Lëkundjet serike

Kultura

Lëkundjet serike

Nga: Sevdail Hyseni Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 08:16
Ilustrim

Po lëkundet toka,

Sikur s’gjen qetësi,

Sepse ne shqiptarët

S’jemi në terezi…

 

Në këto situata

Frika është normale,

Por, jo dhe veprimet

E tona banale…

 

Që kalojnë kufijtë

Me shumë marifete,

Thua  s’jemi prekur

Në jetë me tërmete!

 

Me këtë lloj trishtimi

Deri në atë masë,

Sa t’na ndjek paniku

Si hije nga pas!

 

S’jemi ne shqiptarët

Të vetmit në botë,

Që nga këto lëkundje

Jemi dridhur fort!

 

Kalon kjo sprovë

Me sfida në jetë,

Ndihmat po na vijnë

Nga çdo kontinent!

 

Na duhet durimi

Besimi dhe shpresa,

Zonat e tërmetit

Kthehen në  ndërtesa !

 

Nga një kompenzim

Për të gjithë me radhë,

Duke i kujtuar...

Shpirtat  nën gërmadhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat