Lidhja shekullore

Kultura

Lidhja shekullore

Nga: Sevdail Hyseni Më: 19 tetor 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Turqia na ka sunduar

Pesëqind vjet me shpatë,

E tani po na “ushqen”

Me filma për çdo natë!

 

Nëpër ekrane televizive

Buçet kënga mesdhetare,

Në çdo cep të katundit

Ngre Xhamia me minare!

 

Kur e pyetën Erdoganin:

Pse në kulturë investime?

-Tha na duhen shqiptarët,

Për “lutje” dhe “dëfrime”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat