“Nënë Tereza në shtatë shpalime” e autorit Anton Nikë Berisha promovohet në Ulqin

Kultura

“Nënë Tereza në shtatë shpalime” e autorit Anton Nikë Berisha promovohet në Ulqin

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 14:05
Foto

Organizuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Ulqin, ditën e shtunë, më 19 tetor 2019, në ora 19:00 në Galerinë e Qendrës së Kulturës bëhet promovimi i kompletit të veprave “ Nëna Tereze në shtatë shpalime” të autorit Anton Nikë Berisha.

Do theksuar, se botimi i këtij kompleti ka zgjuar interesimin e lexuesve të botës shqiptare dhe është vlerësuar e po vlerësohet lartë nga kritika, si vepër shumëdimensionale që ndriçon figurën e Nobelistes shqiptare Nënë Tereza.

Sigurisht, që merita kryesore për këtë, i takon autorit tani më të dëshmuar Anton Nikë Berisha, i cili me punën e palodhur shkencore e intelektuale , po lë gjurmë të pazëvendësueshme në kulturën, historinë dhe shkencën e albanologjisë përgjithësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat