Nuk është fjala ime e fundit

Kultura

Nuk është fjala ime e fundit

Nga: Dibran Demaku Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:21
Dibran Demaku

edhe nëse ëndrra pëlcet në palcë të gurit
edhe nëse shpresa varet në majë të hurit
edhe nëse koka përplaset pas murit
nuk është fjala ime e fundit

edhe nëse loti ndrinë në sy të burrit
edhe nëse moti shfryen prej katrahurit
edhe nëse buza pëlcet prej të përgjakurit
nuk është fjala ime e fundit

edhe nëse dielli digjet në kokërr të grurit
edhe nëse buka bëhet prej drurit
edhe nëse uji shterron nga të prurit
nuk është fjala ime e fundit

edhe nëse gjaku merr formën e gurit
edhe nëse emri i ndërrohet flamurit
edhe nëse qielli bie përfundi
nuk është fjala ime ne fundit...

Kur loti pikon

as ëndrra nuk shuhet
as shpresa nuk vdes
veç shpirti ngapak druhet
kur loti pikon mbi vesë...

Sa herë të kujtoj

ishim afër e tash jemi kaq larg
nuk e kalojmë më të njejtin prag
sa herë më kujton më quan të huaj
sa herë të kujtoj në mall shpirti vuaj...

Kuq e zi s‘na ikën ngjyra

në ditë feste do mbajmë zi
për ty Nënë-Shqipëri
rëndë goditur nga natyra
kuq e zi s‘na ikën ngjyra...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat