Emine Toska, artistja që nuk di të plakët

Kultura

Emine Toska, artistja që nuk di të plakët

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 20:13
Emine Toska

Kur përmendim emrin e Emine Toskës, menjëherë në mend na bie një vazjë e këndshme, e qeshur dhe shumë e dashur për publikun. Emine Toska sintetizon suksesin e një aktore, këngëtare, moderatore etj. Së fundi Eminja ka llansuar disa projekte muzikore, pas një kohë në shkëputje. Prandaj, për adhuruesit e Emine Toskës, gazeta “ Bota Sot’ bëri një intervistë me te.

“Bota Sot ”: Artiste Toska faleminderit që gjetët kohë për këtë intervistë, prandja ju lutem na thoni : Ka disa kohë që sikur jeni shkëputur nga muzika, se fundi prap jeni kthyer, pse kjo heshtje e gjatë?

Emine Toska: Në të vërtetë nuk jam shkëputur tërësisht, por jam marr me intensitet më të ulët me aktivitete në përgjithësi, sa i përket Kosovës ndërsa me mbrëmje kam qenë aktive si në Kosovë poashtu edhe në diasporë e gjitha trojet shqiptare.

“Bota Sot”: Meqënse ju merreni me shumë veprimtari në fushën e artit, cila ju duket më e vështira, të jeni këngëtare,aktore, apo prezentuese?

Emine Toska: Përvoja,pasioni,dashuria janë ato që më bëjnë të përkushtohem 100% në të gjitha këto prandaj asnjë s’janë të vështir,a po me bëjnë të ndihem shumë mirë.

“Bota Sot ”: Si e vlerësoni sot artin në Kosovë, në cfarë niveli është dhe çfarë duhet bërë për të ndryshuar dicka pozitive ?

Emine Toska: Po diku është duke ecur në rrugë të mirë e diku duke çaluar, por shpresoj të merr kahjen e duhur dhe përkrahjen e merituar nga institucionet përkatëse. Në rend të parë duhet vlerësuar arti dhe të mos bëhët vetëm sa për t’u bërë e tjerat vijnë ndoshta në një të ardhme..??!!!

Image

“Bota Sot”: Tanimë që janë festat e fundvitit, besoj se jeni e angazhuar, më thuani ju lutem dicka konkrete në këtë drejtim , me se po merreni më shumë në këtë periudhë të fillimit të festave të fundvitit?

Emine Toska : Zakonisht në këtë kohë jemi nëpër xhirime që bëhën me rastin e festave të fundvitit.E në teatër vazhdoj me reprizat e shfaqjeve.E ftesat për mbremje muzikore me rastin e festave që vijnë duke filluar nga Festa e Flamurit 28 Nëntori janë të shumta për fat të mirë.

“Bota Sot ”:  Për fund, cili është mesazh për adhururesit tuaj??

Emine Toska: I jam mirënjohëse audiencës që më ndjekin si në eventet e aktivitetet kulturore qoftë në teatër,nëpër mbremje muzikore qoftë në rrjetet sociale.Pa ta,dashurin,respektin e vleresimin e tyre nuk do isha kjo që jam.I përqafoj fort.Një faleminderim i posaqëm edhe për mediet në këtë rast për gazetën tuaj me traditë “Bota Sot” që më kanë përcjellur e përkrahur që në fillim ne aktivitetet e mija si në aktrim,muzikë,regji e moderim dhe akoma vazhdojnë të përcjellin e informojnë audiencën,artdashësit e adhuruesit e mi të devotshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat