kishim 2 koncerte më heret dhe ato koncerte ishin me grupe dhe kore mjaft të mira”, tha Syla.

Koncerti fillon në orën 20:00 të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat