Mike pse nuk bëhesh poezi me ty ta kaloj natën

Kultura

Mike pse nuk bëhesh poezi me ty ta kaloj natën

Nga: Kalosh Çeliku Më: 10 tetor 2019 Në ora: 09:53
Kalosh Çeliku

(Unë Sot Mike nuk të dua)

Unë, Sot Mike nuk të dua

Shkaku, se: Ti më ke dashur.

Edhe, me Mua kalove male

Liqene. Detëra. Edhe oqeane.

Dhe, tek plepat, në Strugë

Kishë më kryqzove Natën.

 

Unë me Ty Shkupin në gjumë

E kam pushtuar. I fika dritat.

Diellin e zbrita nga Çelvjollca

Në Katund e vesha me ferexhe.

Miken e zhvesha para Hënës

Nusen time besnike të Diellit…

 

(Nuk e di ku e kalon Natën dhe e zbardhë Ditën)

 

Nuk e di ku e kalon Natën

Dhe, ku Ditën. U harruam:

As të gjallë. As, dhe të vdekur

Dallgët na hudhën në breg tjetër.

 

As të gjallë jemi. As, dhe të vdekur

Dallgët na hudhën në breg tjetër.

Lakuriq pa tesha. Edhe pa vjersha

Qafë për qafe me Dy shtamba verë

Pasmesnate, i solli garsoni. Dhomë.

Natën ta zgjojmë nga gjumi Vjeshtës

Çmendesh mes dallgëve. Bregliqeni…

 

(Ajo ishte Jeta ime e viteve në ikje)

 

Breg një varri, jam ulur këmbëkryq

Dhe, shfletoj një Libër për Nesër:

Faqe më faqe. Vargjeve kryengritës

Dallgëve mezi dal në faqen e Fundit:

Tri pikave. Pak frymë. Kryerresht.

 

Pasmesnata më zë mes Dy pikave

Dy shtambave me verë të Mikes:

Ajo ishte jeta ime e viteve në ikje.

Vjshta me të cilën fjeta në Bregliqe…

 

(Gjaku i zemrës Rrushit më thirr në Vreshtë)

 

Pasmesnate, dëgjoj zëra. Thirrje:

Ulurima të të gjallëve. Vdekurve

Ëndrra. Shenja të Tri Zanave:

Njëra duke më pri para rrugës

Dy Tjerat më mbajnë përkrahu.

 

Edhe më vjedhin lyrek nga shtrati

Dorë më dorë hudhin majë lisave:

Çative. Kodrave. Çuke, te Guri Zi

Pak para agimit më kthejnë në shtrat

Ende fëmij, mes Nanës. Dhe, Babait.

 

Gjaku pastër rrjedh i zemrës Rrushit

Sot, më thirrë në Bregliqe Vjeshta…

 

(Vramë kësaj radhe të vdes i lumtur)

 

Gjithë jetën më ke dhënë gji

Edhe, atë: me Dy shtamba.

Herë nën Rrap. Herë te plapat

Liqeni, na u sulë me dallgë.

 

E, ne në breg «Biser» iknim Larg

Strukeshim nën plepa. Shtegtarë.

Vjeshta na mbuloi me gjethe

Struke ogiçi e kishim një varg.

 

Thonë, se: Të vret tambëli Nanës

Unë them: Dy shtambat e Mikes.

Dhe, vramë kësaj radhe në breg

Nën plepa, te Kisha me Vjeshtë

Sonte, dua të vdes rrugaç i lumtur!

Nesër, Dy shtambat Tua me verë

Ringjallin. Të më zgjojnë nga varri…

 

(Mike pa fjetur me Dimrin nuk zgjohesh me Verën)

 

Dimër. E ti me Miken jashtë

Pa shtëpi. Dhomë. Dhe, Zjarr.

Nuk keni ku ta kaloni Natën

Yjet në qiell, qafën zgjasin

Hënën e kemi fener. Shtrëngatën.

 

Dimër. Mikja e shtron shtratin

Jorganin borë, mbulon kokën:

Zjarrin ndez me flakë. Shpuzë

Mes Dy shtambave kaloj Natën…

 

(Poezitë e mia erotike rrugaçe të çmendura)

 

Poezitë e mia rrugaçe të çmendura:

Herë më tradhtuan me Gruaverën

Herë me Vjeshtën. Rakinë e rrushit.

Ndoshta edhe me Omar Khajamin.

 

Poezitë e mia, rrugaçe të çmendura

Më tradhtuan me Kalosh Çelikun…

 

 

(Poezia është një Grua kurtizane

 shtatë burra s’e lidhin në shtrat)

 

Poezia, është Grua. Kurtizane

Edhe, xheloze. Xhadi Nate.

Përpak desh më vrau në pusi

Tre vargje m’i shkrepi në ballë.

 

Poezia, është Grua. Xhadi Nate

Burrat i ndërron natëpërnatë.

Përditë. Dhe, më vret si Poet

Lidh me shtatë gra në shtratë.

 

Poezia, është një Grua. Xhadi Nate

Shtatë burra s’e lidhin në shtrat!

Kurtizanja vetë më lidh Ditenatë…

 

(Mike pse nuk bëhesh Poezi me Ty ta kaloj Natën)

 

Mike, pse nuk bëhesh Poezi

Me Ty ta kaloj gjithë Natën?!

Edhe, të të laj me verë

Thajë, në shtrat. Litar.

 

Nesër, përsëri të të laj me verë

Pak para agimit, nxjerr në Diell:

Terë. Dhe, veshi si këmishë Nate…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat