Poezia e poetes Mimoza Gjetaj, tregon talentin e saj në vazhdimësinë e procesit krijues në letërsinë e gjuhës shqipe

Kultura

Poezia e poetes Mimoza Gjetaj, tregon talentin e saj në vazhdimësinë e procesit krijues në letërsinë e gjuhës shqipe

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:48
Kopertina e librit

Fuqia dhe bota shprehëse të poetes Gjetaj lidhët me natyrën e bukur, plot lule, me ëmbëlsirat e dashurisë së vërtetë të cilat e detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit. Këtu ndjenjat e autores stigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë, të një dashurie që shkon përtej lumturisë.

Poetja Minoza Gjetaj - nënë e dy fëmijëve nga Shkodra për momentin jeton dhe punon në Itali. Baskë me shumë letrar që jetojnë dhe punojnë në mërgatën shqiptare në dekadat e fundit nuk e pushuan aktivitetin e tyre me shkrimet dhe veprat e të gjitha llojeve - deri të ato historike dhe shkencoret cilat me punën e tyre të palodhshme kanë arritur të ndrisin shumë periudha, shumë ngjarje nëpërmjet të cilave i zbardhen shumë dilema, paqartësi, të cilat, sot e kësaj dite zvetënojnë historinë dhe peshën e rrjedhave të përgjithshme. Asociacioni për krijueset letrare në mërgatë ishte një nevojë imediate e kamotshme dhe si ide që doli nga një grup krijuesish të vyeshëm në mërgatë, cilët me në fund e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra të krijuesve në shtetet e tri kontinente e gjeten një gjuhë të përbashkët me asociacionet tjera si motra. Një prej këtyre mërgimtarëve është edhe poetja Minoza Gjeta, autore e tri librave te botuara me poezit

shtresimeve kuptimore dhe refleksive ” Në recesionin e Isak Gashit kushtua librin me të ri me titullin“Peng i shpresës” dhe bisedën të cilën e zviluam me këtë poete në mes tjerash thuhet:” Poetja Mimoza Gjetajt, krijusja dhe poetja, vjen këto ditë edhe me një libër të ri me poezi,të treten me radhë me titull shumë refleksiv dhe meditativ: “Peng i shpresës.

Libër me vlerat që sjellë porositë nga kjo poete

Pasi ka botuar kryesisht poezi në shtypin e kohës, në Shqipëri, Kosovë dhe në diasporë, ky është libri i tretë i saj, i cili, me vlerat që sjellë, sikur porositë se nga kjo poete priten prurje të reja poetike edhe në të ardhmen. Ndërkaq, duke lexuar poezinë e këtij libri, mund të konkludojmë, se e gjithë poezia e poetes Gjetaj, tregon, jo vetëm talentin e saj, por edhe vazhdimësinë e procesit krijues, të cilit i ka qëndruar besnike, për të krijuar poezi lirike me shumë shtresime kuptimore, ku dominojnë motivet nga më të ndryshmet shtegut të jetës, e cila mund të lexohet edhe si përjetësim i një dashurie të përgjithshme Shqetësim i përhershëm, mall i pa treguar, ndjenja të papërsëritshme, përvijim i çdo mendimi, respekt dhe përulje para figurës së saj. Kujtimet e vjetra të poetes dhe ecja e vetmuar në rrugë, me të vetmin merak, që kanë njerëzit në botë, nuk është shkruar me bojë, por me lot, pasi aty përmblidhet foshnjëria e veprimit të fëmijës, ndjenja e fajit për çapkënllëqet dhe për gjëra të tjera të pakëndshme, por ajo çka është më e rëndësishme, është se këtu kemi një monolog të tillë, që përjetëson këtë ndjenjë ekzistenciale dhe e ngre atë në kult. Jo pa qëllim, çdo ambient vishet me dritë dhe jetë, duke filluar nga figura qendrore e nënës, shtëpia, kopshti i bardhë dhe gjithçka që e rrethon.. Ndërkaq, edhe në poezinë e Gjetajt, atdheu, merr tjetër kuptim. Ai është pa fund dhe pa anë, krijon hapësira për të gjithë, dhe të gjithë duhet të punojnë për lulëzimin dhe begatimin e tij. Ajo e do atdheun njësoj, edhe kur ndihet e braktisur prej tij, edhe kur kaloi ditët më të bukura, edhe kur ka humbur mes kohëve më të vështira, edhe kur falte gëzim dhe shkëlqim.

Kujtimet e poetes, ecja e saj e vetmuar në rrugë, me të vetmin merak, që kanë njerëzit në botë, nuk është shkruar me bojë, por me lot ...

Poezia e Mimozës, do të shfaqet në të tjera përmasa, dhe do të marrë fizionominë e saj të plotë, kur në thelb dhe në përmbajtje, ajo do të trajtojë motivin e dashurisë. Si çdo poet, veshur me patetizmin shpirtëror, këtë zjarrmi të pafund, që shkon gjer në harbim, do të rrezatojë tabllon e gjallë të ndjenjës më të hollë, dedikuar dëlirit të bukurisë dhe delikatesës femërore. Duke realizuar këto motive, fjalët janë radhitur si notat muzikore, leximi i tyre ngjason me një simfoni, ku sinkroni i përgjithshëm nuk tingëllon në vesh, por drithëron zemrën, trondit tërë qenien, përçon emocione të papërsëritshme, duke mistizuar ndjenjat njerëzore. Fuqia dhe bota shprehëse e poetes, lidhë natyrën e bukur, plot lule, me ëmbëlsinë e dashurisë së vërtetë, detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit. Këtu ndjenjat e autores sigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë, të një dashurie që shkon përtej lumturisë, e një dashurie që kapërcen çdo limit, e një dashurie që nuk shkruhet me fjalë, por në trajtë llave djeg dhe përvëlon çdo shpirt. Të gjendur përballë një stili të tillë, një mënyre të veçantë, një lirike sa dinamike aq dhe të pasur, një rrjedhshmërie që të bën padyshim pjesë të saj, kupton përsosjen dhe madhështinë e poezisë, këtij substrakti shpirtëror, që shumë njerëz mendojnë se mjafton të rimosh dhe ç´do gjë funksionon, dhe harrojnë atë ç´ka është më e rëndësishme, shkrirjen e shpirtit dhe pasionit, një me botën profetike, që kërkon të shpalosësh. Talenti i kësaj poeteje, arrin të përthyejë disa nga konceptet e kohës, ta bëjë poezinë më kumbues, më jetësore, duke e kthyer në një mesazh përjetues, tek të gjithë njerëzit, anë e mbanë globit. Ajo shprehë qartë dobësitë njerëzore, kur për një zë zogu, që nuk e dëgjon më, shqetësohet, shkruan me zemër në dorë, me gjakun e ndjenjave të saj, nënshkruan jetën njerëzore, harrohet pas natyrës së llojit të saj dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe. Mimoza Gjetaj, pa dyshim se është një zë i ri poetik në letërsinë tonë bashkëkohore, i cili me jehun që sjell dhe sidomos me lirizmin, me të cilin ndërtohet, do të mund të renditet në plejadën e atyre autorëve, që fjalën e kthyen në art, dhe artin e ngritën në piedestal, për t´u treguar gjithë njerëzve, se universi poetik rrezaton shkreptimat më mbresëlënëse njerëzore dhe vizionare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat