Matoshi ankohet në MKRS: Ministri s’ka njohuri për punën e artistëve

Kultura

Matoshi ankohet në MKRS: Ministri s’ka njohuri për punën e artistëve

Më: 24 nëntor 2019 Në ora: 14:40
Adriana Matoshi

E ftuara e radhës në emisionin “Cult” ishte Adriana Matoshi. Adriana foli për filmat “Shpija e Agës”, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar” dhe “Zana”, ku aktorja ishte pjesë e tyre.

Ajo tha se pasi përfundoi xhirimet e filmit “Zana”, iu desh të shkojë te psikologu për 2 muaj, ndërkohë tregoi se pasi pa premierën për herë të parë në disa momente është frikësuar.

Matoshi :Pas përfundimit të filmit “Zana”, fillova me pa ëndrra, ankthe

“Kam shkur nja 2 muaj edhe te psikologu mbasi që i kam kryer xhirimet për me dal prej gjendjes emocionale se unë fillova me pa ëndrra, ankthe. Kur e kom pa premierën e filmit, unë nuk e kam pa çka kanë bërë ata në montazh edhe qysh kanë fut muzika sene, ka pas momente kur unë bajsha jo, jo, jo, jam tut, kam pas një dhimtë  tepër shpirtërore edhe atë natë kam perfundu me flejt me dritë dhez se diçka tepër jam trishtu “, tha ajo.

Ndryshe “Zana” synon festivalin prestigjioz “Oscar”, por Ministra e Kulturës, ndau vetëm 15.000 euro për të gjithë aktorët. E për këtë Adriana ka kritika për ministrin Kujtim Gashi, për të cilin tha se nuk e ka parë asnjëherë në ndonjë shfaqje.

Matoshi :Më mirë se artistet dhe sportistet që promovojnë shtetin, nuk mundet askush tjetër

“Ministria e Kulturës me komplet ekipin e zyrtarëve të lartë  fotokopjes do njerëz qaty qe punojnë shkojnë e qojnë prej një zyrës në një zyre një letër, protokolloje futja një vule, ata njerëz kanë shku në Venedik, domethënë edhe u kanë publike, diçka shuma rreth 200 mijë euro, që kanë ba shpenzime, njerëz që nuk janë të artit, as ministri i kulturës nuk është njeri i artit. Ministrin e Kulturës kurrë jeta jem nuk e ka pa me një shfaqje ose në një premier të filmit, unë e kom pa kështu në televizor, qe edhe nuk e di as çka ka fol, domethënë ai njeri s’ka lidhje me punën që duhet me u përkrah artisti se ma mirë se artistët edhe sportistët që ta promovojnë shtetin, kështu me shpejtësi të madhe nuk mundet askush tjetër”, tha Matoshi.

Përveç punës si aktore, Adriana së fundi u bë pjesë e “Dardaneve”, duke përkrahur djelmoshat e Kombëtares së Kosovës.

Matoshi: Secili prej nesh e ka atë adrenalinën në shpirt

Video

“Secili prej nesh e ka atë adrenalinën ne shpirt për me bërtit kur diçka që po ndodh shumë e madhe në Kosovë, qashtu edhe unë, Vjosa Berisha është një femër shumë e fuqishme në Kosovë një femen e pa lodhshme i bën shumë punë dhe ka marr për sipër me i kriju “Dardanet” po jo tu shti veç fytyra publike domethënë ka fillu me pak femra dhe ka perfundu në 600 që jemi me një grup ne facebook edhe puna kemi fol që a doni me shku, nëse doni me shku po organizohemi krejt bashke ,po e bëjmë një letër Vjosa qysh dinë mi bo ato sene, edhe me ka ardhur tepër mire se unë gjithmonë kur ka luajt Kosova normal qe jam kanë para televizionit tu këqyr e tu bërtit, edhe jam kënaq shumë at dit kur kom shku me pa me Anglinë edhe pse  kanë hup hiq ajo nuk vjen në konsiderim kurnifar te keqe nuk len te na se jemi njerëz te unët me pa njerëz të suksesshëm, e na po kemi shumë”, tha ajo.

Matoshi tha se është e kënaqur me rolet dhe punën që ka bërë një kohë të gjate për t’i finalizuar këto filma, ku  brenda 3 muajve ka arritur t’i publikojë tre filma si “Pranverë e pa Harruar”, “Shpija e Agës” dhe “Zana”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat