Shi vjeshte apo loti yt

Kultura

Shi vjeshte apo loti yt

Nga: Dibran Demaku Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:47
Dibran Demaku

 

Nuk di në është shi vjeshte apo loti yt
që më lag në sy që më lag në buzë
jemi në ëndrrën e parë apo në ëndrrën e dytë
kur në shpresën e venitur e djegim një muzë

jemi në ëndrrën e parë apo në ëndrrën e dytë
kur në shpresën e venitur e djegim një muzë
nuk di në është shi vjeshte apo loti yt
që më lag në sy që me lag në buzë...

Sërish

sërish erdhi dhjeta
sërish mosmarrëveshje
sërish nuk të gjeta
sërish syrit reshje

sërish ikën gjumi
sërish zë pikëllimi
sërish rrjedhë lumi
pa një pikë takimi...

Ripërtëritje

zgjedhur e ke ikjen
zgjedhur ke dhe heshtjen
ndjenja e prek frikën
syri fillon reshjen

damarëve të shpirtit
gjaku bën kryengritje
në stilin e ritit
për një ripërtëritje...

E DI

e di se ëndrrat i këput trishtimi
kur nis e thellohet hulli e ndarjes
zemrën e shpirtin i mund tundimi
e loti i syrit rrjedh drejt tharjes...

NGRITJE-ZBRITJE

ngritje zbritje eshte vete jeta
zbritje ngritje dhe e verteta
ngritje zbritje, zbritje ngritje
here ne ikje here ne pritje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat