Historia e shqiptarëve duhet rishkruar

Kultura

Historia e shqiptarëve duhet rishkruar

Nga: Luftulla Peza – Liljana Peza Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 18:58
Luftulla Peza

Shtytjen me shkrue këtë artikull e morëm nga shkrimi i prof. Neritan Cekës, “A duhet rishkruar historia?” botuar në gaz.Panorama ditët e fundit, me të cilin në mjaft çeshtje përputhemi, por në disa kemi gjykime të kundërta, që po i shtjellojmë më poshtë.

Historia është disiplina shkencore, që merret me studimin dhe shkrimin e së kaluarës,por ashtu siç përshkruhet në dokumente. Me fjalë të tjera historia e një vendi, populli apo më gjerë, shkruhet mbi bazën e dokumenteve ekzistuese, të cilat pasurohen çdo ditë, sepse zbulohen dokumente të reja. Prandaj edhe pjesë të caktuara të historisë, me gjetjen e dokumenteve të reja, rishkruhen, për ta paraqitur ate sa më të plotë dhe të saktë.

Në enciklopeditë shkruhet, që fjala “histori” vjen nga latinishtja, por që fillin e ka te greqishtja.

Por në fakt fjala “HISTORI” rrjedh nga dy fjalë të gjuhës së lashtë pellazge/shqipe: IS + TERR = që don të thotë “ISTER, është ERRËSISË”. Dhe në fakt historia merret me atë pjesë të veprimtarisë njerëzore, që është e errët, nuk njihet dhe kërkon të ndriçohet në bazë të dokumentave. Këto fjalë më pas u shndruan në “ISTERIA” apo “ISTORIA”, ku hynë nga gjuha etruske, një dialekt i gjuhës pellazge/shqipe dhe sot përdoret e shkruar si “HISTORIA”.

Periudha e veprimtarisë njerzore para shfaqjes së shkrimit, quhet parahistoria, që mbaron në shekullin e 6 p.e.s., kur pellazgët shpikën shkrimin dhe shkruan fjalët e tyre të para “UJI” dhe “DORA” në poçeri. Këtu fillon çarja e parë midis studiuesve shqiptarë.

Dogmatikët as nuk duan ta dëgjojnë emrin “pellazg”, as për qytetërimin e tyre të madh dhe të parë në botë dhe aq më tepërpër lidhjen e ngushtë të pellazgëve me shqiptarët, si të mbijetuarit e tyre në kohën moderne.Dogmatikët në studimin e historisë nuk bazohen në dokumente, por në leksionet e marranga mësuesit e tyre dogmatikë dhe disa studiues perëndimorë, që nuk e njohin historinë e shqiptarëve dhe janë të prirur të mbushin me te faqet e historisë greke. Këtyre nuk u bën përshtypje që shkelin disiplinën shkencore në trajtimin e historisë, sepse nuk marrin parasysh dokumentet siç janë mbishkrimet e lashta, por as literaturën bazë për problemin.

Studiuesit realistë çdo gjë e kanë bazuar në dokumente dhe prova të pakundërshtueshme, që përfolen çdo ditë nga dogmatikët, por që nuk janë në gjendje ti rrëxojnë shkencërisht.

Çdo vend ka institucionet e veta, që studiojnë historinë dhe këta e përditësojnë historinë e popullit të tyre çdo kohë, në përputhje me dokumentat, që gjinden. Në Shqipëri puna ndodh ndryshe: dokumentat janë në varësi të shkruesi të historisë, i pranon ose jo, ato mund edhe ti shtrembërojë qëllimisht. Para disa vitesh arkeologu i njohur në Sarandë Halil Shabaninë kartelat e objekteve arkeologjike shënonte me të drejtë “objekt ilir”, por drejtori i kulturës së rrethit, një minoritar grek, i thartuar me helenizmin, i thotë ta ndryshojë shënimin në rregjistër në “objekt helen, grek”. Arkeologu i ndershëm Halil Shabani nuk pranoi të falsifikojë origjinën e objektit arkeologjik. Për këtë u pushua nga puna dhe në vend të tij vunë një druvarë minoritar grek. Ministri e kulturës nuk ndërhyri. Kështu falsifikohet historia jonë, në kundërshtim me detyrën që ka shkenca e historisë dhe dokementet e lashta /shih L.Peza, arkeologjia shqiptare, 2019/.

Mbaj mend kur isha në shkollën fillore, në librat tonë të historisë, jo vetën Skender Beu, por edhe Filipi i dytë i Maqedonisë, Aleksandri i Madh, Aristoteli, Pirro i Epirit trajtoheshin si shqiptarë të lashtë, që kishin folur gjuhën shqipe dhe që i jepnin nder emrit shqiptarë. Në këtë kohë pellazgët ishin të parët në historinë tonë. Por më pas, pas viteve 60-70 dhe sidomos me ngritjen e Akademisë së Shkencave, trajtimi i historisë dhe gjuhës sonë ndryshuan shpejt. U hoqën pellazgët, u hoqën shqiptaro/maqedonët e mëdhenj, librat e vjetër u arshivuan, për të mos u hapur kurrë.

A.Buda dhe E. Çabej, dy dogmatikëtmë të mëdhenj në shkencën shqiptare, pasi zunë kreun e akademisë, futën në historinë dhe gjuhsinë tonë idetë e leksioneve nga mësuesit e tyre në Austri, që nuk e kanë njohur në themel as gjuhën shqipe dhe as historinë e shqiptarëve.

“Ilirët nuk e kan zotërua shkrimin dhe nuk kanë lënë dokuntet të shkruara, prandaj edhe lidhja me shqiptarët është e kondicionuar. Pellazgët, maqedonët dhe popujt e tjerë të lashtë të Ballkanit nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët”, ishin disa nga tezat tyre.

Këto ide të mësuesve austriakë duheshin kontrolluar me studimin konkret të historisë dhe gjuhës sonë. Por dy tëmëdhenjtë e akademisë sonë zgjodhën rrugën më të lehtë, i pranuan ato si të vërteta obsolute, megjithse idetë ishin në kundërshtim me disa studiues të shquar më të hershëm shqiptarë si N.Keta, Xh. Krispi, J. De Rada, Kamarda etj. Ata as një herë nuk ju futën punës për studim të plotë të historisë sonë dhe gjuhës ilire, thrake, epirote, maqedone etj., që Qytetërimin Pellazg e çuan më përpara me qytetërimet e tryre. Studimi i këtyre gjuhëve u krye vetëm vitet e fundit në librin “ Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja Pellazgjike e gjuhëve”, 2018 të autorëve Peza.

Sot historinë dhe gjuhësinë tonë e ka marrë lumi, ajo çdo ditë po rrënohet dhe do të rrafshohet në se nuk pastrojmë Akademinë e Shkencave dhe Akademinë Albanologjike, dy institucionet, që punojnë me zell kundra historisë dhe gjuhës shqipe. Do të zhduken edhe ilirë edhe epirotët nga historia, sepse institucionet e mësipëme me shpejtësi po rendin të fusin në trojet tona “Periudhën Helenistike”, që çdo gjë e kanë bërë grekët dhe kështu e gjithë historia jonë do të përpihet nga historia e Greqisë, që më pas edhe Shqipëria e jugut të bëhet pjesë e saj.

Por e vërteta historike, megjith manipulimet e mëdha, nuk zhduket dot, sepse për te flasin dokumentet, që nuk janë studiuar nga përpiluesit e historisë së shqiptarëve.

Historia e vërtetë e Ballkanit ndahet në këto periudha historike, (sipas autorëve Peza, botuar në Dodona, nr. 3, 2018):

1-PALEOHISTORIA(paleoliti)[1]. Është koha në histori, që fillon me shfaqjen më të hershme të përdorimit të veglave të gurit nga njeriu primitiv (homininët) rreth 3.3 million vite më parë, deri në fund të kohës gjeologjike Pleistocen, rreth 12 mijë vjet më parë.

Sipas njohurive të sotme shkencore mendohet se qendra ku ndodhi ndarja e degës gjenetike të njeriut nga majmuni (shimpanze) nuk është Afrika, por Ballkani. Janë studiuar mbetjet e dy fosileve: një nofull e poshtme e gjetur në Greqi dhe një dhëmb i zbuluar në Bullgari, që i përkasin të dyja homonidit Graecopithecus[2]freybergi, e datuar 7.2 milion vjet më parë, që shënon njeriun më të vjetër, që është ndeshur në botë dhe që është më i vjetër se lloji afrikan i pranuar deri tani Sahelanthropus tchadensis, datuar 7 milion vjet i vjetër. Në Ballkan është ndeshur edhe fosili i majmuno-njeriut më të vonë me disa tipare të njeriut: Ouranopithecus [3], përfaqësuar nga llojet O. macedoniensis, gjetur në Greqi, në depozitime miocenike[4] të vona 9,6-8,7 milionë vjet më parë dhe O. turkae nga mioceni i vonëi Turqisë, 8.7-7.4 milionë vjet e vjetër.

Gjatë gurlashtit të mesëm në trevën Ballkanike ka jetuar njeriu Neandertal, ende me disa tipare shtazore, ndërsa gjatë gurlashtit të vonë njeriu modern Homo sapiens, që shfaqet 44.000 vjet më parë.

Historia e Ballkanit, bazuar në shumë dokumente, ndahet në këtë mënyrë:

PELASGIAN PERIOD

MACEDONIAN PERIOD.

ILLYRIAN PERIOD

Sot

12-2 th.y BC -10 -9 -8 -7 -6 -5 -4 -3 -2 -1 0 +1 +2

Periudhat historike të Ballkanit (numrat: 12-2 mijëvjeçarë p.e.s., -10-0 shekuj, +1,+2 mijvjeç.)

2-PERIUDHA PELLAZGJIKE. Fillon gjatë gurmesmit (holocen, 12 mijë p.e.s.,) me zbutjen e kushteve atmosferike, fillon jeta e njeriut jashtë shpellave, fillimi i arave dhe farmave, që shfaqet në Ballkanin Qendror. Gjatë kësaj kohe njeriu kishte ngritur besimin fetar tek Zeusi me Zeuastikën Pellazge, shembëlltyra e të cilit ishte shqiponja. Prandaj njerzit e besimit fetar tek Zeusi/Shqiponja, u quajtën “SHQIPTAR”.

Gjatë gurvonit në Ballkanin Qendrorshquhet zhvillimi i Qytetërimit Pellazg, ku shenohen fillimet e bujqësisë europiane. Ndërtohen arat dhe farmat (emërtim nga fjala shqipe “FARA”) me shtepitë e para, fillon përpununimi i gurit, baltës, poçeria, mbarshtrimi i blegtorisë, përpunimi i qumshtit, leshit, lëkurës, endja e copës me vegjën e parë, gërmimi i parë mineral dhe shkrirja e bakrit. Me rëndësi të madhe është shpikja e shkrimit më të lashtë në botë, ku në poçeri shkruhen fjalët: VIJV = UIJU = UJI dhe DOR = DORA, fjalë të gjuhës pellazge/shqipe. Njerzit, që ndëtuan arat e parau quajtën ARBAN, që janë ALBANËT e sotëm.

Në këtë qytetërim ndërtohet alfabeti i parë në botë: A, B, b, D, E, F, H, ʘ, I, J, Λ, M, m, N, O, P, q, R, T, X, U, V, Y, W, Z, Ψ dhe numrat e parë në histori: 1 dhe I, II, III, IIII (4), IIIII (5) dhe IIIIII (6). Njerzit besonin tek Zeusi/Zoti, që dëshmohet nga simbolet e besimit fetar: kryqi,që u përdor më pas nga ilirët dhe sot nga kristianët, Zeuastika Pellazge (kryqi i thyer), ylli i quajtur i Davidit, që përdorej nga Skenderbeu etj.

Gjatë kohës së bronzit (3000-110 p.e.s.) ndodhën ndryshime të tjera thelbësore shoqërore, formohen qytet-shtetet, mbretëritë e para, që shpesh njihen si qytetërime të veçanta, ku shquhen:Troja,Esmirna, Mikena, Sparta, Theba, Athina, Tirinsi, Knosi, Dodona, Butrinti, Imara, Oriku, Aulona, Apollonia, Dyrahu, Lisi, Iskodra etj. Gjuha ishte një, gjuha pellazge, vërtetuar në Iliasin dhe Odisenë e Omerit dhe në mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Thebës etj., shekulli 8 p.e.s. Kjo gjuhë u trashëgua më pas nga ilirët, dardanët, maqedonët, thrakët, epirotët dhe ruhet e gjallë në gjuhën shqipe.

Gjatë kësaj kohe fillon tregëtia në largësi dhe për këtë u ngritën mjaft vendbanime (koloni) në brigjet e Mesdheut dhe Detit të zi, ku shquhen fiset pellazge jone, aeole dhe dore.

Europa jugore, Ballkani, Anadolli deri në Mesopotami, Egjipt, Afrika e veriut dhe Mesdheu në lashtësi kanë qenë zotëruar nga pellazgët, prandaj rajoni quhej me një emër të përbashkët Pellazgjia (Herodoti), që vazhdoi deri në shekullin e 7 p.e.s., kur filluan të ngrihen mbretëritë e mëdha (Omeri Ilias, Odisea, Herodotus 2.56.1, Pausania 8.4.1, Pliny Nat.Hist. 4.4, Strabo Geograph. 9.5.13.19).

mohon pellazgët mohon themelet e historisë së shqiptarëve dhe të qytetërimit botërore, mohon popullin më të lashtë të identifikuar në botë, që dha kontributin më të madh në përparimin e njerzimit. Mohimi i pellazgëve vjen kryesisht nga njohuritë e pakta të historianëve dhe gjuhtarëve, por edhe nga keqdashja për shqiptarët, sepse janë stergjyshët e tyre.

3-PERIUDHA MAQEDONE. Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. nga shoqëria pellazge fillojë formimi i popujve të ri: maqedon, ilir, thrak, epirot, dak etj. Gjatë shekullit 7 ngrihet mbretëria e Maqedonisë, gjatë shekullin e 4 p.e.s. formohet mbretëria e parë ilire me mbretin Bardhyl. Po gjatë kësaj kohe ngrihen edhe mbretëritë e Dardanisë, Epirit, Dakisë, Thrakës, Paeonisë, që të gjitha të një gjaku dhe gjuhe, sepse ishin me origjinë pellazgjike.

Në këtë kohë Europa qendrore dhe veriore ishte në gjendjen e kohës së gurit, me fiseve të paorganizuara: gale, kelte, gjermanike, fine, estone, sllave etj.

Maqedonia nën mbretin Filip i II u bë shteti më i fuqishëm i kohës dhe në vitin 338 p.e.s. pushton jugun e Ballkanit pellazgjik, duke larguar pushtuesit persianë. Aleksandri i Madh më pas e shtriu Perandorinë Maqedone deri në Indi. Pas vdekjes së Aleksandrit më 323 p.e.s. perandori e tij e madhe u nda midis gjeneralëve të tij dhe Kasandri u bë mbreti i Maqedonisë, që përfshinte të gjithë jugun e gadishullit Ilirik dhe kufizohej nga Epiri, Iliria dhe Thraka. Në Perandorinë Maqedone morën zhvillim kultura dhe gjuha pellazgo/maqedono/shqiptare, që ka qenë e shkruar dhe ka lenë dokumente shkrimore. Prandaj periudha ka emrin e Maqedonisë.

4-PERIUDHA ILIRE. Pas luftrave të ashpra disa vjeçare iliro-romake në vitin 168 p.e.s. Ballkani pushtohet nga romakët, që me organizimin e ri e emërtuan“Prefektura Ilire”, sepse ata e dinin mjaft mirë, që i gjithë Ballkani fliste disa dialekte, që kuptoheshin lehtë me dialektin më të madh ilir. Ky emërtim u ruajt gjatë gjithë kohës Bizantine, deri në vitin 1453, kur ajo ra. Gjatë shekullit të fundit p.e.s. në Ballkan erdhi fisi grek dhe në gjatë shekujve 6-7 erdhën fiset sllave.

Në Gadishullin Ilirik dhe Perandorinë Bizantine është folur gjuha ilire, që kuptohej dhe flitej shumë lehtë nga popujt e tjerë dhe të Anadollit dhe më gjerë, sepse të gjitha gjuhët e tyre kishin origjinë të njejtë pellazgjike.

Në shoqërinë pellazge dhe më pas në ato ilire, dardane, maqedone, epirote, thrake etj., ka ekzistuar sistemi i besimit pagan, d.m.th. besimi në shumë zota Pellazg, me kryezot Zeusin Pellazg dhe 12 perënditë e Olimpit. Në vitin 380 perandori romak Theodos I shpalli kristianizmin si besim fetar shtetëror në të gjithë Perandorisë Romake dhe fillojë ndalimi i besimit pagan, prishja e faltoreve të tyre. Kristianët përshtatën emrin e ZEUSIT dhe krijuan themeluesin e kristianizmit, JEZUS = JE ZeUS = JEZUS, huazuan kryqin pellazgo/ilir si simbol të fesë së re kristiane, ngritën Vatikanin mbi faltoren e lashtë pellazge, duke përshtatur shprehjen etruske/shqipe: U ATI KAN=TEK ATI KAN=VATIKAN, si faltoren kryesore të kristanizmit, nën shembullin e Dodonës Pellazge, që e prishën. Kështu hyri ndër shqiptarët kristianizmi.

5-PERIUDHA E PUSHTIMIT OSMAN. Osmanët (turqit) pas rënies së Konstantinopojës (1453) filluan pushtimin e gadishullit Ilirik, me qëllim të pushtimit të Europës. Shqiptarë nën udhëheqjen e Skenderbeut bënë luftra të gjata kundra pushtimit turk dhe fituan betejat gjatë 25 vjetëve, por asnjë herë nuk u ndihmuan nga shtetet perëndimore. Shqiptarët me Skenderbeun në krye kanë meritën e madhe sepse mbrojtën qytetërimin perëndimor nga pushtimi dhe shpartallimi turk. Më pas vjen Lidhja e Prizrenit, lufta për pavarësi, shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe cungimi i territorit nga fuqitë e mëdha më 1913.

Ngritja e Mbretërisë së Greqisë. Fisi grek erdhi në Ballkan gjatë pushtimit romak, por nuk dihet se nga erdhën, sepse asnjë dokument kulturor nuk kanë lënë në vendin e origjinës dhe asnjë të tillë nuk sollën në rajonin e ri. Ai nuk kishte as emër dhe asnjë nivel kulturor. Prania e tyre nuk është ndjerë në rajon. Kjo vërtetohet nga fakti, sepse ndërsa popujt autokton të Ballkanit, me origjinë pellazge, ilirët, epirotë, dardanët, maqedonët, thrakët, dakët dhe paeonët i ngritën mbretëritë e tyre qysh gjatë shekujve 7-4 p.e.s., fisi “grek” asnjë herë nuk e arriti këtë.

Për të emërtuar Greqinë dhe veten sot grekët dhe falsifikatorët e historisë përdorin edhe fjalën “Hellas” (Ellas, Ellada) të gjuhës së lashtë pellazge dhe emrat “Hellenë” dhe “Hellenistik”. Por për këtë asnjë dokument nuk ekziston, që Greqia dhe grekët të kenë ekzistuar dhe të jenë quajtur në lashtësi kështu. Gjatë kohës së bronzit në Thesali ka qenë një qytet i lashtë, që quhej “Ellada” dhe banorët e tij quheshin “ellenë”, që përmenden në Iliasin e Omerit, ku grekët nuk përmenden asnjë herë dhe s’kanë asnjë lidhje me to.

Për ti rritur artificialisht vlerën historike Greqisë dhe grekëve, falsifikatorë të ndryshëm ngritën mithin e ekzistencës në lashtësi të një shteti dhe populli të lashtë me rëndësi të madhe historike, që e quajtën me termin “Greqia e Lashtë”(Ancient Greece), që përfshinë periudhën midis shekujve 13 p.e.s.-viti 600 i erës sonë. Por në fakt “Greqia e Lashtë” asnjë herë nuk ka ekzistuar gjatë historisë. Kjo është falsifikim i historisë. Deri në shekullin e 7-4 p.e.s. Europa jugore quhej Pellazgjia dhe më pas në te u ngritën mbretëritë Ilire, Maqedone, Dake, Thrake etj., të gjithë me origjinë pellazge. Pastaj erdhën me radhë Perandoria Maqedone e Aleksandrit të Madh, Mbretëria Maqedone e Kasandrit, Prefektura Ilire deri në vitin 1400. Asnjë shtet “Greqia e Lashtë” nuk njihet në këtë histori të gjatë. Pas kësaj periudhe në histori vijon Mesjeta e Herëshme, ku grekët përsëri nuk kanë lënë gjurmë kulturore.

Me kryengritjen arvanite të vitit 1821, me financimin e Ali Pashë Tepelenës dhe ndihmën e fuqive të mëdha, u krijua fillimisht Administrata Autonome në jugë të Ballkanit, e cila në vitin 1832 u quajtë “Mbretëria e Greqisë” me territor Elladën arvanite (Greqia e sotme Qendrore), Peloponezin dhe disa ishuj përreth. Bile dhe mbreti i parë nuk ishte grek, por Oto nga Bavaria. Kjo ka ndodhur më shumë se 2000 vjet pasi ilirët, maqedonët, epirotët, thrakët, dakët etj., të gjithë të ardhur nga trungu pellazgjik, i kishin ngritur mbretëritë e tyre.

Më pas fuqitë e mëdha me marëveshjet e ndryshme shtuan territorin grek, duke marrë nga territoret e shqiptarëve: - në vitin 1864 Britania e Madhe i dha Greqisë Korfuzin epirot dhe ishujt më në jugë, - në vitin 1881 Greqisë i jepet Thesalia dhe pas luftrave Ballkanike, ju dhanë territore të tjera shqiptare, - në vitin 1913 Greqisë ju dha Epiri (Çamëria), Maqedonia jugore, Kreta dhe ishujt e Egjeut. - në vitin 1919 Greqia mori një pjesë të Thrakës dhe më 1923 pjesë lindore të Thrakës dhe krahinën e Jonisë dhe më 1947 ju dhanë disa ishuj të tjerë. Kjo është masakra, që kanë bërë fuqitë e mëdha me popullin shqiptar, për të favorizuar Greqinë, duke shkaktuar miliona viktima.

Kështu grekët gjatë historisë së lashtë deri në shekullin e 19, nuk kanë pasur asnjë territor të vetin, sepse gjithmonë kanë qenë pakicë e papërfillëshme, pa kulturë, që nuk kanë pasur as emër, as territor dhe as shtetin e tyre. Edhe sot në Greqi, sipas të dhënave zyrtare, mbi 62 % e popullatës është shqipfolëse: arvanitë me prejardhje pellazgjike si dhe të tjerë shqipfolës me prejardhje maqedone, ilire, thrake, epirote (çamë), që fatkeqësisht shteti grek nuk u njeh kombësinë, që përbën shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

Në literaturë ndeshet termi “gjuha e lashtë greke”, që gjoja është folur në kohët e lashta në rajonin e Egjeut, gjatë shekujve 9-4 p.e.s., por që nuk ka ekzistuar kurrëPër të arritur këtë falsifikatorët fjalët e gjuhës pellazge/shqipe i kanë falsifikuar në greke. Një shembull për këtë është lista e mëposhtëme e fjalëve, nxjerrë nga dijetarët e huaj. Të gjitha fjalët, që mendohen se janë të gjuhës së vjetër greke (Ancient Greek) janë fjalë të gjuhës shqipe. Ekuivalentë të këtyre fjalëve janë të ndryshme në greqisht.

Për ta mbështetur këtë ide përdoret shkrimi Linear B, Iliasi dhe Odisea të Omerit dhe mbishkrime të ndryshme, të cilat janë falsifikuar, sepse në fakt i përkasin gjuhës pellazge.

Grekët dhe dashamirësit e “Greqisë së Lashtë”, gjatë shekullit 19-të dhe më pas, për ti dhënë

përparësi Greqisë dhe kulturës greke ndaj popujve të tjerë të rajonit dhe sidomos shqiptarëve,

ndërmorën veprimtari të ndryshme politike, që i veshën me petkun shkencor: falsifikuan veprat e artit pellazge si Akropolin e Athinës etj., shkrimin “Linear B”, fiset e lashta pellazge: akejt, kaonët, dorët, jonët, molosët etj., duke i quajtur fise greke, perënditë dhe Zeusinpellazgei trajtojnë si të kenë qenë perëndi greke etj., epikat e Omerit dhe Hesiodit, vendbanimet pellazge në brigjet mesdhetare, lojrat e para olimpike, periudhën historike të Aleksandrit të Madh dhe gjeneralëve të tij etj., të gjitha janë falsifikuar për të ngritur Qytetërimi e rremë Grek, që nuk ka ekzistuar as një herë.

Helenizmi është një rrymë ideologjike antishkencore, sajuar nga historiani gjerman J.G.Droysen (1836), që shtrembëron historinë dhe provat dhe mashtron njerzit, duke ngritur praninë e qytetërimit grek të rremë të lashtë.Periudha Helenistike falsifikatorët përfshijnë kohën nga vdekja e Aleksandrit të Madh më 323 p.e.s. deri kur Roma pushtoi Egjiptin (shek. parë ), sikur është zotëruar nga grekët. Ky është një budallallët i madh, që arkeologët dhe historianët shqiptarë të sotëm, po e shtrijnë me të madhe në Shqipëri. Ky është falsifikim më i madh i historisë sonë, që e kemi peshqesh nga akademitë tona.

6-PERIUDHA E PAVARËSISË. Pas luftrave të ashpra Ballkanike në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 u shpall pavarësia, mbi bazën e 4 vilajeteve shqiptare: Vilajeti i Janinës, që mbrinte deri në gjirin e Artës (Ambrakisë së lashtë), vilajeti i Manstirit, vilajeti i Shkodrës, vilajeti i Kosovës.Por një vit më vonë fuqitë e mëdha i cunguan territoret shqiptare, duke i thënë Greqisë Shqipërinë jugore, Serbisë Kosovën, Sanxhakun, Nishin etj. dhe Malit të Zi Malësinë, Plavë e Guci etj.

Kjo është historia e Ballkanit, ku shqiptarët janë populli më i shquar, me kontributin më tëmadh në historinë e njerzimit, por që në Historinë e Shqiptarëve (2002) nuk figuron, shkruar nga akademikët e rremë.

Prandaj historia e shqiptarëve duhet rishkruar mbi bazën e dokumenteve ashtu, siç e kërkon shkenca, sepse është deformuan shumë, nga njohuritë e pakta, të njerzve që e kanë shkruar atë, por dhe qëllimisht.

Golem, 13 tetor 2019

[1]Koha e gurit ndahet në: gurlasht (guri i lashtë), gurmesëm (guri i mesëm) dhe gurvon (guri i vonë)

[2]Sipas emrit të Graekut, që përmendet në Theogoninë e Hesiodit, biri i Zeusit me Pandorën

[3]Sipsa emrit të Uranit, që në mithologji njihet si Babai i Qiellit. Urani ka qenë burri i Gajës, motra e tij. Urani dhe Gaja janë paraardhësit e shumicës së perëndive.

[4]Epoka gjeologjike e Neogjenit, që ka qenë 23.03 deri në 5.333 milionë vjet më parë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat