Sot në dat’lindjen teme

Kultura

Sot në dat’lindjen teme

Nga: Kreshnike Osmani Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 14:05
Kreshnike Osmani

Kurgja nuk du, vec ty me t’pa mirë nanë Shqipni.

Sot në dat’lindjen teme,
nanë Shqipni vajin tan ma s’du me ni.

Sot në dat’lindjen teme merzi n’sytë e tu ma nuk du me pa, nanë Shqipni.


Sot në dat’lindjen teme dashnin’ vec me ty du me nda,
përqafimin vec ty du me ta dhan.


Sot në dat’lindjen teme
nanë Shqipni,
ankthin e frikën du me ta marr, buz’qeshjen me ta fal’.


Sot në dat’lindjen teme
nanë Shqipni, dhuratë ma t’mirë se ty nuk gjaj’!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat