Plácido Domingo ndaj akuzave për ngacmim seksual: “Gjestet e mia ishin fisnike”

Kultura

Plácido Domingo ndaj akuzave për ngacmim seksual: “Gjestet e mia ishin fisnike”

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 22:23
Plácido Domingo

Ylli i operës Plácido Domingo ka thënë se akuzat ndaj tij për ngacmim seksual në SHBA kanë qenë “një makth”.

Duke folur për gazetën spanjolle El Confidencial, ai mohoi akuzat, duke thënë se spanjollët janë natyrisht “të ngrohtë, të dhembshur dhe të dashur”, duke shtuar se ai gjithmonë ka qenë “fisnik”, por duke thënë se “gjestet fisnike shikohen ndryshe në ditët e sotme”.

Ishte intervista e parë e tenorit 78-vjeçar që nga Associated Press raportoi për dyshimet për ngacmime seksuale të bëra nga shumë gra kundër tij.

Në gusht, tetë këngëtare dhe një kërcimtare i thanë AP-së se ishin ngacmuar seksualisht nga Domingo në incidente të supozuara që zgjatën tre dekada nga fundi i viteve 1980-ta.

Si përgjigje, Domingo tha: “Pretendimet nga këta individë pa emër që datojnë rreth 30 vjet janë thellësisht shqetësuese dhe siç paraqiten, janë të pasakta”.

“Ende, është e dhimbshme të dëgjosh që unë mund të kem mërzitur ndonjë ose t’i kam bërë ata të ndjehen të pakëndshëm, pavarësisht se sa kohë më parë dhe përkundër synimeve të mia më të mira. Unë besoja se të gjitha ndërveprimet dhe marrëdhëniet e mia ishin gjithnjë të mirëpritura dhe konsensuale”.

Atë muaj e pati edhe performancën e parë në Salzburg që kur akuzat u bënë publike.

Njëmbëdhjetë gra të tjera dolën më pas me të njëjtat akuza. Domingo u tërhoq nga shfaqjet e planifikuara në Met në Neë York dhe dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Los Angeles Opera, të cilin ai e themeloi.

Domingo i tha El Confidencial se ai ndjehej i fortë dhe synonte të vazhdonte të performonte të paktën deri në fund të angazhimeve të planifikuara deri në vitin 2021.

Ai tha se ndjehej i akuzuar dhe gjykuar para kohe. Domingo gjithashtu tha se ai nuk është akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat