Nji za i genit pellazgo-dardan

Kultura

Nji za i genit pellazgo-dardan

Nga: Shefqet Kelmendi Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 17:44
Shefqet Kelmendi

Shkruhen shumë libra. Gja e mirë kjo. Asht tregues i zhvillimit tonë të pandalshëm.

Por- gja e ditun –shumica e librave nuk jetojnë gjatë. Zhdukën ose ndonji shpëton i ruejtun në arkë.

Përafërsisht librat jetojnë as jeton autori i tyne.

Dihet gjithashtu ana tjetër:

Nga sasia kemi cilësinë që asht pasuni e kombit.

Në këtë kandvështrim mendoj se duhet shikue romanin “Kur fryejnë ernat” i Çun Lajçit.

Meriton vëmendje.

Nji stil ndryshe nga të tjerët. Prek copëza të historisë, në veçanti atë të dekadave të fundit. Nuk ban evidencë si historianët.

Mjeshtërisht vë në pah çështje me randësi dhe na i paraqet të kapshme si në ekran me penelatat kursive. Dhe na merr me vete.

Romanin do ta quej prozë poetike.

E këtë bukuri artistike ia ka mundësue gegënishtja e pasun letrare të cilën autori e njeh shumë mirë se e ka të leme dhe dashni.

Vetë gegënishtja e bukur mund ta kapërthente mbrendinë e romanit.

Gegënishtja pellazgodardane, e lehtë, para hanës, nana e gjuhëve indoeuropiane. Edhe ma përtej…

Gegënishtja njirrokëshe, e gjallë edhe sot e kësaj dite.

Kjo ia shton edhe ma shumë vlerat romanit.

Autori e njeh jetën. Ka shumë përvojë. Asht edhe poet. Edhe aktor ndër ma të njohunit.

Edhe penën e ka të mprehtë.

Mbi të gjitha dallohet si person shumë i ndieshëm

Shpirti i tij gufon. Mendimet i dalin nga zemra. E qëron mirë dhe fjalën sikur e lëmon.

Roman me shumë vlera të shumta gjuhësore: frazeologji, idioma e fjalë të bukura shqipe pak të njohuna.

Interesante, tërheqëse, e bukur dhe mbresëlanëse asht ndërthurja e romanit.

Nga 260 faqe të librit askund nji dialog i mirëfilltë siç jemi mësue.

Realja dhe gulfimet shpirtërore të autorit, mjeshtërisht janë të shkrime në nji të vetme të pandame.

Çdo gja rrjedhë natyrshëm.

Personazhi kryesor i vetëm asht PLISI!

Ai mendon e vepron.

PLISI – simboli i kombit.

PLISI bisedon me figurat e njohuna të historisë. I pyet dhe merr përgjigje prej tyne. Dhe del në pah besa, nderi dhe burrnia.

Edhe situata të dhimbshme, vë në dukje edhe ata, të djeshëm e të sotëm, të cilët rrahin gjoks se janë tue punue mirë, e natën rrëmojnë themelet me godinën që ndërtuem me shumë mund, djerrës e gjak.

Krenaria, shqetësimi dhe dhimbja e autorit ndihet në krejt librin.

Si ma shumë dalin në pah:

- Dy vajzat.

- Dy miraket.

Mirakja e bija e cila më ikën para kohe nga kjo jetë, e shitoi, zemrën ia

gandoi.

Dhe tjetrën:

Mirakja /kështu i pagëzoi/, vajza e mitun, e fshehun nën maxhe, e vetmja e

që shpëtoi nga p l o j a e përditshme serbe mbi kullën e Jasharajve, sot pjesë e historisë.

Me fjalë të kursyeme, romani na kënaq edhe me përshkrime të bukura.

Bjeshkët krenare që u mbijetuen shekujve e mijëravjeçarëve.

Bukuria hyjnore e zanave të maleve tona në të cilat jemi rritë.

Edhe shumë të tjera.

Pa vlerat e gegënishtës, kjo pasuni e rrallë, me mesazhe të shumta nuk mund të dilte në dritë.

Foli PLISI.

Nji za i genit pellazgo-dardan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat