Çmimi “booker prize” ndahet mes dy shkrimtareve Atwood dhe Evaristo

Kultura

Çmimi “booker prize” ndahet mes dy shkrimtareve Atwood dhe Evaristo

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:39
Atwood dhe Evaristo

“Booker prize”, çmimi i librit këtë vit iu akordua dy autoreve, kanadezes Atwood dhe britanikes Evaristo. Kjo është hera e parë që një shkrimtare me ngjyrë bëhet fituese e çmimit të librit.

Këtë vit “Booker prize” apo thënë ndryshe çmimi I librit në letërsi u nda mes shkrimtares kanadeze Margaret Atëood dhe autores britanike, Bernardine Evaristo. Kjo është hera e parë që çmimin e fiton edhe një shkrimtare me ngjyrë.

Kryetari Peter Florence, tha se 5 anëtarët e jurisë nuk mundën të zgjidhnin vetëm një fitues mes thrillerit “Testamentet” të Atëood dhe rrëfimit për gratë me ngjyrë të Evaristos, “Vajzë, grua, tjetër”.

Dy shkrimtaret thanë se ishin të lumtura që ndanin çmimin. "Do të ishte mjaft e sikletshme që një person i moshës sime të fitonte gjithçka duke u bërë pengesë për një autore të re," tha Atwood, e cila në moshën 79 vjeçare është fituesja më e vjetër që merr këtë çmim.

Ndërsa Evaristo u shpreh se çmimi “Booker” ishte diçka që deri sot I dukej i paarritshëm. "Kështu që unë jam thjesht e kënaqur për çmimin edhe për faktin që do e ndaj atë," tha ajo.

“Booker prize” është themeluar në vitin 1969 dhe është i hapur për autorët në gjuhën angleze nga e gjithë bota. Kjo është hera e dytë që çmimi ndahet mes dy autorëve, çka përcaktoi edhe ndryshimin e rregullit me një fitues të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat