Olga Tokarczuk dhe Peter Handke- Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Letërsi - Bota Sot
Olga Tokarczuk dhe Peter Handke- Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Letërsi

Kultura

Olga Tokarczuk dhe Peter Handke- Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Letërsi

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:21
Olga Tokarczuk, Peter Handke

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe ai autriak Peter Handke janë fituesit e çmimit “Nobel” në letërsi.

Saktësisht, Tokarczuk-ut iu dha çmimi për vitin 2018 me motivacionin për “një imagjinatë narrative që me pasionin enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, e ndërsa Handke-s ai i 2019-s  “për punën e tij influencuese, ku me gjuhën e tij të pasur ka eksploruar periferinë edhe eksperienca të veçanta njerëzore”.

E lindur në vitin 1962, Olga Tokarczuk ka fituar një sërë çmimesh letrare si dhe romanet e saj janë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës.

Nga ana tjetër, Peter Handke, lindur më 1942-shin është i njohur për tekstet e vendosura në kinema dhe teatër.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...