FLAMUR SHQIPTAR

Kultura

FLAMUR SHQIPTAR

Nga: Atdhe Geci Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 13:39
Atdhe Geci

I nderuar flamur i atdheut
I nderuar flamur shqiptar
I nderuar i gjakut të etërve
Në ty bimon dashuri e jona

Ty flamur, gëzuar sot festën
Gëzuar o më atdhetari ynë
Ti je më trimi i shqiptarëve
Populli thotë, të qofshim fal

I nderuar flamur i historisë
I nderuar i Epirit shqiptar
nga paleoliti e në ditët tona
ti je flamuri i më të bukurve

Hapi krahët flamur shqiptar
Më guximtari i kombit tonë
I lavdëruar i paqes e i luftës
Betuar jam, pasha këtë tokë

Flamur i pellzgëve, i Ilirëve
flamur kuq e zi i dardanëve
S´di pse të dua kaq shumë
flamur i shenjtë i shqiptarve!...

Atdhe Geci - 2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat