Kosovë e bukur

Kultura

Kosovë e bukur

Nga: Zymer Mehani Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 08:35
Zymer Mehani

Kam ëndërruar lirinë tënde
Që të mungoi me shekuj
Kosova ime e paepur

Edhe fushat e malet tua të larta
T'i puthja kisha dëshirë
Kosova ime e lirë

T'i përqafoja brigje e kodriçe
Digjesha nga malli
Kosova jonë kreshnike

Flamurin kuq e zi e  gjuhën amtare
Ah sa shumë t'i dua
Moj Kosovë shqiptare

Dhe dëshmorët tu dua t'i përqafoj
T'u them LAVDI O TRIMA
Kosovë e bukur, moj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat