Jeho, këngë shqiptare

Kultura

Jeho, këngë shqiptare

Nga: Zymer Mehani Më: 16 tetor 2019 Në ora: 08:56
Zymer Mehani

Jeho, këngë shqiptare
Në fusha dhe male,
Në kalatë me gurë,
Në arat me grurë!

Jeho, mos u ndal,
Në gjuhën amtare
Për Shqipen me dy krena,
N' kalatë me bedena!

Jeho, mos pusho,
O këngë legjendare,
N' odat plot me burra,
Në lumenjtë me gurra!

Jeho, mos u lodh,
Për Shpatë, Përkrenare,
Të trim Skënderbeut,
Heroit të Atdheut!

Jeho, mos u shuaj,
N'kullat kosovare,
Për trimëreshat çame,
Për motrat dibrane!

Jeho, këngë shqiptare,
Për Shqipërinë e Madhe,
Si n' Kohën e Motit
Të Gjergj Kastriotit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat