Çun Lajçi emocionon me vargjet e reja: T’kemi nanë moj Shqipni

Kultura

Çun Lajçi emocionon me vargjet e reja: T’kemi nanë moj Shqipni

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:05
Çun Lajçi

Aktori njohur, Çun Lajçi njihet për vargjet e thurura për kombin shqiptarë me të cilat përherë emocionon.

Edhe së fundi aktori pejan ia ka kushtuar disa rreshta Shqipërisë amë që së fundi u prek nga një tërmet vdekjeprurës.

Më poshtë poezia e “T’kemi nanë moj Shqipni”

T’kemi nanë moj Shqipni

Rrehin zemrat n’tela t’sharkisë
gjëmon kanga
moj Shqipni mos thuej mbarova
por nuk asht Isa janë djemtë e ri
që edhe dekën ta përpijnë moj zojë e randë
moj zojë e mirë
se je nanë
edhe rrajtë t’i lidhin n’gurë
s’t’lanë m’u dridhë

djepa prap ke me përkundë

Njefsha t’mirën për ty Shqipni
që kurrë s’m’u lige
edhe kangën kurrë s’ma këpute
bane deka e kurrë nuk qave
çoje kryet ta puthi ballin zojë e randë
t’i marr dhimtë

e t’i vari n’sqep t’skyfterit
mbi flamur Lugut t’Fanit po zbret Kosova
rreptë si Isa do djem t’ri
me t’dhanë shpirt nër gërmadha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat