Veprat poetike të Abdulla Thaçit janë thesar i letërsisë për fëmijë

Kultura

Veprat poetike të Abdulla Thaçit janë thesar i letërsisë për fëmijë

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 21 tetor 2019 Në ora: 20:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sonte në Shtëpinë e kulturës në Prizren, Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren, organizoi një orë letrare kushtuar poetit kombëtar, Abdulla Thaçi, për nder të 4 vjetorit të shkuarjes së tij në amshim.

Fillimisht u lexua telegrami i koordinatorit të Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë “Agim Deva” z. Xhevat Syla, i cili mes tjerash kishte shkruar: “Abdulla Thaçi është poet, i cili meriton të përkujtohet për veprën e tij të mrekullueshme poetike për fëmijë e rini, për mprehtësinë dhe thellësinë e mendimit, për bukurin e shprehjes dhe vargimit, Poeti Abdullah Thaçi meriton të përkujtohet dhe do të kujtohet gjithnjë nga dashamirësit e artit letrar, para se gjithash të poezisë për fëmijë, por edhe nga miqtë e shumtë, të cilët i bëri kahdo që u gjend gjithë vjetëve të tij të jetës dhe të punës”, me pas për të rikujtuar rrugëtimin e poetit dhe pedagogut, miku dhe drejtori i tij i parë profesor Abib Elshani. Ndërsa Berat Bahtiu, tha se i ndjeri Thaçi thoshte si pedagog i kimisë e ushqej barkun kurse si poet ushqen mendjen. Për veprën dhe veprimtarinë letrare foli edhe drejtoresha e bibliotekës ndërkomunale Sadet Sadiku.

Poezitë e këtij poeti lexuan: Musa Bushrani, Selajdin Krasniqi, nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Ymer Prizreni” dhe poet të tjerë të komunës së Prizrenit.

Ora letrare kushtuar këtij poeti, u mbyll me premtimin e drejtorit “Fidani” se në pesë vjetorin e tij do të botohet edhe libri pestë i këtij poeti, i cili gjendet në dorëshkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat