Çështjes shqiptare në strategjinë kombëtare...

Kultura

Çështjes shqiptare në strategjinë kombëtare...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 15 tetor 2019 Në ora: 17:10
Pamje nga holi i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë - ku u bë përurimi e veprës publicistiko- historike e shkrimtarit Jahja Lluka

Në lokalet e Bibliotekës Kombëtar në Prishtinë në pranin e shumë dashamireve të librit  u bë përurimi i veprës publicistiko-historikë të shkrimtarit dhe grumbulluesit  pejanit Jahja Lluka, me titull “Përmbledhje shkrimesh”.Për librin folën kryeredaktori prof, dr. Skendër Kodra, prof. dr.- dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York, redaktori i librit Flori Bruqi,  Gjon Berisha nga Instituti i historisë në Prishtinë, Lan Qyqalla e të tjerë. Në këtë përurim ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga shkenca, arti,kultura dhe shumë mysafir nga Kosova, Shqipëri, Maqedonia, diaspora dhe  trojet tjera shqiptare.

Në fjalët e të gjithë folësit vëmendje e posaçme iu kushtua librit ku në mes tjerash u theksua së:” Në  mesin  e vargut të shkrimeve publicistiko-historike në Kosovë, është edhe vepra me re e publicistit shqiptar e shkrimtarit pejan Jahja Lluka me titull “Përmbledhje shkrimesh”, që është botuar këto ditë në "Akademinë e Shkencave dhe Arteve shqiptaro-Amerikane", në  Nev Jork. dhe është shtypur në “Dukagjini”, të Pejës. Në librin në fjalë janë hulumtuar mjaftë mirë marrëdhëniet shqiptaro-osmane: shqiptaro-serbo-malazeze; rus- osmane-serbe e të tjera duke fillua nga shekulli XV -të, Rilindjen kombëtare, si dhe historinë më të re të shqiptarëve në Republikën e Kosovës. Shekuj me radhë të cilët ishim dëshmitarë, të vuajtjeve, trishtimeve  për një komb që është i lashtë dhe që nuk iu dorëzua skllavërisë, sepse shqiptarët ishin dem baba dem në trillin e vet stërgjyshor. Shumica e popujve të Ballkanit deri në sekullin XIV ishin të pavarur dhe kishin arritur të formojnë shtetet e tyre kombëtare. Secili sipas mundësisë jetoi dhe krijoi një histori dhe një traditë të vetën duke e ruajtur qenësinë e vet,doket e zakonet dhe duke respektuar ligjet e shtetit të vet. Në mesin e këtyre shteteve      Iliria ishte ndër shtetet më të lulëzuara, e në mesin e saj Dardania antike krahina më e popullarizuar dhe ndër më të zhvilluarat në Ballkan dhe Evropë.

Por me fillimin e dyndjeve sllave në shekullin XIV tërë historinë e lulëzimit e shtetit ilir fillon ta mbulon errësira mesjetare. I tërë shtypja e gjenocidi sllav drejtohej përmes kishës ortodokse sllave,ndërtimi i të cilave fillon me ardhjen e serbeve në këto anë,madje në shumicën e rasteve pushtuesit sllave kishat katolike ilire i shndërruan në kisha ortodokse ashtu siç ndodhi më shumë kishat dhe manastiret në Kosovë) në të cilat sot e kësaj dite shihen gjurmët e pashlyera ilire. Edhe përkundër inkuizicionit të pashembullt të pushtuesit me çdo kush tentonte ta zhdukë dhe asimilonte popullsinë autoktone,të përvetësonte çdo të arritur të racës ilire-shqiptare, edhe përkundër shtypjes sistematike shqiptarët arritën t'i bëjnë ballë fushatës shfarosëse dhe me fanatizëm ruajtën doket,zakonet,gjuhën, Pushtuesit e trojeve tona stërgjyshore erdhën e shkuan por pasardhësit e ilirëve- shqiptarët mbeten zot në trojet e veta, të cilat nga sulmet e pandërprera të pushtuesve të ndryshëm u udhën dukshëm por nuk u shuan do, arritën të mbijetojnë. Andaj Kosova mund të quhet “djep”I Serbisë aq sa mund të quhet”djep” i Turqisë.

Pushtuesit e trojeve tona stërgjyshore erdhën e shkuan, por shqiptarët mbeten zot në trojet e veta

Edhe në sundimin pesëshekullor të Perandorisë Osmane popullsia shqiptare arriti të mbijetoi deri në ditët tona. Lëvizja kundër pushtuesve të njëpasnjëshëm asnjëherë nuk u shuan .Ajo veproi here me intensitet më të shtuar e here me intensitet më të ulët,varësisht prej kushteve dhe rrethanave shoqërore-politike të kohës. Nga shekujt XV, e deri në shekullin XX shqiptarët ishin pothuaj çdo herë nën kërcënimin e hijëzave të djallit, që merrte me veti shpirtrat, ëndë rrallat, dëshirat dhe dashurinë, që të jetojnë ,aty në tokën ku zotat ia falën etërve të tyre !...

Ky libër si thanë folësit në fjalët e tyre  është i shkruar me gjuhën e fakteve për kolonizimin e Kosovës nga serbo-malazezët si dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trohet e tyre stërgjyshore, që ishte edhe kjo brengë dhe plagë e dhembshme kombëtare.                                 

Eksode masive,vrasje, dhunime, burgosje,tortura e pa para artit  njerëzore nuk iu ndalën shqiptarëve përgjatë me shumë së një shekull.

Regjimi serb donte t'i çrrënjoste shqiptarët nga toka nënë, më të vetmin qëllimi që qenia shqiptare të zhdukej nga faqja e dheut. Qëllimi i përhershëm i fqinjëve sllavë, ishte gjenocidi i vazhdueshëm serbo sllavë për vrasjet masive që nga Bosnja dhe Hercegovina me shfarosjen e tetëmijë boshnjakëve e të gjitha moshave për një ditë nga forcat ushtuake serbe në krye me gjeneralit famëkeq Mlladiçin, apo vrasjet masive në territorin e Kosovës në shekullin e kaluar.                                                                         

Eksode,vrasje, dhunime, burgosje, tortura të pa para nuk u ndalën shqiptarëve përgjatë një shekull

Serbia edhe pas 21 vjetëve të luftës heroike të popullit tonë nuk e zbatojë kurrë marrëveshjet e nënshkruara për zbardhjen dhe fatin e personave të pagjetur. ku për çdo njeri tonin të zhdukur e di ku gjendet, sepse ushtria dhe policia vrastare e tyre -pothuaj asnjë krim nuk është bërë i pa planifikuar. Planet serbe kanë qenë sa më shumë krime e më pas të asgjësohen argumentet. Kosova në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak dhe varre!

Pranverat  nuk erdhën me më zogj shtegtarë, por shtegtaret ishin nën hirin e dhembjes, trishtimit...
Po,po ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i tyre urishtë, nën kërcënimin e orës së humbur, ku koha dhe historia desh t'i përhinte një popull të terë.

Fushat, pllajat dhe malet e Kosovës, mblidhnin shpirtra të cilët vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin” pse ata ishin shqiptarë.

Dhe, Kosova tash pas njëzet e një 21 vjetëve është e udhës dhe ligjore që ta krijojë një Gjykatë Speciale për gjenocidin serb dhe krimet e luftës. Ne tani e kemi një Gjykatë Ndërkombëtare që e miratoj Kuvendi, e cila është me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë, që të akuzuarit, dëshmitarët janë shqiptar nga Kosova. Kjo Gjykatë Speciale e dytë, e Hagës është kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së. Ndërsa neve na duhet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, dhe që ka për objekt ata paramilitarët e Serbisë, e po ashtu ku Kosova përmes Interpolit duhet të kërkoj që t’i ekstradoj dhe t’i dënojë në Kosovë.                                                                                 

Image
Në këtë promovim ishin të pranishëm dhe folën për librin kryetari i Akademisë të shkencave, Arteve të Nju Jorkut, Maqedonisë, Shqipërisë dhe përfaqësuesit tjerë nga Kosova

Gjithashtu Kosova duhet të paraqes kërkesë të bëhet një gjykatë ndërkombëtare për këto krime, dhe gjenocidin e Serbisë, sepse Gjykata e Hagës nuk ia arriti me sukses t’i dënoj një numër të vogël të personave, duke mos dënuar as krye gjelacin  Millosheviq. Ndryshe sot anëtarët e komisionit ad hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Kosova në vend të fushave me gjelbërime tokën e vet e mbolli me gjak e varre!

Kryeprokurorja Karla Del Ponte, në raportin e saj që e dërgoi në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar,në nëntorin e vitit 1999 për gjetjet e varrezave masive në Kosovë, në gjashtë muajin  e  parë që ishin të evidentuara hiq më pak se afro dyqind varreza masive me gjithsejtë 2018 kufoma shqiptaresh të moshave të ndryshme.

Në vitin 2000 ishin regjistruar treqind njëzet e pesë varreza masive me 1577 të vdekur. Arsyeja e dytë për projektet shfarosës të shqiptarëve është mungesa e hetimit të krimeve ligjore penale për dhunimin e njëzet mijë femrave. OKB, Evropa Eulex-i, dhe Serbia heshtën dy decenie për vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve nga të cilët presin eshtrat e familjarëve më atë çka ju ka ndodhur, nga janari i vitit 1998 deri në qershor të vitit 1999 . Arsyeja e tretë shumë rëndësishme është së ky libër të shfrytëzohet si bazë e një përpjekjeje, për të ringjallur procesin e hetimit nga organet kompetente të Kosovës apo të ndonjë Gjykate Speciale ngase vetë UNMIK-u , Eulex-i  " i harruan shumë masakra në Kosovë Një radar tokësor ka bërë incizime në Kosovë dhe Serbi. Ato rezultate tanimë i ka edhe vetë Lluka. Ne kemi gërmuar shkruan Lluka në dy vende në Dishnicë, por pa sukses. Incizimet satelitore i tregojnë vetëm anomalitë e shtresave tokësore, por nuk mund të gjejë varreza masive. Ekipet hulumtuese janë të urdhëruar nga Prokurorët për krime të luftës që aty ku ka dyshime të bëhen edhe gërmime. ideologjia komuniste e Jugosllavisë Titoiste ishte demagogjike e tradhtare që ishte e grumbulluar në Kosovë që nga viti 1945 e këndej.                                                                                 

Image
Është ky një libër për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme të popullit shqiptar

Malet e Kosovës, mblidhnin shpirtra të cilët vriteshin nga dora e barbar, për “fajin” pse ishin shqiptarë

Datat historike që shtjellon në libër, ishin një kontestim i Jugosllavisë së atëhershme që Kosovën e mbante peng. Këto ngjarje s’mund të trajtohen ndryshe pos si një shpërthim vullkanik i llavës së pakënaqësisë gjithë popullore, që ishte e akumuluar në unin e çdo shqiptarë për dekada të tëra. Zërit të atdheut, thotë autori i librit Lluka u cili me shkrimet e tija  iu përgjigjën të gjithë shqiptarëve nuk mund të rrinin në një bashkësi më të cilën nuk kishin asgjë të përbashkët as gjuhën, as kombin, as traditat, as etnitetin. Ata nuk mund të rrinin në kuadër të një bashkësie padronësh dhe të nënshkruarish, në një bashkësi që u servilet pozita e të shtypurve dhe e të shfrytëzuarve në trojet e veta stërgjyshore, në një bashkësi që përjetuan vetëm gjenocid, tmerr e shfarosje masive, në një bashkësi që nuk mohohet e drejta njerëzore e kombëtare,siç ishte ish Jugosllavia e Titos. Prandaj si të gjitha kombet e qytetëruara, edhe shqiptarët menduan për çlirimin e tyre .Atë e bëri populli i shumëvuajtur,si dhe pjesëtarë trima të UÇK-së bashkë më NATO-n. Kosovarët herët apo vonë kërkojnë me ngulmë bashkimin e shqiptarëve, si e drejtë e patjetërsueshme, në një trung të vetëm tokësor - në Shqipërinë e bashkuar. Është ky një libër për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për historinë e dhembshme por krenare të popullit shqiptar deri në ditët e sotme. Këto fakte shumë të tjera ,të cilat kishte filluar t’i mbulojë pluhuri i harresës historiografie, që paraqiteshin të mjegulluara apo edhe të pastruara për shkak të faktorëve të ndryshëm kohorë, megjithëse me fanatizëm të pashoq u përcollën nga brezi në brez, e shtyra nga shkrimtari dhe aktivisti pa lodhshmi Jahja Llukën,që më këtë libër të cilin e promovuam lë gjurmë në ruajtjen e traditës historike, kombëtare e etnografike të Kosovës, gjithnjë duke u bazuar në të dhëna faktike, dokumentare e gojore rreth të kaluarës dhe të tashmes së shtetit më të rijnë në botë. sigurisht që puna e autorit të librit në fjalë  Jahja Lluka do t’i shërbejë gjurmueseve dhe studiueseve të Kosovës si një nismë e mbarë për ta ndriçuar në mënyrë të gjithanshme vërtetësinë etnike shqiptare,për të paraqitur realisht luftërat dhe mbijetesa për ta ruajtur gjenin e stërlashtë nga pushtuesit e ndryshëm. Është meritë e veçantë e autorit që problemet e shtjelluara në këtë vepër me peshë ,janë të shpjeguara me një stil të rrjedhshëm që të mban të lidhur nga një pjesë në tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat