Vargje dashurie, për ty, Kosovë...

Kultura

Vargje dashurie, për ty, Kosovë...

Nga: Zymer Mehani Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 09:46
Zymer Mehani

Kosovë e shtrenjtë,
vendlindja ime e dashur
Tokë etërish e bijsh
dhe bijash si shqipe mali
Si të të lë në lëngatë
e në vuajtje dhe në varfëri
Ty të kam në shpirt
në frymën e trashëguar prej të parëve
Kosovë-tokë dardane,
vatër e shqiptarëve

Si të të lë, Kosovë e dashur
në dremitje e mynxyrë
Në angullimën e përmbytur,
në ngërç e në mundim
Që sikur shkëmb mali
me shekuj ta zunë frymën
Kosovë-tokë arbërore
për vargun tim frymëzim

Kosovë kreshnike,
o fushë e paanë plot lulëkuqe
Kosovë, o Shqiponjë Flamuri,
e therur për hakmarrje
Kosovë, o vend trimërie
që digjesh në zjarrin e urrejtjes
Të armikut shekullor,
Kosovë o dheu arbëror

Kosovë, o dashuri mbi dashuritë,
për mua je prore
Ta dua Ribashkimin
me vatrën stërgjyshore
Kosovë, lulegjaku ,
moj lule Ballkani
Të lakmuan sa s'ka më
krajli e sulltani

Kosovë, atdhe shqiptar,
fole e Shqiponjave
Djep kreshnikësh prore,
vatër e heronjve
Mbi qiellin tënd
mbret është veç Kuqezi Flamuri
Kosovë-o tokë dardane,
kala prej shkëmbi, guri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat