“Dosja B” - Roman që flet për anën e errët të luftës

Kultura

“Dosja B” - Roman që flet për anën e errët të luftës

Nga: Xhafer Lecaj Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:46
Prof. Dr. Jusuf Buxhovi dhe publicisti Xhafer Lecaj

Prof. Dr. Jusuf Buxhovi, është historian dhe politikan nga më të njohurit e trojeve të Shqipërisë Etnike. Ky libër, si edhe shumë të tjerë, është publikuar edhe në anglisht. Kënaqësi! Dëshiroj të shkruaj pak fjalë. Romani "Dosja B" trajton tema të rëndësishme, për zhvillimin e luftës së fundit në Kosovë, duke përshkruar ngjarje të dhimbshme konfliktuoze mes faktorëve " të rezistencës institucionale" dhe "rezistencës së armatosur", të cilat kanë shkaktuar një luftë të hapur kriminale për pushtet, pasojat e së cilës po i ndjejmë edhe sot. 

Autori ka prekur temën ende aktuale të një rrëfimi të një vrasësi të penduar, i cili dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, i shtyrë nga vrarja e ndërgjegjës, shpirti i tij i lënduar, rrethanat tjera politike, rast shumë i rrallë në historinë e njerëzimit, ai, publikisht, kërkon dënimin e tij nga drejtësia, për kryerjen e një vrasje të organizuar kriminale. Duke u marrë në pyetje nga një hetues gjerman të EULEX-it, i cili kishte filluar zbulimin e lidhjeve kriminale të faktorëve vendorë, në bashkëpunim me ata ndërkombëtarë, të cilët kishin arritur, në bashkëpunim, ta parandalojnë mosfunksionimin e shtetit të Kosovës, në veçanti, të drejtësisë. 

Hetuesi gjerman, duke zbuluar edhe vrasjet e dëshmitarëve, disa edhe të mbrojtur, vendos të largohet nga emisioni europian, për të bërë padi private, kundër UNMIKUT, EULEKX-it, BE-së dhe shtetit gjerman, të cilët në vend se të parandalojnë kriminin e organizuar, ata janë bërë pjesëmarrës në krim, duke punuar kundër drejtësisë, për të fshehur gjurmët e krimit! Autori tek ky roman, ka përgënjeshtruar bindshëm kundërshtarët ekstremistë majtistë, të cilët duke ditur se Prof. Jusuf Buxhovi, ka qenë krye-organizatori për themelimin e LDK-së, bile edhe Sekretar i Përgjithshëm i saj, janë munduar ta njollosin LDK-në, përmes emrit të Tij, kinse paska punuar në shërbim të autoriteteve të pushtetit të atëhershëm jugosllav. 

 

Unë, Xhafer Leci, për akuzën e vetme që kanë përmendur deri më sot, majtistët, pra, LPK-ja, dhe kushdo tjetër kundër Prof. J.Buxhovit, kam dy fjalë: Bëhet fajlë për ish të burgosurin politik, H.G.,me të cilin kemi punuar bashkë, në vitet 1977-1979, në Fabrikën e televizorëve "Standard Elektrik Lorenc" në Esslingen të Gjermanisë. H.G. më dhimbset për vuajtjet e tij nëpër burgjet jugosllave. Kam respekt për H.G. si atdhedashës. Por, vërtet, H.G. nuk ka qenë ndonjë faktor aq i rëndësishëm politik, por vetëm një puntor. Atëherë lind pyetja, pse të merrej dikush i rangut të Prof. J.Buxhovit me të, e aq më pak, ta merrte në pyetje në burg! J. Buxhovi, nuk besoj kurrë ta ketë njohur e as parë me sy, derisa H.G. nuk ka dalur nga burgu dhe, në vitin 1990, ka shkuar në selinë e LDK-së, mendohet me porosi të dikujt, në barakat e atëhershme në Prishtinë. 

Edhe në këtë rast më dhimbset H.G., i cili ka rënë pre e manipulimeve të disa ekstremistëve stalinistë, të dyshuar për veprime avetureske e udbeske, siç është I.K.,  e të tjerë, të fletushkës së atëhershme "Zëri i Kosovës", e cila botohej në Zvicër!  H.G. sipas asaj që kam lexuar, kinse me atë rast të vizitës në selinë e LDK-së, gjoja se e paska njohur Prof. J.Buxhovin!  Tek H.G. kanë ardhur njerëz të dyshimtë, siç janë I.K.R.S.S.B., etj. Ky i fundit  e mashtron, e pret në besë dhe, H.G., u kap me disa libra e gazeta shqiptare, duke përfunduar në burg në vitin 1980 ! H.G. kur ka dalur nga burgu, ka pas ardhur në Stuttgart, tek djali i vet, nuk më kujtohet viti, besoj 1990,me atë rast e vizituam, unë Xh.Leci, Hajrullah Matoshi dhe Beçir Emini, ne të tre kemi punuar së bashku me H.G., por atëhrë, nuk kam dëgjuar për këtë akuzë. Për ndryshe do ta kisha pyetur. Për këtë kam shumë çfarë të them e të shkruaj, por po e përfundoi me kaq, sepse "nuk ia vlen barra qiranë", thotë një urtësi popullore.

Wendlingen, 06.12.2019.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat