28 nëntori dhe Gjergj Kastrioti 

Kultura

28 nëntori dhe Gjergj Kastrioti 

Nga: Gjon Keka Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 18:11
Ilustrim

Jemi në muajin që na e bekoi Gjergj Kastrioti me ardhjen e tij për çlirimin e Arbërisë nga zgjedha e rëndë e pushtuesit turk.
Ardhja e tij dhe ngritja e Flamurit të bekuar të tij janë data dhe vepra të cilat janë shkruar me shkronja të arta qiellore në librin e historisë së pavdekshme botërore.
Këtu më poshtë po sjell poezin e Asdrenit për Flamurin tonë që na dhuroi Gjergj Kastrioti :

Flamuri Kombëtar

Asdreni

Ngjyr' e kuqe si e zjarrit
Dhe shqiponja me dy krerë
I qendisun me pe t' arit
Gjer' e giate bukur prerë.

Qindra vjetë kanë shkuar
Dit' te zeza e plot me ti,
Po ty fama s't' është shuar
M' gjith ç' u trete u bëre hi.

Atë ditë qi t'u shojte
Shqiponja pra na fluturoj,
Po sot jetën ti q' e njojte
Ajo prap me ty qindroj.

Ushtetare të shendoshe
Me nji zemer e te flakte,
Moj shqiponje bukuroshe,
Po mundohen jo te pakte.

Ti je hyll' i mirësisë
Edhe engjëll' i shpëtimit,
Se ti i dhe djelmurisë
Të bukuren lule të kujtimit.

Nene ty pra djelmurija
Me deshirë e me shpresë
Do leftojë qi Shqypnija
Të lulzojë e të mos vdes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat