Një zë elitë në qarqet shkencore kulturore shqiptaro-  gjermane

Kultura

Një zë elitë në qarqet shkencore kulturore shqiptaro-  gjermane

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 12:26
Nga kryesia e Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë nga Mërgata Shqiptare në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Fati i ynë është se ky intelek6tual dhe shumë të tjerë shqiptarët në mërgatë, tashmë nuk është i rrallë nga radhët tona që vepron në një shtet me traditë dhe me zhvillim - si është Gjermania. Zëri i tij është zë elitë i Kosovës në qarqet shkencore e kulturore gjermane, por edhe shqiptare, për çka më së miri shihet në përmbledhjen e shkrimeve në librin e tij me titullin “ Rrugëtimi publicistik”

Në recesionin Faruk Tashollit të prezantuar në promovimet e botimeve të reja mbajtura ne Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë dhe në diasporë   kushtua të librit me titullin “ Rrugëtim publicistik” të shkrimtarit mërgimtarit Driton Gashit në mes tjerash u thuhet: “ Mërgimtarët shqiptarë në Gjermani dhe në shumë shtete të Evropës dhe botës, kur e kur më herët, sidomos pas vitit 1990, nga presioni politik, ekonomik dhe policor serb në Kosovë e po ashtu edhe nga viset shqiptare në Maqedoni pas shembjes së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri, vërshuan me të madhe duke kërkuar strehim për të mbijetuar ose edhe për ta shijuar një jetë më ndryshe në vendet e lira demokratike. Shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia, mërgimin ekonomik e provuan që në vitet shtatëdhjetë, ku pjesa më e madhe e tyre, si krah pune, mërguan pa familje me shpresën për kthim sa më të shpejtë. Por rrjedhat e kohës diktuan që ata të vazhdojnë qëndrimin deri në pleqëri, ku disa, edhe pse me vonesë, me vete morën edhe familjet e tyre. Për ta ruajtur identitetin kombëtar, në bazë  ligjeve, sidomos në Gjermani, në vitet tetëdhjetë u hapën shkolla paralele edhe në gjuhën shqipe, me mësim plotësues në këtë fushë. Nga Kosova e atëhershme erdhën edhe një sërë mësuesish, të cilët punuan me nxënësit shqiptarë. Por edhe një pjesë e mësuesve, edhe ashtu të rrallë, morën me vete edhe familjet.

Intelektuali i tashëm, Driton Gashi, në Gjermani erdhi si fëmijë i mësuesve shqiptarë në moshën 15-vjeçare, mësues këta që filluan punën me fëmijët e mërgimtarëve tanë. Dhe që nga ajo kohë, ai vazhdoi me shkallët e shkollimit në gjuhën gjermane, për të mbaruar edhe studimet universitare dhe pasuniversitare në një shtet me traditë të pasur të institucioneve edukativo-arsimore dhe shkencore.

Shkrimtari Driton Gashi shquhet edhe në fushën artistike në  muzikën e lehtë si këngëtar me përvojë,

Por formimi intelektual i Driton Gashit u bë në dy vija kryesore, në jetën dhe në institucionet gjermane, por edhe me ndihmën e literaturës shkencore, letrare, historike e publicistike shqiptare. Formimi i tij intelektual tashmë shfaq ndikimin vendimor edhe në jetën dhe kulturën kombëtare shqiptare, që është me interes të veçantë për ne. Në aspektin profesional si filolog dhe pedagog, Driton Gashi jep kontributin e vazhdueshëm në shoqërinë gjermane, ndërsa përvojat e tij nga kjo fushë i bashkë dyzon edhe me të arriturat në fushën e kulturës dhe dijes shqiptare, për çka vijnë edhe një vistër studimesh me rëndësi.

Por fusha e tij e veprimit dhe e interesimit nuk ndalet vetëm këtu. Driton Gashi shquhet edhe në fushën artistike, sidomos në interpretimin e muzikës së lehtë si këngëtar tashmë me përvojë, ku ka edituar tri albume me këngë tradicionale dhe moderne shqiptare, por edhe gjermane dhe angleze. Kështu ai sot paraqet një figurë nderi në komunitetin e gjerë shqiptar të mërguar në Gjermani. Për më tepër dhe çka është edhe më me rëndësi, ky intelektual poliedrik, letërsinë shqiptare ka kohë që e sjell para publikut gjerman, duke përkthyer disa nga shkrimtarët e tij të preferuar shqiptarë në gjuhën gjermane, ku është shndërruar një urë lidhëse mes dy kulturave dhe fushave të arteve.

Të gjithë këto që u thanë më lartë, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi, reflektohen edhe në këtë libër të titulluar „Rrugëtim publicistik“, ku Driton Gashi përfshin disa nga shkrimet e tij dhe të të tjerëve për të, që në një mënyrë shfaqin portretin e tij krijues dhe angazhimin intelektual në shoqërinë gjermane dhe atë shqiptare jo vetëm në jetën e mërgimit në Gjermani, por edhe në Kosovë. Të gjitha këto shkrime, si: ese, vrojtime sociale, recensione, intervista apo reagime të çastit për fenomene shoqërore apo kulturore, shpalojnë shpirtin dhe vitalitetin e mendimit të një intelektuali aktiv në jetën shoqërore e kulturore gjermane, pjesë e së cilës janë bërë edhe shqiptarët në forma të ndryshme të jetës.

Ky shkrimtar shqiptar para publikut gjerman ka përkthye  disa vepra në gjuhen gjermane

Por në librin që po i ofrohet lexuesit shqiptar, Driton Gashi më shumë ka përmbledhur shkrimet dhe reagimet e tij në fushën shoqërore, ku sa merret me gjendjen e komunitetit shqiptar të mërguar dhe me pjesën e mbetur në atdhe dhe njëkohësisht me relacionet që janë krijuar në këtë lidhje të natyrshme brenda kombëtare. Pozitën e mërgimtarit shqiptar autori sa e shtron si temë, sa si dilemë, por edhe si zgjidhje të ardhmërisë, ku me inter komunikime moderne dhe të sofistikuara, bota përgjithësisht është zvogëluar dhe vërshimi i shqiptarëve në të është i dukshëm në shumë sfera. Autori ndalet edhe te shumë sfida, para të cilave ndodhet shqiptari i mërguar, qoftë në tretmanin e tij në shtetin e huaj ku jeton, qoftë në rrezikun e asimilimit kombëtar e gjuhësor, por edhe në trajtimin e mërgimtarit nga bashkëkombësit, që në të shumtën e rasteve nuk është adekuat. Vendet e origjinës mërgimtarin shqiptar ende e trajtojnë me klishetë e vjetra, pa ditur se me gjithë ngecjet si komunitet, një përqindje jo e vogël sot përbëjnë pjesën intelektuale në shtetet ku kanë mërguar. Sot kemi një armatë dijetarësh të rinj, të ngritur e të shpërndarë nëpër shtetet e zhvilluara, që bën dyfishin e intelektualëve të lartë në atdhe ose edhe më shumë. Prandaj edhe në reagimet intelektuale të Driton Gashit, kur trajtohen temat sociale, domosdo kërkohet një qasje e re ndaj mërgimtarëve, një raport afrues e jo refuzues, që do ta forconte komunikimin dhe konvergjencat intelektuale për ta krijuar atë boshtin udhëheqës të shoqërisë elite shqiptare në të gjitha fushat e jetës, të dijes e të kulturës.

Libri „Rrugëtim publicistik“ i Driton Gashit, sa ofron tema interesante dhe të dobishme për lexuesin, në një mënyrë shfaq edhe angazhimin intelektual të autorit në fushat ku ai është i angazhuar, si një zë shqiptar që nderon kombin nga i cili vjen. Por, fati ynë është se ky intelektual, tashmë nuk është as i vetëm e as i rrallë nga radhët tona që vepron në një shtet me traditë dhe me zhvillim të gjithanshëm elit si është Gjermania. Zëri i tij është zë elitë i Kosovës në qarqet shkencore e kulturore gjermane, por edhe shqiptare, për çka më së miri shihet në përmbledhjen e shkrimeve në këtë libër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat