Sepse

Kultura

Sepse

Nga: Dibran Demaku Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 19:19
Dibran Demaku

Sepse ëndrra s'ishte ëndërr
sepse zhgjëndrra s'ishte zhgjëndërr
sepse besa s'ishte besë
sepse shpresa s'ishte shpresë
sepse ardhja s'ish harresë
sepse ikja s' ish adresë
sepse premtimi s'ish premtim
sepse betimi s'ish betim
sepse kënga s' ish gjëmim
në pasqyrën e syrit tim
sepse as për ilaq të syrit
nuk e fal qumështin e gjirit...

Të gjithë ata

të gjithë ata që në këtë botë nuk janë gjetur
shpresojnë dhe besojnë në një botë tjetër
shohin ëndrra me sy hapur në dritë të diellit
fluturojnë me fantazi hapësirave të qiellit...

Ëndrrën tonë kush e shkund

tjetërkund e nisëm jetën
po e përmbyllim tjetërkund
asnjëherë se mësuam të vërtetën
ëndrrën tonë kush e shkund...


Jeta na dhuron...

jeta na dhuron nipa
jeta na dhuron mbesa
në sytha gema e pipa
të mos na shuhet adresa...

Kot

kot më paske thënë se nuk mundesh pa mua
kot të paskam thënë se nuk mundem pa ty
po ikin javë e muaj dhe një fjalë nuk e thua
ëndrrat dhe ndjenjat në shpirt i mban ndry...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat