Lamtumirë shkrimtari ynë i preferuar Kasëm Trebeshina

Kultura

Lamtumirë shkrimtari ynë i preferuar Kasëm Trebeshina

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 12:30
Sulejman Mehazi

Lamtumirë shkrimtari ynë i preferuar Kasëm!, lamtumirë për padrejtësitë letrare e artistike nga ata që s'kishin lidhje  me mbretërinë e lartësisë letrare e artistike.

Të xhelozuan, të xhelozuan, artikullshkruesit poltro-komunistë, romansierët, novelistët, dramaturgët përkulo-enveristë nga lakmia e të shkruarit, nga guximi juaj artistik, nga forca e të shprehurit, nga mistika çmendurake e psikologjike të Oldinit tuaj, ti ishe përtej Stinëve të Stinëve letrare-komuniste, ishe Makami më i lartë shpirtëror i Golgotës shqiptare.

Ankoheshe se rrezikshmëria më e madhe e veprave tua vinte jo vetëm nga pseupatriotët komunistë, por edhe nga klanet e fuqishme pseudoletrare; të kuptojmë, të kuptojmë plotësisht, dhe, sot e kësaj dite klanet e tmershme letrare ekzistojnë e janë të lidhur shtetërisht me të gjitha privilegjet, po megjithatë ju mbetët shkrimtari e dramaturgu më i preferuar për ne; të dobëtit bëjnë klane, ata s'mund të veprojnë vet, i dashur Kasëm, qëllimi i tyre është  zhurmëshmëria artistike për së gjalli, kurse veprat tua do këndojnë e vallëzojnë bukur e këndshëm, që tani, pas vdekjes suaj. Shkrimtarët e vetmuar çdoherë  mbesin të përjetshëm, klanistēt të përkohëshëm e të vdekur, i nderuar shkrimtar Kasëm Trebeshina.

Zoti ju mëshiroftë në botën e përtejme me Parajsë, kurse familjen tuaj të gjallë e begatoftë me tē gjitha të mirat e kësaj jete! EL-FATIHA!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat