Zekë traktoristi

Kultura

Zekë traktoristi

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 08:03
Fatmir Lohja

Në mëngjez më thërret kryeredaktori në zyrë. Më urdhëron për të ndjekur gjygjin e traktoristit, që ka bërë aksident me trenin .

Mos i var turinjtë! Të zgjodha ty, se Zekë Traktoristi , ka shumë humor.Ka dy muaj që ka ndodhur aksidenti. Me replikat e tija për ngjarjen, gjatë kesaj kohe po qesh i tërë qyteti. Përpiqu t’i grumbullosh, se mendoj ka për të dalë një shkrim i bukur humoristik. Talenti nuk të mungon. Afat për shkrimin nuk e ke, me kushtin se e dua shumë të mirë!- dhe më zgjati dorën ,me buzëqeshje të ngrirë.

Dola i mërzitur nga zyra e tij.Pata diçka në dorë, në përfundim.E kam tmerrë kur i lë punët përgjysëm. E përse? Se ka bërë aksident para dy muajsh treni me një traktor me goma. Lajmërova në redaksi adresën. Mora çantën e punës sëbashku me diktofonin. I mërzitur, si çapaçul,u drejtova për te gjykata e rrethit. Nga larg më ra në sy prezenca e shumë qytetarëve.

U afrova te kolegët. Më treguan se gjarja ka qënë një aksident . Nga mungesa vemëndjes, në fushatën e korrje e shirjeve të grurit,nuk e ka parë trenin, kur ka kaluar mbi shina. Në atë kryqëzim të dy rrugëve nuk ka qënë parashikuar roje nga hekurudha,që ta ndalonte. Fatmirësisht si ai ,edhe punëtori kanë shpëtuar me dëmë minimale. Punëtori theu dy brinjë fluturuese, ndërsa Zeka me pak hematoma në trup. Në njëmijë raste nuk shpëton asnjë nga shkapetja me trenin. Fati i tyre qe,se treni i goditi në cepin e rimorkjos, të ngarkuar me kashtë gruri.

Pse qeshnin kolegët me këtë fakeqësi nuk po e merrja vesh asgjë. Pas përshkrimit me imtësi të aksidentit, kolegët filluan të më tregonin replikat e Zekës, për të mbrojtur veten. Nga që njihet si humorist, janë grumbulluar shumë qytetarë, në sallën e madhe të gjykatës. Janë të bindur që Zeka nuk do të rrijë pa lëshuar një nga silurat e veta.

Kur e pashë për herë të parë Zekën, më zhgënjeu për namin që mbante mbi shpinë. Një koleg, më sqaroi, se në pamje të parë, ai të jep përshtypjen e një të pagdhëndurit, që i vjen era naftë, graso dhe pluhur arash .Ata që nuk e njohin, nuk u shkon ndermënd se ai i jep shumë rëndësi fjalës. Kjo është gracka që ai zë mburravecët. Me zgjuarsi u hap shtegun e arsyetimit. Edhe nursezët,që mërziten me replikat e tija,më pas qeshin me humorin e Zekës.

Ndonëse me ligjë qenë ndaluar besimet fetare, Zeka nuk e ka humbur asnjëherë besimin te i Madhi Zot. E deklaron kudo,se mëkat bën vetëm kur pi raki shumë.Për mëkate të tjera është qelibar si fildishi. Edhe gojët e liga nuk e akuzojnë më shumë se pijanec me namë.

Replikën e parë e ka nisur në spital. Pas dy ditësh e ka vizituar një burrë i zymtë. E ka pyetur se si ndjehet me shendet. Zeka,me natyrë gazmore,e ka kaluar si gjë të thjeshtë shëndetësore.

Shendeti është shendet, dhe puna është punë,- pas pak e ndryshon bisedën i zymti.

Më kanë urdhëruar mjekët, që të rri dhjetë ditë shtrirë në spital, prandaj po të them me sinqeritet, se nuk jam i gatshëm për punë, ndonëse fushata e korrje ,shirje të grurit është ne kulmin e vet, - i përgjigjet Zeka me sinqeritet.

Nuk kam ardhur këtu për punë bujqësie, por për punë të tjera.

Çfarë punë bën ti?

Jam hetues.

A nuk munde të më prisnje , kur të dilja nga spitali?

Çështja është e rëndësishme, se je aksidentuar me trenin e pasagjerit. Qëndra lart kërkon informacione të sakta ,dhe të shpejta.

Për hajër na daltë!- uron Zeka.

Përpara se të kalonit mbi shinat e trenit,a e keni parë një tabelë njoftuese?- e pyet hetuesi me shumë seriozitet.

E sa e madhe është tabela?- e pyet Zeka, kinse nuk po merrte vesh, se për çfarë njoftonte.

Eshtë diçka një metër e gjërë, njëgjysëm metri e gjatë, ose një me një metër,….

Meqë nuk po je i saktë në përmasa, a ta bëjmë siperfaqen e saj dy ,me tre metër, - i hap granckën Zeka.

Dakort jam.

E çfarë lajmëron ajo shoku hetues?

Tabela njofton ,se në atë mbikalim ka rrezik nga treni.

Në një rrugë të drejtë hekurudhore, m’i mori i Madhi Zot mendt,dhe nuk pashë trenin me dymbëdhjetë vagona, t’i po më kërkon nëse e pashë një tabelë qyqare, anës rrugës!? A ke mend të tjera, mor burrë?

Mos e përmend Perëndinë! Jemi i vetmi shtet ateist në botë. Mos e rendo veten më shumë! Nga nenet e sabotazhit të pronës socialiste,të futesh edhe në nenet e agjitacionet e propogandës fetare.

Nuk po të kuptoj zoti hetues. Nisi me më dhimbtë koka.Kur të dal nga spitali bëj çfarë të duash,se mesa duket shpëtova nga aksidenti, e paskam rënë në dorën tënde!

Eshtë diktatura e proletariaitit, dhe jo unë që të ndeshkon me ligjet e saja, - dhe hetuesi largohet nga spitali duke përshpëritur me veten.

Kur hyri trupi gjykues, salla ra në qetësi. Gjykatësi ,qe një djalë i ri,fringo i sapo i punësuar në drejtësi. Ndihmës gjygjtarët, përfaqësues nga klasa punëtore, e njihin Zeken me dhëmbë, e dhëmballë. Nisi pyetjet sekretaria:

Emri?

Zekë.

Emri babës?

Ndue.

Mbiemri?

Traktoristi.

Nuk ka të tillë mbiemër në rrethin tonë.

Kështu me njohin gjindja.

Si e ke mbiemrin në letër-njoftim?

Atje, si mbiemër kam emrin i gjyshit, Kolë.

Në sallë nisi qeshja nën zë. Deshmitarët, përgjithësisht punonjës të SMT-së. i nisnin deshmitë duke mbajtur qëndrim kritik ndaj aksidentit. Më pas e vazhdonin duke e ngrejtur lart në qiell Zekën, si në; punë ; familje ; shoqëri ; lagje ; ….. Edhe gjygjtarit i ra në sy, se të gjithë dëshmonin me emrin Zekë Traktoristi. Nga ky fakt iu largua mendimi i keq, i cili u krijuar në dhënien gjeneracioneve .

Përpara se trupi gjykues të terhiqet për të marrë vendimin në emër të popullit, i jepet fjala e fundit të pandehurit Zekë!- urdhëroi me ton gjykatësi.

Ra një qetësi e frikshme në sallë. Zeka u ngrit në këmbë jo me energjitë e zakonshme. Kalonin sekondat dhe ai nuk po nxirrte një tingull. Më pas, kur e ndau mendjen, u përqendrua. E drejtoi shikimin lart në qiell. Iu kujtua neni i agjitacionit dhe e propogandës fetare, pra nuk mund të kërkonte ndihmë nga i Madhi Zot. U përqendrua te trupi gjykues.

Meqë më fali treni, apo me falni edhe ju trupi gjykues!- i doli lutja nga shpirti.

Në sallë plasi e qeshura me zë të lartë. Edhe gjykatësi , me veshtirësi, e mbante të qeshurën, për të mos i dalë jashtë në publik. Ia kërkonte detyra seriozitetin maksimal. Kur trupi gjykues u tërhoq , për të marrë vendimin,shokë , miq, dashamirës ,i afroheshin Zekës , duke i thënë përgjithësisht të njëjten shprehje:” I madh ke qenë,e i madh do të mbetesh.!”

Salla u qetësua vetëm kur rihyri trupi gjykues për të dhënë vendimin. Gjykatësi lexoi shumë faqe letër, për përshkrimin e ngjarjes. Në sallë nuk dëgjohej miza. Ne fund i pandehuri Zekë Kola, denohej tre muaj me kusht . Entuziazmin e te pranishmeve e nderpreu Zeka me pyetjen, që i drejtoi gjykatësit.

- Pse më dënove me kusht?

- Që të zesh mend, të mos i dalësh më trenit përpara. Jam i bindur, se po e përserite , nuk do të vish më në gjykatë, se nuk ka burrë nënë që të ndalon të shkosh te të shumtit, - i përgjigjet gjykatësi me ton.

- Mirë ma ktheve përgjigjen. Jam dakort me vendimin që morët. - u përgjigj Zeka mendueshëm.

Me largimin e trupit gjykues, Zeka, i gëzuar , u printe shokëve, për t’u dhënë kafe . Qe i bindur ,se shpëtoi pa shkuar asnjë ditë pas hekurava të burgut, nga përkrahja e kolektivit të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat