Ëndërrshpuar

Kultura

Ëndërrshpuar

Nga: Dibran Demaku Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:17
Dibran Demaku

Niset kthehet niset kthehet
vizavi një jetë të tërë
ftohët nxehet ftohët nxehet
ëndërrshpuar mbetur përherë...

Asgjë

Asgjë s‘është më si më parë
asgjë s‘është më si dikur
jeta qenka vetëm garë
edhe ndjenjën e bëka gur...


Maximë

nuk është me rëndësi të jesh i pari
me rëndësi është të jesh para të dytit
maximë e zbuluar mbase nga gomari
kur ujku e kishte zënë për fyti...

E vrërët

e vrërët sot agoi dita
në një ëndërr dashurie
nuk më prite sa të prita
për një varg poezie

e vrërët sot agoi dita
në një varg poezie
nuk më prite sa të prita
për një ëndërr dashurie...

Loti lagë buzët e tua

krejt çfarë bën e bën për vete
malli se shterr dot ujin në dete
ëndrra venitet e merr në thua
lot i kripur lagë buzët e tua...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat