Për mësuesin Pandeli

Kultura

Për mësuesin Pandeli

Nga: Dea Halimi Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 12:37
Dea Halimi

As shkronjë shqipe, as shkollë dot.

Çdo gjë mbyste jetën në robëri.

Në Korçë, mësues Pandeli Sotiri - patriot,

Në mes të errësirës ndezi një qiri –

 

Hapi shkollën e parë shqipe, në Arbëri,

Të tingëllojë fjala e zemrës tërë kumbim;

Ti mbete pishtar në errësirë, Pandeli,

Për çdo 7 mars, të kujtojmë me gëzim.

Për çdo 7 mars, të kujtojmë pa mbarim.

 

Flasim 36 shkronjat, me etje një e një;

A-ja prin e me radhë te Zh-ja e zgjuar,

Në Manastir lindur, për dritë të amshuar,

Sa të ketë zemër ky popull dhe liri.

 

Vargje për paqen 

 

Paqe do të thotë cicërima e zogut miturak

Në fluturim hapësirës nga dega e  mollës

Në ardhje e shkuarje qiellit të kaltër të shkollës,

Deri te abeceja e shkruar  në shuplakë.

 

Paqe është qielli me plot pëllumba në pemë

Është njëra degë e lulëzuar e tjetri  rremb

E zgjuar në udhëtim të pafund kudo gjithësisë

Me pije të ëmbël në zemër të mirësisë

 

Me zëra të hareshëm në të gjitha gjuhë në botë

Me dashurinë e lumturinë e secilit nga thotë

Të dua nënë motër vëlla e ti që e kalon jallinë

Në fustan të blertë me kalli qëndisur pavarësinë.

 

Paqe është ajo që flet lirinë në gjuhë të vet

Është motra me të vëllain e vogël

Kaq të vogël  sa një mollë sa një gogël

E merr për dore e del të shëtisë në qytet.

 

Kthen pak në ëmbëltore e  në bibliotekë pak

Marrin libër të ri e aty lexojnë rrëfime dashurie

Për fëmijët pa dallim race e gjuhe e etnie

Në kopshtin e botës  në një valle me bistakë.

 

Liria 

Liria është babi im,

Është Mami dhe ajri i atdheut.

 

Është rruga nga ti me dashuri

Për dore më mban deri në shkollë;

Liria është bukuroshe belhollë,

Në kokë e qëndisur me kurorë

Prej lulesh  të çelura në mollë,

Prej gjethesh të ullirit

Stërpikë prej klorofilit.

 

Liria është uji nga pikon në krua,

Është buzëqeshja jote, mami,

Nga shkruan vargjet për mua.

 

Liria është Manifestimi

i poeteve shqiptare në Vushtrri

Dhe pjesëmarrja ime aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat