Ceka: Ministria aktuale e kulturës mafioze, e mëparshmja megalomone

Kultura

Ceka: Ministria aktuale e kulturës mafioze, e mëparshmja megalomone

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 22:02
Neritan Ceka

Arkeologu Neritan Ceka lëshon akuza të forta ndaj Ministrisë së Kulturës, e cila sipas tij ka një histori mafioze.

Ai thotë se Instituti i Monumenteve është marrë në dorë nga biznesi. I vetmi shqetësim për ta, sipas tij, është se cila firmë do të përvetësojë asetet që ka në menaxhim Ministria e Kulturës.

“Kemi një ministri që ka ndërtuar strukturë në vend të strukturave shkencore që kishte para instituti i monumenteve, ku drejtohej nga drejtorë shkencash. Sot i ke të gjithë pa arsim përkatës. Kjo është prapavija e bizneseve që kanë marrë në dorë drejtimin e institutit të monumenteve që ka qenë një institut shkencor dhe e kanë kthyer në një institut që është pjesë e bizneseve. 

Gjithë ditën e perëndisë merren se cila firmë do të marrë ato asete të pakta që ka në menaxhim Ministria e Kulturës”, u shpreh Neritan Ceka.

Duke u ndaluar tek Parku i Apolonisë, Ceka i ftuar në Ora Neës tha se ky rast është një bashkëpunim i keq i kësaj ministrie me delegacionin europian.

Pyetje: Në bisedën paraprake folëm për Parkun e Apolonisë. Ju thatë se aty një eksperiencë të hidhur me menaxhimin nga të huajt?

Neritan Ceka: Kjo është një ministri që ka histori mafioze me njerëzit që aktivizohen, me njerëz që e menaxhojnë. Nuk dua të përzi ministren që iku që kishte megolomani të theksuar kur thotë që shqiptarët nuk dinë të menaxhojnë, nuk kemi specialistë. Kemi një ministre që akoma që se kemi provuar.

Normalisht ka një edukatë dhe sjellje shumë më civile se ajo që iku dhe besoj që është një person me të cilin mund të hapim dialog nëqoftëse ka kuptuar se gjithë struktura që ka prapa nuk është e saj, është e dikujt tjetër. Ajo është vetëm figura që mbulon atë që ka mbrapa.

Rasti i Apolonisë është një bashkëpunim i keq i kësaj ministrie me delegacionin europian. Para 7-8 vjetëve, delegacioni europian dha 830 mijë euro për Apoloninë, i menaxhoi Ministria e Kulturës dhe nga gjithë historia, po shkoni në Apoloni nuk gjeni 1 euro në objekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat