Këtu më keni!

Kultura

Këtu më keni!

Nga: Fatmir Lohja Më: 23 tetor 2019 Në ora: 07:59
Fatmir Lohja

Po kthehesha nga pushimet në Shqipëri.Përpara se të shkoja në Paris, ku kam emigruar, u ndala në Rimini, për të takuar vëllanë e vogël, Gimin . Mbi dy vite nuk ishim takuar . Emigracioni na e thau shpirtin ne shqiptarëve. Jemi tre vëllezer e dy motra.Në atdhe jetojnë vetem dy nga ne.Jemi shpërndarë si trumcakët enëkënd botës. Jam më i madhi me moshë. Motrat dhe vëllezërit, për respekt , më thërrasin Lali. Nga malli, Gimi me nusen, , më pritën në aeroport

Mu bë qejfi që emigracioni u ka pri mbarë. Shtëpija e bollshme qe kompletuar me shumë finesë. Burrë e grua punonin. Dy fëmijët, si drita e diellit, janë nxënës të shkëlqyer. Nga gëzimi ,Gimi, lajmëroi edhe shqiptarët që banonin aty pranë .Erdhën të më takonin me shumë dashamirësi. Nuk mund të qendroja më shumë se katër ditë. Gimi qe përgatitur për të me bërë qejfin. Mori një javë leje, për të më shetitur në Itali.

Ditën e dytë troket fort porta e shtëpisë. Më befasoi hyrja e djalit të nana Lizës . U qafova me mallë me Ilirin simpatik. Me urdhër të nanës ,të nesërmen na ftonte te dy vëllezërit për darkë. Nuk mund t’ia prishnim komshisë sonë të dashur, ndonëse, ishte nata e fundit e ndejes sime në Rimini. Do të na priste me byrekun e saj tradicional, të cilin e qan me lot. Nga fëmijëria e mbaj mend shijen e tij.

Përpara se të arrinim në shtëpinë e Ilirit,i kërkoj mendim nuses së Gimit, se me çfarë dhuratë mund të kënaqja nana Lizën. Më sugjeroi t’i bleja një kilogram kafe. Në një market, pranë shtëpisë së Ilirit, Lola, nusja e Gimit, bleu kafenë , sipas shijes në nana Lizës. Kur më ktheu kusurin mu duk e lirë në çmim. Lola më qetësoi . E dinte mirë , se atë markë kafeja e pëlqen më shumë nana Lizë.

Sa më pa nana Lizë, iu mbushën sytë me lot. Kur u qafuam, si nënë e bir, edhe sytë e mi vesonin bukurmirë. Kishim shumë vite pa u parë. Qe plakur, por mbetej e bukur si dikur. Shikimi i saj ka një mirësi,të pakrahasueshme me askënd. Si lagjia edhe ajo më drejtohej Lali. Kur i dhurova kafen e paketuar më uroi: “Zoti të bekoftë, o birë!” Me shikim, e falenderova Lolën,për sugjerimin e saj.

U shtrua tavolina me të gjitha të mirat .U përqendrova te byreku. Petat e holluara ,të pjekura, të spërkatura një nga një me qumësht, veze dhe vaj udhiri, me kujdes, nga duar arta,e bënin byreken të shkrihej në gojë. Nana Liza ka humor karakteristik. Si i thonë në turqisht , është hazër zhevap. Nga repliktat e saja qeshnim me shpirtë. Ha e pi dhe duke kujtuar te kaluarën ora kalonte pa u ndjerë nga të gjithë.

Në qytezë, nana Liza, ka namë te madh si mjeshtre e byrekut. Një ditë, dy inspektorë i shkojnë te vatra. I kërkojnë një byrek me porosi të kryetarit. Pasi i vënë mbi tavolinë ushqimet, sipas mendjes se tyre nevoiteshim për përgatitjen e byrekut, në fund njëri e porositi rreptë:” Duam garanci maksimale!” Nana Liza ngre saçin, dhe i thotë e vendosur: “ Merreni se është bërë gati! E kam gatuar për dy engjëjt jetimë. Garanci më të madhe se kaq ,nuk mund t’u jap! Merrni me të mirë ,ato që keni vënë mbi tavolinë, se nuk mund t’u lejoj të ma fëlliqni bujarinë! U larguan trimat me nxitim ,sëbashku me tepsinë dhe ushqimet. Kryetari,kur e mori vesh ngjarjen, u nxeh shumë. Me dorë të vet ia ktheu tepsinë.E falenderoi për mjeshtërinë në gatim,dhe njëkohësisht i kërkoi ndjesë për veprimet e vartësve .

Nuk e mbante mend rastin,kur kam qënë nxënës në tetëvjeçare.Kur i tregoja ngarjen, ajo qeshte me zë të lartë. Në orën e fiskulturës, rastësisht, theva një xham të shkollës me top.Për këtë veprim, që e pa me sytë e tij,drejtori i shkollës më përjashtoi në çast. Me lot në sy drejtohem për në shtëpi. Në atë gjendje më sheh nana Liza në lagje. Kur e mori vesh ngjarjen,më kap për dorë fort,dhe me nxitim shkojmë në shkollë.Në zyren e tij i thotë drejtorit:”Xhami i thyer vendoset sot në vend!Thyerja e avenirit të djalit nuk riparohet më! Thirri mendjes sa nuk ështe vonë!” Pasi më këshilloi ,dhe me stërkëshilloi, atë ditë drejtori më futi në klasë.

Kur u dëndem ,nusja e Ilirit na gostiti me kafe turke,se do të na shihte filxhanin nana Liza.Nuk ua prisha, ndonëse kafeja turke nuk më bën mirë kur e pi në darkë. Më lë tërë natën pa gjumë. Na i mori filxhanat me sira, kur kulluan për merak. Si më i largëti, ma pa filxhanin të parit. Meqë nuk jam superticioz,nuk e mbaj mend se çfarë më parashikoi . Sipas konkluzioneve të nana Lizes, filxhani im ishte më i bukuri.Natyrisht për të më bërë qejfin, se dukej që e kishte marrë malli për mua.

Nanë!-i drejtohet Ela, nusja e djalit të shtëpisë,kur nana Liza i pa tërë filxhanat.- Meqë më ke mësuar, ata shoh edhe unë filxhanin tënd?

Me shumë deshirë,- dhe nana Liza i dha filxhanin nuses së djalit.

Fol e qesh, Ela me Lolën, kinse sipas parashikimeve që shihnin në filaxhan, vazhdonin me te tyren. Nuk po kuptoja gazharenë e nuseve. Pas çdo fjalie të nuses së shtëpisë, nana Lizë përgjigjej, me buzëqeshje ,me të njëjtën fjali: “Këtu më keni!” .Përgjigjen e mbështeste duke i rënë tavolinës me vendosmëri,me gishtin tregues së dorës së djathtë.

Nana Lizës i ka vdekur i shoqi shumë vite më parë. E la të re me dy fëmijë të mitur. Më përkushtim i rriti,i mirëarsimoi si djalin edhe vajzën.Pleqëria nuk erdhi sipas deshirava të saja. Djali i emigroi në Itali, ndërsa vajza jeton në Shqipëri. Zemra iu nda në dy shtete. Për ta qetësuar zemrën,nga mai deri në fund të tetorit jeton në Shqipëri. Kohën tjetër shkon te djali në Itali.

Ato ditë qenë në mes të shkurtit. Nusja e djalit, sipas filxhanit, kinse i shihte nana Lizes,një rrugë të gjatë. Plaka e zgjuar,e merrte vesh se nusja kërkonte ta niste te e bija në Shqipëri. Nuk i bëhej vonë nëse ishte merzitur nusja e djalit ,apo po bënte shaka. E prerë ne përgjigje : “Këtu me kini deri në fund të majit!”Pasi më bënë sqarimet, qesha edhe unë me shpirtë,me humorin brilant nuse vjehrrë. Janë disa politikanë me mburrje, dhe vend e pa vend, e citojnë shpesh thënien e nana Lizes, ndonëse njerëzisë nuk u pëlqen kjo thënie nga goja e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat