Më shumë të interesuar për filma, teatrin e vizituan vetëm 10 557 shikues

Kultura

Më shumë të interesuar për filma, teatrin e vizituan vetëm 10 557 shikues

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:10
Teatri Kombëtar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e kulturës” për vitin 2018, sipas së cilave në kinemanë CINEPLEX, numri i shikuesve ishte 335 385, ndërsa, numri i shikuesve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ishte 10 557.

ASK thotë se ky publikim ofron të dhëna statistikore lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filarmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë. 

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në: Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishin 178 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 557; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve Dodona ishte 127 shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 551; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 55 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 11 176. Në Galeritë e Arteve, numri i ekspozitave të realizuara ishte 43, ndërsa numri i vizitorëve ishte 16  653. Në Kinemanë ABC, numri i filmave të shfaqur ishte 62, prej tyre 3 filma vendorë dhe 59 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 9 110. Në kinemanë CINEPLEX, numri i filmave të shfaqur ishte 167, prej tyre 4 filma vendorë dhe 163 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 335 385. Në kinemanë DOKU-KINO DHE DOKUFEST, numri i filmave të shfaqur ishte 330, prej tyre 24 filma vendorë dhe 306 filma tà « huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 45 000. Në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, numri i filmave të shfaqur ishte 148, prej tyre 11 filma vendorë dhe 137 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 3 097. Fondi i librave në biblioteka ishte 1 775 435, ndërsa numri i lexuesve ishte 156 535”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 81, ndërsa numri i vizitorëve ishte 101 994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat